GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tragjedia me 20 të vdekur në Karaburun, familjarët: Tetë prej tyre ende s’e kanë një varr

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Tragjedia me 20 të vdekur në Karaburun, familjarët: Tetë prej tyre ende s’e kanë një varr
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndonëse kanë kaluar 17 vite nga tragjedia e 9 janarit në Karaburun ku 20 persona humbën jetën dhe 8 të tjerë konsiderohen të zhdukur, kjo ngjarje vijon të jetë enigmë.

Familjarët e viktimave, të cilat kanë ngritur dhe shoqatën “9 Janari” shprehen të indinjuar sepse përgjegjësit e kësaj tragjedie vazhdojnë të jenë pjesë e strukturave të shtetit. 

Ata janë mbledhur sot para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për të protestuar për hetimin e çështjes. Kjo e fundit është rikthyer në prokurorinë e Vlorës për moskompetencë, gjë që ka shkaktuar tensione tek familjarët, të cilët pretendojnë se institucionet në Vlorë janë të korruptuara dhe nuk kanë besim. Duke kërkuar kështu që SPAK të marrë në dorë çështjen.

“Ne jemi përfaqësues të shoqatës 9 Janari, unë jam kryetari. Përfaqësojmë shoqatën e 30 familjeve, ku na kanë vdekur 30 fëmijët tanë afër bregut në Vlorë. Ata njerëz kanë qenë një grup i strukturuar kriminal, që përbëhet nga Policia e Vlorës. E ndaluan gomonen në mes të detit dhe kanë gjuajtur me armë. Ne kërkojmë zbardhjen e çështjes. Kërkojmë hapjen e çështjes. Është e vetmja tragjedi për arsye se nuk është dhënë ndihma. Është njoftuar shteti dhe kanë thënë; po vdesim këtu dhe nuk u bë operacioni i kërkim-shpëtimit për të shpëtuar ata njerëz. Pandeli Majko ka folur me palën italiane, i tha mos na sillni në Vlorë, çojini në Sazan. I lanë atje për t’u fundosur. Ishte gomonia me 8 persona brenda, e di shteti se ku i ka çuar. I kanë mbajtur 17 orë në det, kemi bërë kallëzim në SPAK, na kanë mbyllur çështjen në Vlorë. Na kanë vrarë 30 vetë”, tha Nikollë Mehillaj, kryetar i shoqatës së viktimave.

Kujtojmë se tragjedia e 9 Janarit ndodhi në afërsi të Vlorës në vitin 2004, kur gomonia me 36 klandestinë u nis në det të trazuar 5-6 ballë në drejtim të Italisë nga gjiri i Palasës. 18 burra e tre gra u gjenden të pajetë mëngjesin e 10 janarit nga një helikopter i NATO-s së i ushtrisë italiane. Viktimat ishin kryesisht nga zona e Shkodrës dhe të moshës nga 15 në 33 vjeç. 8 rezultojnë ende të zhdukur. 11 të tjerët mundën të shpëtonin, mes tyre edhe skafistët.  Familjarët e viktimave pretendojnë se familjarët e tyre janë lënë qëllimisht të mbyten, duke akuzuar drejtorin e Policisë, Bajrim Ibraj, por edhe ish-ministrat Igli Toska dhe Pandeli Majko.

VIKTIMAT E TRAGJEDISE
Liza Martini, 35 vjeçe, Shkodër qytet; Alfred Lleshi 19 vjeç, Vau i Dejës, Shkodër; Paulin Pushimaj 21 vjeç, Vau i Dejës,Shkodër; Tom Gjoni 18 vjeç, Gomsiqe, Vau i Dejës, Shkodër; Gëzim Fusha 18 vjeç, Abat, Dukagjin, Shkodër; Liza Prenga 37 vjeçe, Dajç, Shkodër; Arben Prenga 24 vjeç, Dajç Shkodër; Rasim Miruku 55 vjeç, Dajç, Shkodër; Besmira Miruku (Dibrati) 16 vjeçe, Dajç, Shkodër; Sadik Doçi (Rakaj) 24 vjeç, Shkodër, qytet; Gëzim Kurtaj 33 vjeç, Golem, Shkodër; Oltion Jacaj 23 vjeç, Dobraç, Shkodër; Ridvan Lumaj 16 vjeç, Shkodër, qytet; Mark Ndou 18 vjeç, Shkodër; Tonin Toka 19 vjeç, Bardhaj, Shkodër; Marlen Mhillaj 20 vjeç, Shkodër, qytet; Dritan Hetaj 32 vjeç, Shkodër, qytet; Agron Markaj 24 vjeç, Rrjoll, Malësi e Madhe; Shpëtim Dizdari, 34 vjeç, Pukë, banues në Shkodër, 20. Skafisti nga Vlora, Ndue Sanaj, 21 vjeç, Shosh , Shkodër, Artan Sagrini 33 vjeç, Shkodër, qytet, Arian Gjilaj, 29 vjeç, Golem , Shkodër, Marjana Zajeti 18 vjeçe, Shkodër, qytet, Kreshnik Bjeshka 25 vjeç, Shkodër, qytet, Fahrije Mehemeti (Dizdari) 34 vjeçe, Gruemirë, Malësi e Madhe, Gjin Grizha 19 vjeç, Kelmend, Malësi e Madhe, (Niçaj) 16 vjeçe, Malësi e Madhe.

Etiketa: Karaburunkryesore2tragjedi

Lajme të lidhura

Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari
Aktualitet

Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari

08:38 - 02/06/26
Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend
Aktualitet

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

08:32 - 02/06/26
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait
Aktualitet

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
Para
Atdheu “thumbon” Borën, habit me mesazhin që i dërgon

Atdheu “thumbon” Borën, habit me mesazhin që i dërgon

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari
Aktualitet

Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari

08:38 - 02/06/26

Një aksident në orët e para të mëngjesit ka rezultuar fatal për një shtetas në Lushnje. 43 vjeçari Ernis Xhumari...

Lexo më shumë
Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

08:32 - 02/06/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 2 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 02/06/26
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2026

07:41 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetmadridbet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş