GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Tregu i qirasë ditore/ 45,5 milionë euro të ardhura për 9-mujorin

08:10 - 19/11/23
në Ekonomi & Sociale, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Tregu i qirasë ditore/ 45,5 milionë euro të ardhura për 9-mujorin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tregu i qirasë ditore gjeneroi 45,5 milionë euro të ardhura për janar-shtator 2023, vetëm nga pronat e listuara në platformën AirBnb. Numri i pronave për qira ditore në Booking dhe AirBnb në muajin shtator arriti në 24,902. Deri në korrik, sipas të dhënave të Tatimeve, ishin të regjistruara 3,318 struktura.

Por, zgjerimi i vrullshëm i sektorit po rrit çmimet e qirasë afatgjatë dhe po “godet” edhe hotelerinë, ndërsa rrezikon të bëhet i paleverdishëm, pasi për shkak të ofertës së lartë, qiratë ditore po bien ndjeshëm. Tatimet kanë ndërmarrë nismën për formalizimin e qiradhënies ditore.

Aktiviteti për dhënie apartamentesh me qira ditore po bëhet gjithnjë e më i kërkuar nga viti në vit. Numri i strukturave akomoduese në tregun e qirasë afatshkurtër u shtua ndjeshëm edhe përgjatë 2023-it.

Kërkesa e lartë veçanërisht nga turistët e huaj dhe çmimet shumë herë më të ulëta se hotelet, sipas agjentëve imobiliarë janë faktorët kryesorë që ndikojnë për lulëzimin e këtij sektori. Zonat bregdetare ku ka pasur zanafillën ky model biznesi këtë vit patën shtim të kërkesës për apartamente me qira ditore gjatë periudhës së verës.

Fluksi i lartë i turistëve të huaj dhe perspektiva afatgjatë për shtim të numrit të tyre, ka nxitur shumë pronarë apartamentesh t’i kthejnë pronat e tyre në biznese për dhënie me qira ditore, apo të blejnë prona ose t’i marrin me qira për këtë qëllim, duke rrezikuar krijimin e mbiofertës në tregun e qirasë ditore. Sipas ekspertëve të pasurive të paluajtshme tashmë tregu ka mbiofertë dhe kjo ka detyruar shumë prej pronarëve ulin çmimet në tarifa shumë herë më të ulëta krahasuar me çmimet e qirave ditore të disa prej qyteteve europiane.

Në muajin shtator 2023, numri i strukturave me qira ditore në dy platformat ndërkombëtare Booking (sipas kërkimeve të “Monitor”) dhe AirBnb (sipas të dhënave të AirDNA që analizon statistikat për strukturat me qira ditore në platformën Airbnb) arriti në 24,902 apartamente/banesa. Numri i pronave të listuara të disponueshme për muajin shtator 2023, sipas të dhënave të AirDNA për platformën AirBnb, të bëra publike për “Monitor” ishte 15,512 prona. Krahasuar me muajin shtator 2022, pronat e listuara për dhënie qiraje u rritën me 25%. Oferta për prona me qira ditore mbeti e lartë në muajin shtator 2023, krahasuar me rënien që pësuan pas verës së 2019-s. Pronat e disponueshme në muajin shtator u shtuan me 120% në raport me shtatorin e para pandemisë.

Një nga faktorët kryesorë që ndikoi këtë vit në mënyrë të favorshme me kërkesën për qira afatshkurtër, sipas ekspertëve të tregut të pasurive të patundshme, është rritja e fluksit të turistëve që po vizitojnë Shqipërinë.

Si pasojë, kjo solli edhe rritjen e pronave të regjistruara në platformat online që lidhin pronarët e apartamenteve me qiramarrësit. “Faktori kryesor për rritjen e ofertës është kërkesa e lartë. Vitet e fundit, vendi ynë ka bërë hapa galopantë në zhvillimin e turizmit, i cili po jep rezultatet e shumëpritura. Së fundmi, INSTAT publikoi se vendi ynë u vizitua gjatë sezonit veror nga 7,6 milionë turistë. Duke qenë se hoteleria nuk e përballon dot këtë kërkesë të lartë, turistët po orientohen drejt këtyre njësive akomoduese”, pohon Dritan Leka nga “Century 21 CPM”.

45.5 milionë euro të ardhura vetëm nga qiradhënia në Airbnb

Të ardhurat nga tregu i qirasë afatshkurtër në Shqipëri në muajt janar-shtator 2023 vlerësohen rreth 45,5 milionë euro (e llogaritur sipas tarifës mesatare ditore ADR shumëzuar me kërkesën për net qëndrimi, bazuar në të dhënat e vëna në dispozicion nga AirDNA vetëm për platformën AirBnb). Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022, të ardhurat e gjeneruara nga apartamentet dhe shtëpitë e dhëna me qira në AirBnb u shtuan me 81%. Zgjerimi i të ardhurave nisi që pas pandemisë së Covid-19. Në vitin 2021, të ardhurat u rritën me 14% krahasuar me 2019. Kulmuan më tej për janar-shtatorin e 2023, që u shtuan 2,2 herë më shumë se e njëjta periudhë e 2019-s. Të ardhurat nga qiraja (RevPar) për muajin shtator në AirBnb arritën në 6 milionë euro. Krahasuar me muajin shtator 2022, të ardhurat nga qiraja janë dyfishuar.

 

 

Etiketa: Tregu i qirasë ditore

Lajme të lidhura

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri
Aktualitet

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

17:28 - 06/12/25
“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar
Aktualitet

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi
Aktualitet

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Para
OBSH: Evakuoni spitalin Al-Shifa, është një ‘zonë vdekjeje’

OBSH: Evakuoni spitalin Al-Shifa, është një 'zonë vdekjeje'

Discussion about this post

TË FUNDIT

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri
Aktualitet

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

17:28 - 06/12/25

Belgjika dhe Danimarka janë dy shtetet që në 2026 do të hapin selitë e tyre të ambasadave në Tiranë. Ministri...

Lexo më shumë
“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com