GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Rama kërkon të na ekzekutojë politikisht, ja ç’do të bëjmë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Rama kërkon të na ekzekutojë politikisht, ja ç’do të bëjmë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat, Sali Berisha, u shpreh se opozita do e shtrijë aksionin e saj opozitar përtej sallës së Parlamentit, duke shtuar se asgjë nuk do e ndalë lëvizjen deri në rrëzimin e atij që e quajti “narko shteti” i Edi Ramës.

Duke folur në një forum me ekspertë të ekonomisë lidhur me projekt-buxhetin 2024, Berisha tha se është e turpshme që qytetarët shqiptarë të jetojnë me 1 dollar në ditë, pasi Qeveria grabit dhe vjedh çdo fond.

“Askush nuk do e ndalë lëvizjen dhe aksionin tonë opozitar, që nisi në Parlament dhe do të shtrihet në të gjithë vendin, deri në shpëtimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve nga narkoshteti”, tha Berisha.

Lidhur me projekt-buxhetin, ish-Kryeministri deklaroi se ai është i pari në historinë e këtij vendi, që kalon në mënyrë klandestine, pa asnjë takim me qytetarët, grupet e interesit, që miratohet në klube me tava bakllavaje, me pretendimin se kjo do të jetë bakllavaja e popullit.

“Miratohet në zoom në kundërshtimin më flagrant të ligjeve, të cilat parashikojnë zoom vetëm në gjendje të jashtëzakonshme dhe pandemi.

Por në shtetin e mafias, ligji nuk ka vlerë.

E gjitha kjo që shohin shqiptarët ka lidhje me një problematikë që nuk ka ekzistuar kurrë në 32 vite në historinë e këtij vendi.

E gjitha kjo që shohin shqiptarët që buxheti, ngjarja më e madhe parlamentare e vitit, kalon mënyrë klandestine, vjen për shkak të mohimit të plotë të të drejtave kushtetuese të atyre që përfaqësojnë 600 mijë shqiptarët, të cilët me gjithë kushtet tejet të veçanta, nuk u shitën, nuk u blenë, nuk u trembën, por votuan kundër qeverisë, dhe për deputetë e saj.

Mohimi i këtyre të drejtave kushtetuese në parlament përbën defakto ekzekutimin politik të opozitës dhe përfaqësuesve të saj në parlament. Por deputetët e opozitës kanë vendosur të qëndrojnë në parlament, me një qëndresë, betejë pa kthim për rivendosjen e të drejtave kushtetuese të cilat në aparencë janë të tyre, por në thelb ato janë të drejtat kushtetuese të çdo shqiptari dhe opozitari, por jo vetëm. Opozitë apo jo, shumica e shqiptarëve janë për pluralizmin politik. Ajo që ndodh në parlament është asgjësimi i pluralitetit politik”, tha Berisha.

Berisha tha se ky është buxheti i vjedhjes më të madhe shtetërore në historinë e Shqipërisë.  Kjo është e vërteta, realiteti.

“Të parashikosh 400 mln euro, sepse mbyll portin me kapacitet real 4 milionë ton përpunim mallrash në vit dhe me mundësi reale për të kaluar në 6-7 mln, vetëm e vetëm se Edi Rama dhe klani i tij, duan të pasurohen duke marrë 1.4 mln metër katrorë tokë truall në Durrës, duke krijuar aty lavatriçen më gjigante në Europë, në të cilën ai që paraqitet si investitor është i zotuar se do të investojë nga 4-5 miliardë euro, gjithsej 70 mln euro, por që të gjitha janë para të mafias shqiptare të depozituara në Dubai, Shqipëri apo në Meksikë që sot është një nga mafiet më potente të planetit, e lidhur e tëra me qeverinë, me Edi Ramën që do të ndërtojë parajsën e tij, Dubain e tij, Dubain e mafias shqiptare dhe asaj botërore, duke dënuar një qytet, një popull.

Durrësi dhe porti, në histori kanë qenë një binom që kurrë nuk janë ndarë. Durrësi ka mbijetuar. Qytetet janë zhdukur në mijëra vite, jo pak, por Durrësi nuk është zhdukur kurrë për shkak të portit të tij. Është zvogëluar, zmadhuar, sipas kohërave, por ka mbetur përsëri porta jonë kryesore drejt perëndimit”, tha Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1OpozitaRama

Lajme të lidhura

Banda shqiptare shpërndante drogë në L’Aquila, sillnin të rinjtë si turistë, u jepnin automjete dhe strehim
Aktualitet

Banda shqiptare shpërndante drogë në L’Aquila, sillnin të rinjtë si turistë, u jepnin automjete dhe strehim

17:48 - 27/05/26
Dy makina përplasen afër Fierit, katër persona përfundojnë në spital
Aktualitet

Dy makina përplasen afër Fierit, katër persona përfundojnë në spital

16:00 - 27/05/26
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore
Aktualitet

Falsifikuan vendimet e gjykatave për një divorc, dërgohen në gjyq avokatja dhe përkthyesja në Fier

14:13 - 27/05/26
Para
Vdekja e 26-vjeçares shqiptare, gabim njerëzor apo vrasja?/ Detajet

Vdekja e 26-vjeçares shqiptare, gabim njerëzor apo vrasja?/ Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banda shqiptare shpërndante drogë në L’Aquila, sillnin të rinjtë si turistë, u jepnin automjete dhe strehim
Aktualitet

Banda shqiptare shpërndante drogë në L’Aquila, sillnin të rinjtë si turistë, u jepnin automjete dhe strehim

17:48 - 27/05/26

Goditet rrjeti i trafikut të drogës, në Itali. Autoritetet italiane kanë goditur një organizatë shqiptare që merrej me trafik droge...

Lexo më shumë
Dy makina përplasen afër Fierit, katër persona përfundojnë në spital

Dy makina përplasen afër Fierit, katër persona përfundojnë në spital

16:00 - 27/05/26
Trump i telefonon Netanyahut: Mos sulmoni Bejrutin, se po prishni negociatat tona me Iranin

Trump i telefonon Netanyahut: Mos sulmoni Bejrutin, se po prishni negociatat tona me Iranin

15:27 - 27/05/26
Sezoni ‘magjik’ i Arsenalit, Mikel Arteta shpallet trajneri më i mirë në Angli

Sezoni ‘magjik’ i Arsenalit, Mikel Arteta shpallet trajneri më i mirë në Angli

15:02 - 27/05/26
Popullor pavarësisht humbjes, mbi 70% e simpatizantëve të SYRIZA kundër dorëheqjes së Tsipras

Trazohet skena politike në Greqi, Tsipras formon parti të re dhe synon bashkimin e frontit opozitar

14:35 - 27/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com