GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Presidenti kroat: Europa po tregohet e pasinqertë me ju dhe Kosovën

12:55 - 18/10/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenti kroat: Europa po tregohet e pasinqertë me ju dhe Kosovën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç në një konferencë të përbashkët me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj tha se vendet e  Bashkimit Europian po tregohen të pasinqertë me Shqipërinë dhe Kosovën.

Ai tha se është i vetmi jo shqiptar i cili po kërkon që Kosova të njihet si shtet, pasi sipas tij, Europa nuk e përmend. Sipas Milanoviç edhe pse kanë kaluar 11 vite dhe Shqipëria ka ecur përpara, Europa prapë duket se ka pritoritete të tjera.

“Në 20 vite jam dëshmitar i zhvillimit të Shqipërisë në të gjitha aspektet. Fatkeqësisht ky progres nuk është përcjellë me reagimet e duhura institucionale nga ana e Bashkimit Europian. Dua të them diçka që e kam thënë për herë të parë në vitin 2012, kur kryeministër ishte Sali Berisha, por rrethanat ishin të ngjashme. Në atë kohë Shqipëria kishte 3 vite që ishte anëtare e NATO-s. Në atë kohë Serbia dhe Mali i zi kishin avancuar, por për Shqipërinë nuk ndodhte asgjë. Ky absurd i cili ishte i dukshëm atëherë është i dukshëm edhe tani.

Një shtet që është mjaft i organizuar që të jetë anëtare në NATO, në të njëjtën kohë avancimi drejt një aleancë tjetër si Bashkimi Europian, aty Shqipëria nuk ka mundur as të bëjë hapin e parë, madje as të ngrihet nga shtrati. Kjo është e pasinqertë, nuk është siç duhet. Tashmë pas 11 vitesh, kemi lëvizur pak por jo shumë.

Kjo flet shumë për Bashkimin Europian, për prioritetet tona. Fakt është që jam ndër të vetmit që nuk jam shqiptar, dhe kam bërë në Neë York thirrjen për të pranuar Kosovën. Kjo është tema për të cilën foli edhe zoti president. Këtë fakt e di e gjithë Europa, por nuk do ta përmendi, kjo nuk është shumë e mirë dhe e sinqertë. Kjo është e padobishme e madje e dëmshme për ne. Kemi 12 vjet që dëgjojmë argumente të njëjta e ndërsa koha kalon, pengesat bëhen më të vështira. Shuma pak gjëra po bëhen”,-tha presidenti kroat.

Për Milanoviç, Europa është e vetëdijshme se Kosova duhet të futet në familjen europiane, por nuk e pranon.

Milanoviç tha se Serbia ka përkrahur sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të vendit, por pavarësisht kësaj nuk ka marrë përgjigjen e duhur dhe këtë reagim, presidenti kroat e cilësoi si një vendimmarrje të gabuar.

 

“Fakt është që ndoshta i vetmi që nuk është shqiptar, dhe që e kam përmendur dhe në Nju Jork, është thirrja për të pranuar Kosovën. Për mua është fakt që tërë Europa e di, por nuk e pranon, është e dëmshme për ne dhe për aq kohë sa koha kalon, këto pengesa bëhen më të vështira, më të ndërlikuara, dhe për një vëzhgues objektiv duken gjëra të vështira për t’u duruar, shumë pak gjëra po bëhen për ta ndryshuar situatën. Serbia ka ngecur te negociatat, e ka nisur me vrull të madh, dhe ato kanë përkrahur kryengritjen e armatosur në Kosovë dhe ndaj kësaj nuk ka pasur një përgjigje të duhur”, tha Milanoviç.

 

Etiketa: europaKosoveKryesore1pasinqerte

Lajme të lidhura

Ivanka Trump mbërrin në Kryeministri, takim me Edi Ramën
Breaking Views

Ivanka Trump mbërrin në Kryeministri, takim me Edi Ramën

21:10 - 22/01/26
Prokurori Prençi në Kushtetuese: Kemi zbuluar prova se Balluku mund të ketë kryer edhe vepra të tjera penale
Breaking Views

Prokurori Prençi në Kushtetuese: Kemi zbuluar prova se Balluku mund të ketë kryer edhe vepra të tjera penale

19:34 - 22/01/26
Tur diplomatik në Shqipëri: Ivanka Trump kalon nga Vlora në Tiranë me me makinën e ambasadores së SHBA-së
Breaking Views

Tur diplomatik në Shqipëri: Ivanka Trump kalon nga Vlora në Tiranë me me makinën e ambasadores së SHBA-së

18:54 - 22/01/26
Para
Berisha për takimet e Ramës në Ballkan: Turi i vetposhtërimit

Berisha: Gëzimi i Ramës është vetëm ligësia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dalin emrat e zyrtarëve në grupin e WhatsApp ku shpërndaheshin materialet e hakeruara në SPAK
Aktualitet

Dalin emrat e zyrtarëve në grupin e WhatsApp ku shpërndaheshin materialet e hakeruara në SPAK

22:26 - 22/01/26

Rasti i hakerimit të sistemit elektronik të SPAK ka kaluar pa shumë bujë në opinionin publik shqiptar, por janë zbuluar...

Lexo më shumë
Pse NATO nuk u përfshi në Porto Romano? Një kompani ruse pas asaj që fitoi tenderin

Pse NATO nuk u përfshi në Porto Romano? Një kompani ruse pas asaj që fitoi tenderin

22:17 - 22/01/26
Aston Villa dhe Lyon nuk gabojnë, kalojnë në 1/8 e finaleve

Aston Villa dhe Lyon nuk gabojnë, kalojnë në 1/8 e finaleve

21:40 - 22/01/26
Ivanka Trump mbërrin në Kryeministri, takim me Edi Ramën

Ivanka Trump mbërrin në Kryeministri, takim me Edi Ramën

21:10 - 22/01/26
Kryenegociatori i Kosovës: Arrihet marrëveshje me Serbinë për personat e zhdukur

Kryenegociatori i Kosovës: Arrihet marrëveshje me Serbinë për personat e zhdukur

21:04 - 22/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com