GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Igli Hasani: Do përcjellim në KDNJ edhe zërin e Kosovës

13:29 - 12/10/23
në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Igli Hasani: Do përcjellim në KDNJ edhe zërin e Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Jashtëm, Igli Hasni duke folur gjatë seancës në Kuvend që po mbahet për miratimin e rezolutës ndaj sulmit në Banjskë të Zveçanit, theksoi se mbështetja e Shqipërisë për të zgjeruar gjeografinë e njohjes së Kosovës si dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare, është një prioritet absolut.

Ai tha se javën e ardhshme do të organizojnë në Nju Jork një takim të Këshillit të Sigurimit kushtuar pandëshkueshmërisë së krimeve gjatë konfliktit, teksa shtoi se përfaqësues nga Kosova do të kenë mundësi të flasin për krimet barbare të regjimit të Milosheviçit ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Dy ditë më parë, Shqipëria u zgjodh në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, me një rezultat mbresëlënës duke i prerë rrugën kandidaturës së Rusisë, duke materializuar kështu, me një punë të shkëlqyer, jo vetëm një synim tjetër madhor në ndërveprimin tonë ndërkombëtar por edhe duke mbrojtur njëkohësisht në sytë e opinionit publik mbarë-botëror edhe besueshmërinë e OKB-së dhe atë të Këshillit të të Drejtave të Njeriut njëkohësisht. Kurdo që të ketë nevojë, në do të përcjellim atje edhe zërin e Kosovës.   Javën e ardhshme, ne do të organizojmë në Nju Jork, një takim të formatit Arria të Këshillit të Sigurimit kushtuar pandëshkueshmërisë së krimeve gjatë konfliktit. Përfaqësues të lartë nga Kosova do të ketë mundësinë të ndajnë me mbarë botën, në forumin më të lartë ndërkombëtar, jo vetëm eksperiencën e dhimbshme të grave e vajzave kosovare, viktima të sulmeve barbare të ushtrisë së Miloshevicit por edhe domosdoshmërinë për të bërë çmos për të vënë autorët para drejtësisë. “, theksoi ai.

Hasani shtoi se sulmi në veri në fund të shtatorit ishte një këmbanë alarmi.

“Është një gjest që shkon në drejtim të kundërt me përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar, BE-së, NATO-s dhe SHBA-ve, në Kosovë dhe rajon. Shkon ndesh edhe me deklarimet e vetë Serbisë për gatishmërinë për marrëveshje e zgjidhje përfundimtare e afatgjatë. Kur fjalët nuk përkojnë me veprat ka një problem, e në këtë rast, ka një problem serioz. Shqipëria nuk do të mbështesë asnjëherë dhe do të kundërshtojë prerazi dhe me forcë çdo veprim që i fryn zjarrit të konfliktit.

Po ashtu, çdo përpjekje e Serbisë apo e kujtdo tjetër për ta relativizuar atë që ndodhi në 24 shtator, duke gërmuar çdo ngut për ngjarje pa lidhje nga historia e dhimbshme e rajonit, për të vënë shenjën e barazimit mes një sulmi kriminal kundër institucioneve të një shteti demokratik e ku sundon e drejta e ligjit me përpjekjet e popullit të Kosovës për t’u çliruar nga zgjedhja kriminale e Milosheviçit, përveçse e padrejtë, është e kotë dhe do të mbetet e dështuar. Ky nuk është vetëm mendimi ynë.”, theksoi Hasani.

Etiketa: Igli Hasanikuvend

Lajme të lidhura

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar
Breaking Views

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Para
“Selam Sali!”, Spiropali: Berisha s’është tradhtar, por do më shumë…

“Selam Sali!”, Spiropali: Berisha s’është tradhtar, por do më shumë…

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…
Breaking Views

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26

Kristjan Asllani debutoi të shtunën me Besiktas, por gjërat nuk shkuan mirë për mesfushorin e kombëtares. Ai u ndëshkua me...

Lexo më shumë
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com