GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Mesfushori Laçi: Synimi i skuadrës, të dalim të parët në grup

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Mesfushori Laçi: Synimi i skuadrës, të dalim të parët në grup
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas fitores 3-0 me Republikën Çeke, Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë sfidën e radhës përballë, miqësoren me Bullgarinë në “Air Albania”. Mesfushori kuqezi, Qazim Laçi u shpreh se skuadra ka si synim vendin e parë dhe se nuk ka rëndësi kush është titullar ose jo.

“Jemi pak të çliruar sepse ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për të marrë tre pikët. Ne jemi gjithmonë me këmbë në tokë, s’ka mbaruar gjë akoma. Kanë ngelur dhe dy ndeshje për t’u kualifikuar në Europian.

Objektivi ishte kualifikimi në Europian. Tani si objektiv të dytë kemi vendin e parë dhe për atë do luftojmë.

Besoj se trajneri Silvinjo i njeh të gjitha vlerat e lojtarëve. Jemi të gjithë të rëndësishëm për ekipin. Edhe ndeshje miqësore, edhe ndeshje kualifikuese trajneri ka besim te të gjithë lojtarët. Dhe për ne qënuk kemi shumë minuta me ekipin Kombëtar është një mundësi e mirë.

Shokët te Sparta e Pragës? Nuk ishin shumë të kënaqur. Dhe mua më vjen keq dhe shpresoj që ata të kualifikohen në fund.

Besoj se brenda dhe jashtë fushës kemi shumë pozitivitet me njëri-tjetrin. Kjo ka shumë rëndësi dhe rezultatet janë shumë pozitive. Si miqësoret si ndeshjet zyrtare ne do të mundojmë t’i fitojmë të gjitha.

Besoj se niveli i ekipit Kombëtar është ngritur. Të gjithë lojtarët janë në kampionatet më të mira në botë. Të gjithë japin maksimumin. Në çdo ndeshje kemi 11 lojtarë, nuk mund të futësh më shumë. Ndihemi të gjithë krenar dhe tani kemi një shans shumë të madh për të bërë ëndrrat e shqiptarëve dhe tonat, kualifikimi në Europian.

Nga dita e parë që kemi filluar ndeshjen me Poloninë, i kemi bërë thirrje tifozëve. E ndjenim që do të ishte radha jonë kësaj radhe. Tani është gjë e mirë kur shikon “Air Albania”-n plot. Ke besimin e tifozëve. I falënderoj shumë. Kjo miqësore do të jetë gjë shumë e mirë për ne”, u shpreh Laçi.

Etiketa: grupLaciskuader

Lajme të lidhura

Përplasje e fortë në FIFA, largohet drejtori që kritikoi Infantinon
Sport

Përplasje e fortë në FIFA, largohet drejtori që kritikoi Infantinon

19:31 - 18/08/26
Conference League/ Arbitrat shqiptarë vendosin drejtësi në dy sfida të fazës play-off
Sport

Conference League/ Arbitrat shqiptarë vendosin drejtësi në dy sfida të fazës play-off

16:53 - 18/08/26
Egnatia dhe Dinamo, mes ambicies për të prekur historinë në Europë dhe “ngërçit” në Superiore
Sport

Egnatia dhe Dinamo, mes ambicies për të prekur historinë në Europë dhe “ngërçit” në Superiore

15:07 - 18/08/26
Para
Megaskandali, Këlliçi: U dhanë 300 mln euro për 1 kompani fantazëm

Megaskandali, Këlliçi: U dhanë 300 mln euro për 1 kompani fantazëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 19 Gusht, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:49 - 19/08/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 79.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Aksident tragjik në Durrës/ Mjeti me shpejtësi përplaset me bordurën e betonit, humbin jetën tre të rinj

Aksident tragjik në Durrës/ Mjeti me shpejtësi përplaset me bordurën e betonit, humbin jetën tre të rinj

07:44 - 19/08/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 19 Gusht 2026

07:35 - 19/08/26
Sot kthehet i nxehti afrikan, temperatura deri në 39 gradë

Parashikimi i motit për sot, 19 Gusht 2026

07:29 - 19/08/26
Dita e 80-të e revoltës, protestuesit i lënë mesazh kryeministrit në bulevard: Dorëheqje!

Dita e 80-të e revoltës, protestuesit i lënë mesazh kryeministrit në bulevard: Dorëheqje!

22:28 - 18/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com