GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

“Partizani”, Berisha: Shalsi i Ramës bënte dëgjesa për ndërrimin e destinacionit

në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Partizani”, Berisha: Shalsi i Ramës bënte dëgjesa për ndërrimin e destinacionit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri, Sali Berisha në një bashkëbisedim online me qytetarët në rrjetin social Facebook, ka folur për dosjen Partizani dhe akuzat ndaj tij dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.

Berisha tregoi se si me firmë të kryeministrit Edi Rama, kompleksi Partizani nga terren sportiv u kthe në zonë urbane.

Ndër të tjera ish-kryeministri tha se Shalsi i Ramës, shkonte dhe bënte dëgjesa me qytetarët edhe për këtë zonë, për ndërrimin e destinacionit.

“Ai është procesi më legjitim që mund të jetë kryer ndonjëherë. Në tre vite hetime prokurorë politikë të Ramës, nuk arritën të gjejnë asnjë provë, fakt që të ndërtojë akuzë penale ndaj meje, dhëndrit tim, apo ndonjë tjetri. Nuk arritën pasi nuk gjetën asnjë shkelje ligjore, përveç njërës të shkelur nga Rama. Flas për ligjin e orientimit nga sport në zonë banimi të ndryshuar nga Rama në 2016. Nuk ka asnjë shkelje ligji. Janë pyetur me dhjetëra punonjës dhe asnjë nuk del nëse Berisha ka bërë presionin më të vogël. Asnjë prej tyre nuk thotë se ‘Jamarbër Malltezi shkeli në zyrën time dhe bëri presion’.

Që nga vitit 2000 terreni klubi Partizani, nuk kishte lidhje me ministrinë dhe kishte mbetur terreni i askujt. Heqjen nga plani i përhapjes së forcave të armatosura e kanë bërë të tjerë para vitit 2005. Së dyti çdo veprim i qeverisë së Sali Berishës, pas vitit 2005, është bërë bazuar në listën zyrtare të Presidentit të Republikës, mbi pronat  e plane përhapjes së forcave të armatosura. Në këtë projekt klubi Partizani nuk ekzistonte. Ka një moment kyç që aty ndërtime nuk mund të bëheshin. Nga terren sportiv në terren urban, këtë akt e ka kryer Rama në vitin 2006. Asnjë nga objektet nuk ishte privatizuar. Së treti, një gënjeshtër e pafytyrshme e gazetarëve të paguar nga prokuroria.

Pra, u kthyen nga terrene sportive në zonë urbane direkt nga Edi Rama. Po Edi Rama, në vitin 2008 apo 2009, kontrakton studion zvicerane Urban Plan, për të bërë planin e zonës, dhe e cilëson këtë zonë urbane.
Ky Shalsi i Ramës, shkonte dhe bënte dëgjesa me qytetarët edhe për këtë zonë, për ndërrimin e destinacionit.
Së treti, një gënjeshtër e pafytyrë, e paturpshme e gazetarëve të paguar nga prokuroria dhe të tjerëve që nuk kanë vëmendjen ta lexojnë, se ky proces është kryer me urgjencë. Ky proces ka filluar në vitin 1994 me kërkesën e këtyre pesë familjeve të Tiranës, për njohjen e pronës në Komitetin e Kthimit dhe Kompensimit të Pronës. Komiteti ka njohur pronën dhe jo vetëm e ka njohur, por ka kthyer një sipërfaqe prej disa metra të saj, që ishte krejt e lirë. Procesi ka vazhduar në vitin 2000, 2004 dhe është kompletuar në vitin 2009.
Por njohja e pronave dhe kthimi i tyre, për të cilin prokurorja e partisë Mellonai, pretendon se ka ndodhur nga viti 2006, është një gënjeshtër e turpshme. Ka filluar në vitin 1994 dhe ka vazhduar deri në vitin 2009.
Nëse njohja dhe kthimi përfundoi, ta supozojmë në vitin 2007, mbeteshin të privatizoheshin objektet e ndërtuara mbi këto prona.

Procesi i privatizimit të këtyre objekteve, kërkesa për privatizim janë bërë në fund të vitit 2006 dhe privatizimi ka përfunduar në vitin 2009. Pra, jo që nuk ka procedurë të shpejtuar, por ka procedurë të zvarritur dhe të ngadalësuar. Ndërkohë që ligjet e vendit kërkonin që kërkesave t’u jepej përgjigje brenda 4 muajsh. Maksimalisht thoshte ligji. Por ato kanë vazhduar për 3 vjet, dhe kjo është e tëra e dokumentuar. Pra, kemi të bëjmë me një mashtrim publik.”, u shpreh Berisha.

Etiketa: Kryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

Qëlloi policët në tentativë për t’u arratisur, plagoset 42-vjeçari shqiptar në Greqi (Emri)
Aktualitet

Qëlloi policët në tentativë për t’u arratisur, plagoset 42-vjeçari shqiptar në Greqi (Emri)

09:01 - 23/05/26
Përplasjet/ Pacolli kërcënon me arbitrazh, reagon Ademi: Doje t’ja dorëzoje Aeroportin e Vlorës shefave të tu rusë
Aktualitet

Përplasjet/ Pacolli kërcënon me arbitrazh, reagon Ademi: Doje t’ja dorëzoje Aeroportin e Vlorës shefave të tu rusë

08:42 - 23/05/26
Berisha kandidon i vetëm në garë, sot mbahen zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike
Aktualitet

Berisha kandidon i vetëm në garë, sot mbahen zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike

08:05 - 23/05/26
Para
GJKKO jep vendimin për ish-drejtoreshën e Kadastrës së Durrësit…

GJKKO jep vendimin për ish-drejtoreshën e Kadastrës së Durrësit...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qëlloi policët në tentativë për t’u arratisur, plagoset 42-vjeçari shqiptar në Greqi (Emri)
Aktualitet

Qëlloi policët në tentativë për t’u arratisur, plagoset 42-vjeçari shqiptar në Greqi (Emri)

09:01 - 23/05/26

Një përplasje me armë zjarri mes një shqiptari dhe policisë në orët e para të mëngjesit të sotëm tronditi zonën...

Lexo më shumë
Përplasjet/ Pacolli kërcënon me arbitrazh, reagon Ademi: Doje t’ja dorëzoje Aeroportin e Vlorës shefave të tu rusë

Përplasjet/ Pacolli kërcënon me arbitrazh, reagon Ademi: Doje t’ja dorëzoje Aeroportin e Vlorës shefave të tu rusë

08:42 - 23/05/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 23 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 23/05/26
Berisha kandidon i vetëm në garë, sot mbahen zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike

Berisha kandidon i vetëm në garë, sot mbahen zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike

08:05 - 23/05/26
Parashikimi i motit, 29 Gusht 2024

Parashikimi i motit për sot, 23 Maj 2026

07:32 - 23/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com