Java e 16-të e Seria A vuri e gjeti Atalantën e Berat Gjimshitit të udhëtonte në transfertë për tu përballur me Napolin në ‘Stadio Diego Armando Maradona.’
Pjesa e parë u mbyll në barazimin 1-1, ku vendimtarë në këtë rezultat ishin golat e Malinovsky në minutën e 7’ dhe ai i Zielinski për Napolin në minutat e fundit të pjesës parë që riktheu barazpeshën në fushë përpara se skuadrat ti drejtoheshin dhomave të zhveshjes.
Martens do të kalonte Napolin në avantazh në pjesën e dytë, por Demiral do të shënonte për miqtë duke barazuar sërish shifrat në fushë.
Për tre pikët në këtë takim mendoi Freuler, i cili i dhuroi fitoren Atalantës në minutën e 71’.
Trajneri Gasperini nuk harroi pa i dhënë minutat e tij lojtarit të kombëtares ‘Kuqezi’, Berat Gjimshitit, për ta aktivizuar këtë të fundit në minutën e 83’.
Pas kësaj fitore, Atalanta përmirëson situatën sa i përket renditjes së pëgjithshme, duke i marrë tre pikët direkte Napolit, me diferencën mes skuadrave me vetëm 2 pikë. Napoli ndodhet në vendin e tretë të tabelës së Seria A me 36 pikë ndërsa menjëherë vjen Atalanta me 34 pikë.
Discussion about this post