GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabis, arrestohen tre persona në Shkodër

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabis, arrestohen tre persona në Shkodër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më shumë se 10 mijë bimë narkotike janë asgjësuar nga policia e Shkodrës gjatë një operacioni në zona e thella malore të fshatrave Kir dhe Pult. Operacioni “Alpe të Pastra” përfundoi me arrestimin e shtetasve, Arben Shpati, Pavlin Shpati, Aurel Fejzo, Dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve Gjovalin Shpati, Artan Shpati, Aleksander Shpati, Fatmir Shpati, Mhill Shpati, Aleksander Rrasa.

Njoftimi i policisë

Hetime proaktive të thelluara dhe veprime policore intensive, për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike, të asgjësuara në të gjithë territorin e qarkut, në kuadër të operacionit “Alpe të pastra”.

Kishin kultivuar 10 274 bimë narkotike kanabis, në fshatrat Kir dhe Pult, të cilat u asgjësuan nga Policia, në muajin gusht, në kuadër të fazës së 12-të të operacionit “Alpe të pastra”, kapen dhe ndalohen 3 shtetas, vijon puna për kapjen e 6 të tjerëve.

Këta 9 shtetas, të cilët vepronin si grup kriminal në fushën e narkotikëve, dyshohet të kenë kultivuar bimë narkotike edhe në zona të tjera të Malësisë së Shkodrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat hetimeve disamujore, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë bënë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar të kultivimit të 10 274 bimëve narkotike, në fshatrat Kir dhe Pult, që janë gjetur dhe asgjësuar nga Policia, në muajin gusht 2023, në kuadër të fazës së 12-të të operacionit “Alpe të pastra”.

Si rezultat, janë kapur dhe ndaluar 3 prej autorëve të dyshuar, shtetasit: 34 vjeç dhe 41 vjeç, banues në fshatin Bardhaj; 23 vjeç, banues në Gramsh.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit: 37 vjeç, 30 vjeç, 34 vjeç, 34 vjeç, 31 vjeç dhe 23 vjeç, banues në fshatrat Bardhaj dhe Grude e Re.

Këta shtetas kanë lidhje familjare dhe shoqërore me njëri-tjetrin dhe nga veprimet hetimore dyshohet se kanë bashkëpunuar duke vepruar në formën e grupi kriminal ku secili kishte rolin e tij, nga sigurimi i farave narkotike deri në kultivimin, prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rasteve të tjera të kultivimit të bimëve narkotike nga këta shtetas, në zonën e Dukagjinit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: KanabisKryesore1Shkodër

Lajme të lidhura

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial
Aktualitet

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë
Aktualitet

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

19:33 - 02/10/26
Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë
Aktualitet

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26
Para
Fundoset anija tregtare në Egje, asnjë gjurmë nga ekuipazhi

Fundoset anija tregtare në Egje, asnjë gjurmë nga ekuipazhi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com