GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Bukë e djathë për pacientët, Taulant Balla i fal Shpresës 1.9 MLD lekë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Bukë e djathë për pacientët, Taulant Balla i fal Shpresës 1.9 MLD lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, hyn në lojën e tenderëve me Shpresa Joanidhin. Dyshimet vijnë pas abuzimeve të konstatuara në një procedurë të hapur nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, që është në varësi të Ballës. Prokurimi në fjalë ka si objekt “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi për Spitalin Rajonal Durrës”. Pak ditë më parë, Gijotina.com denoncoi abuzimin e bërë për ushqimin tek Sanatoriumi, ku tenderi zhvillohej nga vetë spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërsa Balla paska kapur ushqimin e Spitalit të Durrësit.

Kështu, ministri i ka ofruar miqve të vet 1.9 miliardë lekë për të blerë bukë e disa ushqime të tjera për Spitalin Rajon të Durrësit. Tenderi është mbyllur më datë 10 tetor 2023, dhe njësoj si në rastin e “Shefqet Ndroqit”, është vlerësuar me risk të lart korrupsioni nga Open Data dhe për këtë është shënuar me “Red Flag”.

Për këtë tender ka paraqitur ofertën me vlerë 1.8 miliardë lekë (pa TVSH) vetëm kompania “DION-AL” SHPK me pronare Shpresa Joanidhi.

Kontrata është dhënë pa garë, sepse nuk raportohet që në këtë tender të kenë marrë pjesë kompani të tjera. Kështu u xhiruan 1,8 miliardë lekë për një kontratë të majme, ku shkruhet se do të blihen bukë, bulmetra, fruta dhe zarzavate të ndryshme.

Duke parë shkeljen mbi të cilën është zhvilluar tenderi, është e qartë që paratë do të shpërndahen sipas shkallës së korrupsionit të zyrtarëve dhe ç’të mbetet do të shkojë tek ushqimi i pacientëve.

Si ushqehen pacientët në spitalin e Durrësit

Ndërkaq realiteti në spitale është denoncuar shpesh herë nga pacientët, të cilët tregojnë se ushqimi lë për të dëshiruar. Kjo foto më poshtë ka bërë xhiron e rrjetit, ku një pacient i shtruar në Spitalin e Durrësit tregonte se çfarë iu shërbenin për vaktin e drekës të sëmurëve.

Spitali Durrës, 2021

Ndërkohë janë planifikuar edhe tenderë të tjerë të kësaj natyre, për në spitalin e Lezhës me objekt “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi”, për Spitalin Rajonal Lezhë”, për të cilin janë parashikuar të shpenzohen 967 milionë lekë. Po ashtu, tenderi me objekt “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi për Spitalin Rajonal Berat”, për të cilin janë parashikuar të shpenzohen 490 milionë lekë. E megjithatë, pacientët në këto spitale vazhdojnë të ushqehen me një fetë bukë dhe një copë djathë. Epo kjo është “Shëndetësia falas”!

Kompania DION-AL është përzgjedhur nga qeveria mes firmave që morën fonde për rindërtimin e nga tërmeti, ndërkohë që fiton tendera nga Erion Veliaj për pastrimin e Tiranës (pjesa lindore), për ushqimin e mensave të bashkisë Tiranë dhe të konvikteve. Shpesh herë tenderët e fituar janë në dyshimtë, të shënuar me “Flamur të kuq”.

Mashtrim dhe evazion fiskal 

Në vitin 2019, policia e arrestoi pronaren e kësaj kompanie Shpresa Joanidhi për evazion fiskal përmes manipulimit të faturave të shitblerjes.

Policia njoftoi se, “Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë pasi këta shtetas me aktivitete të ndryshme ekonomike si: Ndërtime konstruksion godinash , ndërtime të ndryshme, import, eksport, tregtim me shumicë e pakicë të mallrave të ndryshme industrial, ushqimore, makineri e pjesë këmbimi, pajisje elektrike, elektronike, hidraulike, lëndë të para, materiale ndërtimi kanë kryer shitje dhe blerje të faturave fiktive në total në vlerën 182.677.020 lekë me TVSH 25.704.243 lekë të reja. Shitjet janë kryer vetëm tek një subjekt tregtar për të cilin nuk jepen të dhënat për arsye hetimi.

Nga analizimi i librave të blerjes rezultoi se shoqëria në total nuk ka kryer asnjë blerje ose importe sipas deklarimeve të subjektit në organin tatimor. Subjekti gjithashtu nuk ka bërë asnjë deklarim tjetër në organin tatimor.

Materialet proçeduriale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe “Fshehje e të ardhurave””.

Në këtë kuadër, 15 biznesmenët, që merreshin me rikonstukrimin dhe ndërtimin e rrugë, u arrestuan më 4 shtator 2019 me urdhër të prokurorisë, në kuadër të hetimeve disa mujore nga Sektori i Krimit Ekonomik në Policisë e Shtetit.

Dyshohet se ata përdornin faturat tatimore fiktive duke shkaktuar miliona euro dëme në xhepat e shtetit, pasi rimbursoheshin për vlera që nuk ishin reale.

Më vonë Shpresa i rregulloi marrëdhëniet me policinë, madje vitin e kaluar mori në dorë edhe ushqimin në mensat e Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Për të rregulluar biografinë, pas arrestimit që i ndodhi në shtator të vitit 2019, emri i kompanisë së saj ndryshoi në “DION-AL” SHPK nga “SHPRESA” SHPK që ishte më parë.

Lexo edhe: Balla: Mirënjohje për 2300 punonjësit e policisë, meritojnë përgëzime 

Etiketa: abuzimDurrësSpitalTaulant Ballatenderushqime

Lajme të lidhura

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP
Breaking Views

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Para
Shiste kanabis në afërsi të shkollave, arrestohet 24-vjeçari në Krujë

Shiste kanabis në afërsi të shkollave, arrestohet 24-vjeçari në Krujë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com