Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare Thanas Konini. Tenori i njohur korçar do të bëhej pjesë e korit tradicional të këngëve të njohura dhe patriotike korçare që kur ishte një djalë krejt i ri e përsa jetoi mbeti pjesë e korit aq shumë të njohur.
Dy prej këngëve të Korit “Lira”, “Dua me shumë Shqipërinë” dhe “O moj ti me sytë e zi” janë interpretuar nga Thanas Konini, këngëtar që i ka dhënë vlerë vokale korit që është “Nder i Kombit” për atë reportor aq shumë të pasur.
Thanas Konini ishte më shumë se një këngëtar i këtij kori, ai ishte shpirti dhe forca vokale, ai ishte këngëtari ku të gjithë krijuesit e dirigjentët i kanë mbështetur tek vokali i tij.
Me humbjen e Thanas Koninit, Kori “Lira” ka humbur shumëçka.
Discussion about this post