GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Alarm i kuq në Itali, ja masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Alarm i kuq në Itali, ja masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Italia po merr masa të reja ndaj personave të pavaksinuar këtë sezon festash, duke i përjashtuar ata nga ambientet e mbyllura të restoranteve, teatrot dhe muzetë për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Masat e reja që synojnë të inkurajojnë skeptikët që të vaksinohen, hynë në fuqi të hënën.

Policia italiane mund t’u kërkojë tani klientëve në restorante certifikatat shëndetësore jeshile për të konfirmuar nëse ata janë të vaksinuar apo të shëruar së fundmi nga Covid-19. Aplikacionet e telefonave inteligjentë që kontrollojnë statusin e certifikatës shëndetësore të njerëzve do të përditësohen dhe ata që kanë rezultuar negativ ditët e fundit për Covid-19 (por që nuk janë të vaksinuar) nuk do të lejohen më në koncerte, kinema apo shfaqje. Masat e reja kufizuese do të zgjasin deri më 15 janar.

Autoritetet vendosën gjithashtu një rregull të ri për certifikatën shëndetësore “bazë”, e cila mund të merret me një test negativ të koronavirusit, në pikat e transportit lokal dhe në hotele.

Në Romë, qendrat lokale të transportit kontrollohen nga dhjetëra policë që u kërkojnë udhëtarëve certifikatat shëndetësore dhe kartat e identitetit. Megjithatë, një banor 50-vjeçar i Romës u bë i pari që mori një gjobë prej 400 eurosh pasi zbriti nga autobusi në stacionin verior të Flaminios pa certifikatën shëndetësore “bazë”, tha Stefano Napoli, zëvendës shefi i policisë së Romës.

Numri i infeksioneve të reja të Covid-19 në Itali ka qenë në rritje graduale gjatë gjashtë javëve të fundit, edhe para se të lindnin shqetësimet për variantin e ri Omicron.

Kjo është një prirje shqetësuese në një kohë kur italianët po prisnin me padurim festat e fundvitit dhe mundësinë për t’u takuar me miqtë dhe familjen, pasi vitin e kaluar nuk kishin mundësi ta bënin këtë për shkak të një vale të rritjes së infeksioneve dhe mungesës së vaksinave kundër Covid-19.

Ndërsa Gjermania dhe Austria po lëvizin drejt shpalljes së masës për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid-19, Italia në vend të kësaj po shtrëngon kufizimet për të pavaksinuarit në periudhën e festave të fundvitit, ndërsa po i lejon ata që janë të vaksinuar të vazhdojnë jetën pak a shumë si zakonisht.

Duke marrë parasysh festat e fundvitit, Zvicra nga e hëna po lejon organizatorët e ngjarjeve që të ndalojnë pjesëmarrjen e personave të pavaksinuar dhe atyre që nuk janë shëruar së fundmi nga Covid-19. Suedia njoftoi me 1 dhjetor masën për ta bërë të detyrueshëm prezantimin e një çertifikate dixhitale të vaksinimit kundër Covid-19 për ngjarjet e organizuara në ambiente të mbyllura me më shumë se 100 persona.

Më 12 nëntor, danezët rikthyen në fuqi masën për certifikatën e vaksinimit, e cila duhet të tregohet nga të gjithë personat mbi 15 vjeç para se të hyjnë në klube nate, kafene, autobusë dhe restorante, por edhe në tubimet në ambiente të hapur me më shumë se 100 pjesëmarrës.

Shkalla e vaksinimit të Italisë është më e lartë se në shumë nga fqinjët e saj, ku 85% e popullsisë së kualifikuar të moshës 12 vjeç e lart dhe 77% e popullsisë në përgjithësi kanë marrë vaksinën kundër Covid-19. Por gati 3.5 milionë njerëz të moshave 30 deri 50 vjeç ende nuk e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.

Deri më tani, varianti delta mbetet më i përhapuri në Itali, me vetëm shtatë raste të konfirmuara të Omicronit, të lidhura me dy biznesmenë të kthyer nga Afrika e Jugut.

Zyrtarët e shëndetit publik thonë se vaksinimet, së bashku me respektimin e rregullave nga publiku, duke përfshirë mbajtjen e maskës në turma brenda ose jashtë, janë çelësi për reduktimin e numrit të infeksioneve, ndërkohë që dimri shtyn organizimin e aktiviteve në ambiente të mbyllura./VOA

Etiketa: Covid-19Italimasa

Lajme të lidhura

‘Ruani qetësinë’, mesazhi i parë i Hashim Thaçit pas dënimit nga Haga
Breaking Views

‘Ruani qetësinë’, mesazhi i parë i Hashim Thaçit pas dënimit nga Haga

19:50 - 17/09/26
Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagimet e avokatëve dhe mundësia për Apel
Aktualitet

Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagimet e avokatëve dhe mundësia për Apel

16:12 - 17/09/26
Kuvendi i Shqipërisë dënon vendimin e Hagës për 4 ish-krerët e UÇK: Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve
Aktualitet

Kuvendi i Shqipërisë dënon vendimin e Hagës për 4 ish-krerët e UÇK: Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve

15:49 - 17/09/26
Para
Prezantohet opsioni i ri për Google Photos

Prezantohet opsioni i ri për Google Photos

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Një prokuror rrethi dërgoi OPGJ-në në degën e Thesarit”/ Ministri: U tha punonjësve ekzekutoni pagesat, ose do ju arrestojmë
Breaking Views

“Një prokuror rrethi dërgoi OPGJ-në në degën e Thesarit”/ Ministri: U tha punonjësve ekzekutoni pagesat, ose do ju arrestojmë

23:10 - 17/09/26

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka deklaruar në Kuvend se një prokuror rrethi ka dërguar oficerin e policisë gjyqësore në degën...

Lexo më shumë
Tre të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident në Greqi, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Tre të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident në Greqi, dy të tjerë në gjendje të rëndë

22:38 - 17/09/26
“Arrestoni Edi Ramën, lironi qytetarët!”-Protestuesit rrethojnë Komisariatin Nr. 1

“Arrestoni Edi Ramën, lironi qytetarët!”-Protestuesit rrethojnë Komisariatin Nr. 1

22:16 - 17/09/26
Nis marshimi i protestuesve drejt Komisariatit 1, një autobot vendoset pranë turmës, policia në hyrje të Kuvendit

Nis marshimi i protestuesve drejt Komisariatit 1, një autobot vendoset pranë turmës, policia në hyrje të Kuvendit

22:01 - 17/09/26
Rama viziton papritur Malin Athos në Greqi! A po e merr si model për Shtetin Bektashi?

Rama viziton papritur Malin Athos në Greqi! A po e merr si model për Shtetin Bektashi?

21:12 - 17/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com