GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Kampet e mosmikpritjes së refugjatëve

14:27 - 09/11/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Kampet e mosmikpritjes së refugjatëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Sandër Lleshaj

Nuk e di se e kujt është ideja e ngritjes së kampeve të pritjes së refugjatëve jashtë territorit të BE, si rruga për të zgjidhur sfidën më të madhe me të cilën përballet Europa në këtë shekull.

Ndoshta është më mirë që kjo ide, kaq e mjerë si në aspektin politik, ashtu edhe atë juridik e human, të mbetet anonime. Do të mjaftonte vetëm një vështrim i thjeshtë mbi eksplozionin e popullsisë së Afrikës së Veriut për të parë se sa qesharake është ideja e “kampeve të mikpritjes”. Në vitin 1970 popullsia e vendeve të Afrikës së Veriut (Sahara Perëndimore, Maroku, Algjeria, Tunizia, Libia, Egjipti dhe Sudani) ishte rreth 80 milionë banorë, ndërkohë që në vitin 2023 këto vende së bashku numërojnë mbi 265 milionë banorë.

Të mbërthyer në darën e varfërisë dhe të gjeografisë, masat njerëzore përherë në rritje nga këto vende nuk kanë ndonjë rrugëdalje nga mjerimi. Të shtrënguar në një rrip të ngushtë toke mes Saharasë dhe Mesdheut, ato janë në kërkim të një alternative. Në njërën anë, në jug, kanë shkretëtirën e pakalueshme të Saharasë dhe në anën tjetër, në veri, kanë shpresën e vetme reale: rrugën e shkurtër mesdhetare drejt Europës. Sigurisht që ata do të zgjedhin rrugën e vetme: Mesdheun për në Europë. Por nuk është vetëm Afrika e Veriut. E gjithë Afrika, Lindja e Mesme dhe pjesë të konsiderueshme të Azisë janë burim emigracioni drejt Europës. Shifrat në rritje eksponenciale të emigrantëve ilegalë në brigjet veriore të Mesdheut e provojnë përditë këtë.

Flukset jo vetëm nuk janë dekurajuar, por madje janë dyfishuar brenda vitit të parë të qeverisjes së Melonit në Itali si për të sfiduar në mënyrë ironike, jo vetëm populizimin e saj, por edhe krejt qasjen pa kuptim të vetë Europës ndaj kësaj vale të pandalshme. Ideja absurde e “qendrave të mikpritjes”, që në fakt janë konceptuar si kampe të mirëfillta paraburgimi, vetëm sa provon impotencën politike dhe intelektuale të atyre që janë ngarkuar për të gjetur zgjidhjet. Këto kampe janë menduar të krijohen jashtë territorit të BE për të qenë në të vërtetë edhe jashtë ligjit, pasi kushtetutat dhe legjislacioni europian nuk lejojnë zhvillimin e procedurave që mendohet se do të zbatohen në kampet jashtë territorit të vendeve anëtare. Kampet synohet të ndërtohen jashtë BE jo për mungesë toke, por për mungesë lirie procedurale. Tentativa e dështuar në Gjykatën e Britanisë së Madhe me Ruandën në të vërtetë do të duhej të kishte mjaftuar edhe për Italinë.

Ndaj duket se përpjekja e qeverisë italiane për të gjetur një zgjidhje në Shëngjin e Gjadër për problemin e madh që i ka rënë është krejtësisht iluzore dhe e pashpresë. Italia e ka të pamundur të riatdhesojë emigrantët e paligjshëm për arsye të mungesës së marrëveshjeve të ripranimit më shumicën e vendeve prej nga ata vijnë. Në vitin 2022, Italia mundi të riatdhesojë një numër krejt të papërfillshëm emigrantësh prej më pak se 4 mijë personash, të cilët si rregull rikthehen përsëri në rastin më të parë. Në këto kushte, “ekskursioni” i një grupi mashkullor të emigrantëve ilegalë për në Shqipëri, për t’u kthyer përsëri në Itali duket si i pakuptimtë. Megjithatë, njëfarë kuptimi, por në fakt një kuptim të mbrapshtë, do të merrte kjo gjë, nëse ata që do t’u refuzohet azili, pra shumica e tyre të “treteshin”, pas kësaj, rrugëve të Shqipërisë, në vijim të rrugëtimit tokësor drejt Europës Qendrore e më tej. Por kjo situatë do të na krijonte një problem të ri me vendet e tjera europiane.

Problemi i migracionit ilegal nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme nuk mund të zgjidhet as në Gjadër, madje as në Palasë. Edhe sikur e gjithë Shqipëria të shndërrohet në një kamp refugjatësh, ajo përsëri është krejt e vogël për të përballuar flukset e valëve të pafundme migratore që vetëm sa do të shtohen. Deri në shtator të vitit 2023, në Itali mbërritën në rrugë detare mbi 130 mijë emigrantë ilegalë, ose dyfishi i krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Zgjidhjet për këtë sfidë të shekullit mund të gjenden vetëm në vendet prej nga buron migracioni ilegal. Këtë detyrë e ka Europa, e cila, ose duhet të mundësojë një jetë dinjitoze për popujt e prekur në vendet përkatëse, ose duhet të organizojë vetë migrimin masiv drejt Europës.

Kjo sfidë ekzistenciale nuk mund të zgjidhet me hile anemike të natyrës procedurale, sikundër po tentohet me kampet e përfolura. Në këtë kuptim, projekti për të ndërtuar kampe italiane për refugjatë në Shqipëri është, së pari, i padobishëm edhe për vetë Italinë. Por, nga ana tjetër, nëse këtu do të shtoheshin edhe argumente të tjera të natyrës kushtetuese (sovraniteti!), të natyrës politike (borxhi ynë ndaj Italisë?!), të natyrës ekonomike dhe sociale (turizmi, infrastruktura) si dhe aspekte të tjera të shumëfishta, rezulton se ky projekt meriton të rishqyrtohet ende sa ka kohë për të parandaluar pasoja serioze, të cilat shtrihen që nga niveli kushtetues dhe deri tek niveli social dhe ai i sigurisë. Është me shumë rëndësi që të parandalohet krijimi i një precedenti kushtetues në raport me sovranitetin e vendit. Referimi i deritanishëm i rasteve të ujgurëve, iranianëve dhe afganëve është krejtësisht i pa arsyetuar.

Të gjitha këto raste kanë qenë iniciativa politike, padyshim shumë të diskutueshme, por ato nuk kanë krijuar hapësira ekstraterritoriale brenda territorit sovran të Shqipërisë. Për të gjithë këta persona dhe hapësirat përkatëse ku ata kanë jetuar është zbatuar vetëm legjislacioni shqiptar. Ndërsa pretendimi për zbatimin e legjislacionit të një vendi të huaj në territorin sovran të Shqipërisë ka nevojë për një argumentim shumë serioz kushtetues, përpara se të ndërmerren hapa konkretë.

 

 

Etiketa: kampetrefugjate

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Pas 240 MLN lekëve Sait Dollapit për “zhbllokim pusetash”, Lali Eri i dhuron edhe Fiqiri Allmuçës 25 MLN lekë

Pas 240 MLN lekëve Sait Dollapit për “zhbllokim pusetash”, Lali Eri i dhuron edhe Fiqiri Allmuçës 25 MLN lekë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi ekonominë, biznesin, inovacionin dhe teknologjinë (ICEBIT 2025), të zhvilluar...

Lexo më shumë
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com