GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë/ BE premtoi miliarda, por hidhen kocka…

21:54 - 16/10/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Samiti në Tiranë, masat ekstreme të sigurisë/ Ja si u ruajtën liderët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama e konsideroi si ditë historike mbajtjen e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë. Por çfarë përfitoi Shqipëria dhe shqiptarët nga organizimi i këtij Samiti në kryeqytetin shqiptar?

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, kjo çështje është diskutuar nga analistët Artur Zheji, Neritan Sejamini dhe Pano Soko, ekspert në fushën e ekonomisë.

Sejamini tha se Procesi i Berlinit të tërësi nuk ka prodhuar rezultate ekonomike dhe se nuk ka patur investime, siç ishin premtuar nga BE.

Si arritjen më të madhe të kësaj nisme, analisti konsideron kontaktet e lidershipeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor dhe dialogun e zhvilluar prej vitesh, ndërsa sqaron se thelbi i nismës me emrin “Procesi i Berlinit”, është të mbajë rajonin e Ballkanit Perëndimor me shpresë se do të integrohen në BE, pavarësisht se procesi duket se po vonon.

“Para nuk kanë ardhur, nuk ka patur asnjë investim, ka patur shumë takime, tetë takime bashkë me këtë të sotmin të nivelit të lartë. Ka patur me qindra takime të niveleve të ndryshme, por zhvillim ekonomik nuk ka ardhur. Në vitin 2020, BE premtoi se do të jepte rreth 9 miliarë euro për rajonin, pjesë e Procesit të Berlinit por edhe si strategji e BE për Ballkanin Perëndimor. Asgjë nuk është disbursuar. Të vetmet para që janë dhënë, janë ca para për aplikime NGO, por nga pikëpamja ekonomike, nuk ka patur asnjë ndikim, asnjë investim, asgjë”, tha Sejamini.

Analisti Artur Zheji tha se strategjia e BE është të “hedhë” disa para në këtë rajon, i cili karakterizohet nga probleme të thella, në një përpjekje që vendet tona të mos bëhen problematike për unionin.

“Së pari, çfarë është Ballkani Perëndimor? Vende që kanë probleme ndër-etnike të pazgjidhura. Mali i Zi, ku ka një komunitet shqiptar të keqtrajtuar. Kemi Kosovën e cila doli nga një luftë, u detyrua NATO dhe SHBA, të bombardojnë dhe me probleme ndër-etnike të forta, me spastrim etnik.

Kemi Maqedoninë e Veriut, me një prezencë shqiptare kudo shumë të fortë, por të sqaruar relativisht sepse patëm luftën e Ali Ahmetin për të arritur standarte normale. Kemi Bosnje Hercegovinën me problem të madh atje. Edhe Serbia. Padyshim edhe Shqipëria.  Pra janë vende me shumë probleme, të cilat pa qepur barkun e tyre të shqepur nga zorrët e marrëdhënieve ndër-etnike, grabitja, zhvatja, trafiku i drogës, të gjithë këto lloje trafiqesh, nuk mund të kalojnë në standartin minimal, për të hyrë në një negociatë që quhet Bashkimi Europian.

Nga ana tjetër, duke qenë se janë vende europiane, është problem i madh. Pra, ka një ndërthurje të madhe. Serbia është ndërmjet Moskës dhe Brukselit.

Thënë këto, ka qenë sforco fisnike për ta mbajtur një tufë vendesh me shumë probleme, në një oborr normaliteti, të mos çmenden, vriten, kafshohen, mos të bëhen tmerri i Europës. Ky është një proces i gjatë.

Kur ka uri për zgjidhje ndër-etnike, kur ka uri për zgjidhje të një normaliteti politik minimalist, atëherë Europa e shkretë çfarë të bëjë? Hedh lekë, thonë këta janë ca, “kafshë të uritura”, t’ju japim të hanë! Sepse kur hanë, janë më të qeta. Janë vende që janë fuçi baruti. Në zhargonin e tyre ne quhemi vende, akoma me probleme në emancipimin e thellë. Na japim lekë që të mund të normalizohemi.

Mendoj që Baronesha Von der Leyen, foli për një çek 30 miliardë euro. Nxorri një kockë të madhe, një premio, se kush sillet mirë, hidhet gjëja…

Ky është buxheti që ka BE dhe është një buxhet shumë i madh, nuk e di se për sa vite bëhet fjalë, por menjëherë dolën te lekët. Prandaj erdhi Baronesha, tha lekët janë kaq, silluni mirë! Mendoj që në këtë optikë, ata kanë si pikësynim, na kanë dhënë lekë ose na kanë premtuar lekë, në mënyrë që të zbusin egërsinë ballkanike”, tha Zheji.

Ndërsa Pano Soko, ekspert i ekonomisë deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se Shqipëria është vendi i fundit në rajon në aftësinë për të thithur fondet e dhëna nga BE-ja, sepse nuk ka patur projekte dhe sot, pas gati një dekade, ka përfituar vetëm 13 për qind të fondeve.

“Shqipëria nuk ka fituar ndonjë lek, jo për faj të Procesit të Berlinit, por të qeverisë shqiptare. Disa fonde janë alokuar dhe kanë vajtur për zhvillimin e infrastrukturës, por janë fituar me projekte. Serbia ka fituar shumë. Prej Samitit të Triestes që ishte i dedikuar për infrastrukturën, Shqipëria kishte marrë vetëm 70 milionë euro për hartim studimesh fizibiliteti. Deri në 2019 kishim marrë 7 për qind të fondeve, ndërsa deri tani kemi marrë 13 për qind, jemi përmirësuar diçka.

Kemi aplikuar për një fond për HEC-in e Komanit dhe për bypass-in e Tiranës.

Pavarësisht fondeve të shumta që u vunë në dispozicion, qeveria shqiptare pati një problem shumë të madh: nuk çonte projekte. Maqedonia e Veriut dhe Serbia çonin projekte dhe merrnin angazhimet financiare, ku planifikonin 30 për qind të fondit  dhe pjesa tjetër jepej nga BE si kredi me terma të butë.

Para kanë marrë edhe Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina. Ne kemi qenë në vend të fundit”, tha Soko.

Etiketa: analistetfondeSamiti

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Bumçi: Rama bën fjalime, Vuçiç merr fondet nga BE

Bumçi: Rama bën fjalime, Vuçiç merr fondet nga BE

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com