GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Elon Musk: Në një të ardhme me AI, nuk na nevojitet puna

22:35 - 03/11/23
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Elon Musk: Në një të ardhme me AI, nuk na nevojitet puna
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elon Musk gjatë një bisede me kryeministrin britanik Rishi Sunak mbi rreziqet dhe mundësitë e inteligjencës artificiale, e shpalli AI “një nga forcat më shkatërruese në histori”.

“Inteligjenca artificiale ka shumë të ngjarë të jetë një forcë për të mirën. Por probabiliteti që të shkojë keq nuk është zero për qind”, tha Musk në mbyllje të samitit inaugurues të Sigurisë së AI në Mbretërinë e Bashkuar.

Të dy burrat folën në një bisedë të stilit të intervistës nga një skenë në Lancaster House, një vend qeveritar në Londrën qendrore që përdoret shpesh për qëllime diplomatike, përpara se biseda të hapej për pyetjet e gazetarëve.

Musk ishte i pranishëm gjatë gjithë eventit dy-ditor të mbajtur kryesisht në Bletchley Park, selia e programit të thyerjes së kodeve të Forcave Aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore, së bashku me Zëvendës Presidentin e SHBA Kamala Harris, CEO-n e OpenAI Sam Altman dhe politikanë të tjerë të shquar dhe liderë globalë të teknologjisë. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe zyrtarë kinezë.

“Jam i lumtur që shoh në këtë pikë që njerëzit po e marrin seriozisht AI”, tha Musk për Sunak të enjten. “Faleminderit për këtë samit. Mendoj se do të mbetet në histori si mjaft e rëndësishme.”

Musk shpalosi disa parashikime për AI, duke përfshirë një të ardhme ku nuk do të nevojiteshin punë dhe shoqëria me AI do të ishte një nga format më të larta të miqësisë.

Në detyrë për pak më shumë se një vit, Sunak i ka rikthyer njëfarë qetësie politikës britanike, por gjithashtu është përballur me sfida për prejardhjen e tij elitare, pasi ka studiuar në universitetet Winchester College, Oxford dhe Stanford. Para se të hynte në politikë, ai punoi për banka dhe fonde mbrojtëse, përfshirë Goldman Sachs.

Në ditën e parë të eventit të AI, më shumë se 25 vende dhe Bashkimi Evropian nënshkruan deklaratën Bletchley, duke rënë dakord të punojnë së bashku për të krijuar një qasje të përbashkët për mbikëqyrjen në përpjekjet për të vendosur teknologjinë e AI “me qendër njeriun, për ta bërë më të besueshme dhe të përgjegjshme”, pa lënë pa nënvijëzuar “potencialin për dëm serioz, madje edhe katastrofik”, për të cilin shumë udhëheqës të teknologjisë kanë shprehur shqetësim.

Musk dhe liderët botërorë

Biseda e Musk me Sunak është një nga bisedat e shumta me liderët botërorë, të cilëve u është bashkuar CEO i SpaceX dhe Tesla në muajt e fundit. Ai tregoi ndikimin e tij në rritje në çështjet gjeopolitike, si dhe në sektorë të ndryshëm teknologjikë dhe industrialë.

Musk u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në shtator, disa javë para shpërthimit të luftës Izrael-Hamas. Netanyahu u takua me Musk për të diskutuar mbi inteligjencën artificiale dhe antisemitizmin në platformën e mediave sociale X në pronësi të Musk, e njohur më parë si Twitter, në një kohë që Musk po luftonte me Lidhjen Anti-Shpifje të B’nai B’rith (një organizatë joqeveritare hebreje ndërkombëtare me bazë në Nju Jork e specializuar në ligjin për të drejtat civile dhe lufton antisemitizmin dhe ekstremizmin).

Musk gjithashtu u ul me presidentin francez Emmanuel Macron shumë herë gjatë vitit të kaluar. Emra të tjerë të mëdhenj që kohët e fundit i dhanë kohë Musk-ut në programin e tyre përfshijnë kryeministren italiane Giorgia Meloni në qershor, kryeministrin indian Narendra Modi në qershor dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në shtator.

Në eventin e së enjtes, Musk vuri në dukje se shtetet që janë një superfuqi sa i përket inteligjencës artificiale si Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe “janë në të njëjtin mendim për sigurinë e AI, kjo është një gjë e mirë”. Ai sugjeroi se edhe fuqitë e tjera globale si Kina duhet gjithashtu të mbeten të përfshira në diskutime.

Musk e krahasoi AI me një xhind magjik dhe vuri në dukje se përrallat me xhindët magjikë që plotësojnë dëshirat “nuk përfundojnë mirë“, ndaj njerëzit “të kenë kujdes se çfarë dëshirojnë”.

Musk është bërë gjithnjë e më shumë një objekt i çështjeve ndërkombëtare, duke bërë tituj jo vetëm për takimet e tij me krerët e shteteve, por edhe për ofrimin e shërbimeve satelitore Starlink të SpaceX në rajonet e shkatërruara nga lufta.

 

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
Rrëfimi i Eriselda Shllakut: Nga skenat e sek*it me Ceken te kritikat për Agron Llakajn

Rrëfimi i Eriselda Shllakut: Nga skenat e sek*it me Ceken te kritikat për Agron Llakajn

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com