GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Operacion anti-drogë në Lezhë, 12 të arrestuar. Detajet e plota

16:55 - 17/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Operacion anti-drogë në Lezhë, 12 të arrestuar. Detajet e plota
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një operacion anti-drogë është zhvilluar këtë të martë në Lezhë.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se deri më tani janë arrestuar 12 persona.

Po ashtu, bëhet e ditur se është sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 158 kg, teksa dy lokale kanë shërbyer si ambiente për shpërndarjen e saj.

Deklarata e Drejtorit të Policisë Lezhë, Drejtues Alfred Elezi

Jam sot këtu, për të bërë publike rezultatet e operacionit antidrogë të koduar “Prioriteti”, në kuadër të të cilit u godit një rast i kultivimit, prodhimit dhe shitjes së kanabisit, në rrethin e Mirditës.

Njëkohësisht, në Laç, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, janë goditur 2 raste të përshtatjes së lokaleve, për përdorim dhe shitje të drogave.

Strukturat e specializuara të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, pas një hetimi disajavor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, të mbështetura edhe nga shërbimet e Forcës së Posaçme ‘’Shqiponja’’ dhe të Komisariatit të Policisë Mirditë, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar ‘’Prioriteti‘’.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Mirash Pima, 29 vjeç, Kristian Pima, 29 vjeç dhe Florian Pima, 33 vjeç, vëllezër, të tre banues në fshatin Kaçinar, Mirditë;

– Eduart Çoku, 41 vjeç dhe Fatmir Ukaj (Tirtja), 24 vjeç, banues në Bulsharë, Mirditë.

Gjithashtu, vijon puna për kapjen e shtetasve Nikolin Ndoca, 31 vjeç, banues në fshatin Bulsharë, Mirditë dhe Kristian Mena, 21 vjeç, banues në Fan, Mirditë.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Ndue Pima, 58 vjeç, banues në Kaçinar, Mirditë dhe Elion Tirtja, 36 vjeç, banues në Bulsharë, Mirditë.

Bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit disajavor, është ushtruar kontroll në banesat e këtyre shtetasve, në fshatrat Bulsharë dhe Kaçinar, të rrethit Mirditë, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 158 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, një pjesë e gatshme për shitje dhe një pjesë në proces tharjeje.

Gjithashtu, u asgjësuan 280 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që ishin kultivuar në fshatin Bulsharë, Mirditë.

Në vijim të veprimeve hetimore janë sekuestruar edhe 14 000 euro të dyshuara të përftuara nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 15 celularë.

Nga hetimet e thelluara për dokumentimin e plotë ligjor të përfshirjes së këtyre shtetasve në këtë veprimtari kriminale, dyshohet se ata janë autorë edhe të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Planet, Mirditë, rast i evidentuar dhe i goditur nga strukturat e Policisë, më datë 12 tetor 2023.

Operacioni i sotëm për goditjen e kultivimit dhe prodhimit të kanabisit nuk eshtë operacioni i vetëm, sepse Policia e Lezhës, që nga fillimi i vitit deri tani, ka qenë e angazhuar intesivisht në luftën kundër kanabisit. Vlen të përmendim megaoperacionin policor të koduar ‘’Imazhi’’, i zhvilluar në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe asgjësimin e bimëve narkotike që në fazat fillestare të kultivimit. Gjatë 39 fazave të këtij megaoperacioni janë asgjësuar në total 60 113 bimë narkotike dhe 8 608 fidanë të kultivuar në kubikë.

Gjithashtu, vijon megaoperacioni ‘’Tempulli’’, në kuadër të të cilit, në Laç, janë evidentuar dhe goditur 2 raste të përshtatjes së lokaleve për përdorim dhe shitje të drogave, si dhe janë sekuestruar kokainë dhe kanabis.

Në qytetin e Laçit, shtetasi Alfons Marku, 34 vjeç, kishte përshtuar lokalin e tij, për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi dozash kanabisi.

Ndërsa ditën e djeshme, në Gjormë, u arrestua shtetasi Fatjon Gjoka, 29 vjeç, i cili kishte përshtatur lokalin për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi dozash të lëndës narkotike kokainë.

Prej fillimit të megaoperacionit “Tempulli” deri sot janë goditur 12 raste dhe janë arrestuar 12 shtetas që tentonin të shitnin drogë, në afërsi të shkollave dhe në lokale.

 

Etiketa: aksion drogeKryesore1Lezhë

Lajme të lidhura

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë
Aktualitet

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar
Aktualitet

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Para
E rëndë, 13-vjeçari vret me thikë të ëmën. Detajet

E rëndë, 13-vjeçari vret me thikë të ëmën. Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

Në kuadër të operacionit policor të koduar “STAJKA”  Policia e Vau i Dejës,ka ushtruar kontrolle intensive për evidentimin dhe goditjen e...

Lexo më shumë
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com