GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kampet e refugjatëve në Shëngjin, Tajani zbulon negociatat: Nisën në 6 prill dhe…

20:41 - 10/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tajani: Do të përforcojmë KFOR-in në kufirin Kosovë–Serbi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Antonio Tajani, kreu i diplomacisë italiane, ka zbuluar prapaskenat e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane, Giorgia Meloni, për ndërtimin e një kampi refugjatësh në Shëngjin, ku pritet që pranverën e ardhshme të akomodohen emigrantët e paligjshëm që zbarkojnë në brigjet italiane.

Tajani shprehet se marrëveshja ka nisur të diskutohet me detaje që në muajin prill dhe jo gjatë ditëve të pushimeve që Meloni zhvilloi në jug të Shqipërisë, ku u mirëprit në atë kohë familjarisht nga Kryeministri Rama, në një prej vilave qeveritare.

Në një intervistë për Corriere della Sera, ministri i Jashtëm italian, ka zbuluar se negociatat janë menaxhuar fillimisht nga Ministria e Jashtme dhe se takimi i parë operacional është zhvilluar më 6 prill të këtij viti.

Ai thekson se posedon dhjetëra procesverbale, e-maile, raporte takimesh mes zyrtarëve dhe liderëve shqiptarë.

“Kam lexuar histori dhe artikuj në gazetat italiane që janë vërtet absurde, të rreme. Është një marrëveshje e gjithë qeverisë italiane, mbi të cilën kanë punuar së bashku Kryeministria, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Brendshme, Ministria e  Drejtësisë dhe Ministria e Shëndetësisë. i gjithë negocimi, që në fazat fillestare, u menaxhua normalisht nga Ministria ime.

Takimi i parë përgatitor u mbajt në zyrën time në Palazzo Chigi. Pas një takimi fillestar që pata me Giorgia Melonin, organizova një takim më 6 Prill 2023, takim paraprak operacional mes Ministrisë së Jashtme, asaj të Brendshme dhe ambasadës tonë në Tiranë.

Nuk është një marrëveshje e lindur gjatë një gotë verë në kohë pushimesh. Misioni i parë operacional në Tiranë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Punëve të Brendshme ka filluar më 24 maj. Kemi dhjetëra procesverbale, emaile, raporte takimesh mes zyrtarëve tanë dhe me liderët shqiptarë”, thotë ministri i Jashtëm italian.

Lidhur me kritikat për marrëveshjen dhe për ato çka supozohet se janë shkelje të rregullave të pritjes së emigrantëve, Tajani tha se është diskutuar gjithçka me Ministrinë e Drejtësisë për të shqyrtuar çdo  aspekt ligjor.

“Në punën tonë kemi përfshirë Ministrinë e Drejtësisë për të shqyrtuar çdo aspekt ligjor. Është një nismë që synon të luftojë trafikimin e qenieve njerëzore me bashkëpunimin e një vendi kandidat për t’u bërë anëtar i BE-së. Shqipëria ndan me ne idenë se çështja e emigracionit mund të zgjidhet së bashku”, përgjigjet Ministri i Jashtëm italian, njëkohësisht ish Kryetar i Parlamentit Europian.

Etiketa: kampet e refugjateveKryesore1Ramatajani

Lajme të lidhura

Shkrumbohet lokali në Parkun Kombëtar të Qafështamës, dyshimet e para
Aktualitet

Shkrumbohet lokali në Parkun Kombëtar të Qafështamës, dyshimet e para

10:11 - 21/04/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Hetimi i FBI-së: Agjentët iranianë po nxjerrin të dhënat e shqiptarëve në treg

08:42 - 21/04/26
Opozita në protestë, Boçi:  Orteku ka dëshmuar se kur nis, bëhet i papërballueshëm
Aktualitet

Paralajmëron Boçi: Rama po i tërheq zvarrë qytetarët që ngrenë zërin kundër qeverisë, duhen protesta më radikale

08:01 - 21/04/26
Para
Çudia nga Vatikani: Transgjinorët mund të pagëzohen dhe të jenë prindër të mirë

Çudia nga Vatikani: Transgjinorët mund të pagëzohen dhe të jenë prindër të mirë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shkrumbohet lokali në Parkun Kombëtar të Qafështamës, dyshimet e para
Aktualitet

Shkrumbohet lokali në Parkun Kombëtar të Qafështamës, dyshimet e para

10:11 - 21/04/26

Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të së martës, 21 Prill, në Parkun Kombëtar...

Lexo më shumë
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane

Bie çmimi i naftës, tregjet botërore mbeten në pritje të sinjaleve për bisedime SHBA-Iran

09:33 - 21/04/26
Shqipëria mbetet e fundit në Europë për angazhimin qytetar dhe vullnetarizmin

Shqipëria mbetet e fundit në Europë për angazhimin qytetar dhe vullnetarizmin

09:03 - 21/04/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Hetimi i FBI-së: Agjentët iranianë po nxjerrin të dhënat e shqiptarëve në treg

08:42 - 21/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 21 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:20 - 21/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com