GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Serbia mohon akuzat e Kurtit për sulmin në Banjskë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Serbia mohon akuzat e Kurtit për sulmin në Banjskë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë i ka hedhur poshtë si “gënjeshtra plotësisht të neveritshme dhe flagrante” deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha të hënën se sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit e kreu “Klani i Novi Sadit” i udhëhequr nga ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç.

Në një përgjigje të shpejtë pas deklaratave të Kurtit, Ministria serbe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për ta ndaluar menjëherë fushatën nxitëse dhe të ndyrë mediatike të kryeministrit të institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë ndaj Serbisë dhe zyrtarëve të saj

Të hënën, Kurti bëri akuza të reja ndaj Serbisë për sulmin e 24 shtatorit nga një grup serbësh të armatosur kundër Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

“Para dy dekadave në Serbi sundonte Klani i Zemunit, kurse tani vendin atij ia ka zënë Klani i Novi Sadit. Kriminelë në luftë, kriminelë në paqe; kriminelë në Serbi, kriminelë në Kosovë. Presidenti i shtetit, Aleksandar Vuçiç, porsi një capo-di-tutti-capi, ndodhet aty për të dëshmuar që ndonëse krimi e dikton shtetin, në fakt, është shteti që e dikton krimin”, shkroi Kurti në Facebook të hënën.

Ministria serbe i cilësoi deklaratat e liderit kosovar si “qëllim për të shkatërruar çdo mundësi për qetësimin e tensioneve në krahinën tonë jugore.”

“Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura Serbe do të mbeten të përkushtuara ndaj roleve të tyre kushtetuese dhe ligjore për të ruajtur sigurinë dhe jetën paqësore të të gjithë qytetarëve të Serbisë”, thuhet në komunikatë.

Kosova e ka akuzuar Serbinë se tentoi ta “aneksojë tërë veriun e Kosovës”, gjë të cilën Serbia e ka mohuar, megjithëse përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiç, nënkryetari i atëhershëm i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit.

Etiketa: akuzaKurtiSerbi

Lajme të lidhura

Qytetarët “përballë” partive, fryma ndëshkuese në zgjedhjet lokale në Kosovë
Kosovë & Rajon

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, partitë politike publikojnë listat e kandidatëve për deputet

14:26 - 13/05/26
Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh
Aktualitet

Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh

08:48 - 12/05/26
BE pezullon fondet për Serbinë, Marta Kos: Shkak politika e Beogradit ndaj sistemit të drejtësisë
Kosovë & Rajon

Marta Kos: Serbia nuk do të ketë mbështetje financiare derisa të korrigjojë hapat pas që ka bërë në drejtësi

15:31 - 11/05/26
Para
Sherr për Malltezin/ Avokati-Shabanit: O enverist i vogël, o parti hajdute…

Sherr për Malltezin/ Avokati-Shabanit: O enverist i vogël, o parti hajdute...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin
Breaking Views

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin

22:10 - 13/05/26

Oltjon Koleci, asistent pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë, nën udhëheqjen e profesor Bardhyl Mucekut, i cili është edhe pjesëmarrës në...

Lexo më shumë
Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

21:30 - 13/05/26
Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

21:19 - 13/05/26
Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

20:47 - 13/05/26
Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

19:59 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com