GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Falimentimi i fjalës

në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Ironia e Lutfi Dervishit: Shqipëria në vend numëro, ja vizioni i politikanëve tanë për 2030-n
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Fjala dhe lajmtari kanë një mbrojtje të fortë në Kanun. “Fjala nuk bën mort”. “Lajmësi nuk ka faj”.

Në të njëjtën kohë, Kanuni është i ashpër me thashethemexhinjtë dhe dallkaukët.

“Ai që mbjell e hap fjalë të këqija e gërgasa herë për njanin e herë për tjetrin, me gojë të kanunit thirret ‘Argat i së keqes’ – as e thërret kush në punë, as i nep kush rrogë.” (Fjala; nyja e 86)

Por mjerisht, fjalët, dikur shtylla komunikimi, po shkërmoqen nga mbipesha e gënjeshtrave, sajesave, thashethemeve, dhe po zhvlerësohen përballë propagandës, premtimeve të rreme e teorive konspirative. Harrohet se “Burri kapet prej fjalet” dhe “Fjala asht s’asht e asht thyen”.

Fuqia e fjalës është minuar nga akuzat ndaj gazetarëve, integriteti i të cilëve është lëkundur sa nga akuzat për korrupsion e shantazh, aq edhe nga uria për vëmendje dhe dica klikime më shumë.
Në vorbullën e keqinformimit, propagandës dhe mashtrimit, po lulëzojnë sharlatanet, megallomanët, mitomanët e baba Vangat shqiptarë.

Metamorfoza e fjalëve, nga mjete komunikimi, te municion për betejat politike, është e qartë si kristali në Parlament, në 15 kanalet televizive me 24 orë “lajme”, në 56 televizionet e tjera gjeneraliste, në 800 portalet e dedikuar për lajme dhe, pa diskutim, në shkurret e pafundme të rrjeteve sociale.

Rrjetet sociale dhe portalet, fushë beteja e epokës tonë digjitale, përmes përronjve të urrejtjes dhe të ndihmuar nga anonimati, kujdesen që kaosi të mos mungojë asnjë edhe një minutë.

Televizionet me oreks elfanti për “debate” po e shndërrojnë informacionin në kakofoni. Cdo shpresë për pak qartesi e kuptim zhytet në oqeanin e fjalëve qesim.
Debatet e përnatshme i ngjajnë dramave shekspiriane, ku protagonistët nuk janë mbreter e mbretëresha, por Koka të mëdha që parashikojnë kobe, mënxyra, gjakderdhje, thika pas shpine, arrestime, investime, gjëmime e tërbime.

Në këtë cirk të papëlqyeshëm, të perditshem e të përnatshem, futen edhe zyrtaret/qeveritarët të cilët kanë marrë detyrën e pa kërkuar të rrefyesve duke raportuar për veten se sa mirë po punojnë përkëtë vend të bekuar dhe sa shumë po treten për të realizuar ëndrrën shekullore të popullit për anëtarësim në BE

Thënia në fillim e fjalës së fundit, është kthyer në moto të diskursit publik.
Mjerisht, vendi e gjen veten jo në një shoqëri informacioni, por në një shoqëri thashethemi, ku vija mes faktit dhe trillimit mjegullohet nga perdja e tymit, e propagandës dhe e disinformimit, duke e bëre gjithnjë e me sfidues, deri në fshirje, dallimin e realitetit nga iluzioni.
Fjalët hidhen në eter, jo me qëllimin për të kuptuar, por thjesht për të bërë zhurmë. Dialogu është shndërruar në një monolog kaotik, ku të “ftuarit” rreken të dominojnë skenën, duke raportuar jo atë që ngjet në realitet, por atë që duan ata te shesin se ngjet në rradakën e tyre. Dialogu nuk nënkupton më shkëmbim idesh, por një garë se kush prodhon decibelët më të lartë. Akuzat dhe kundërakuzat nuk bëjnë më asnjë përshtypje.
Viktima e parë e kësaj rrumpalle komunikimi është e vërteta. Demokracia, e brishtë sic është, kthehet në kakofoni. Fjalët humbasin fuqinë dhe rëndësinë e tyre dhe asgjë nuk bën më përshtypje. Thuaj çfarë të duash, trego sa të duash, ekspozo skandalin me të madh.. asgjë nuk ndodh!
Në një garë per t’ia kaluar artit, gjendja e sotme e komunikimit të kujton John Snow
te Game of Thrones, një nga personazhet me të dashur edhe për faktin se përpiqej t’i shpallte të vërtetën kundershtarit dhe që thotë: “kur ka njerëz që bëjnë premtime të rreme, fjalët nuk kanë më kuptim. Nuk ka më pyetje, veç gënjeshtra gjithnjë e më të bukura”.

Lajme të lidhura

Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?
Opinion

Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?

16:05 - 10/08/26
Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?
Opinion

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?

19:17 - 30/07/26
T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!
OP-ED

T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!

10:05 - 27/07/26
Para
“Një mik i…” Selfie e Melonit me Modin në samitin e klimës në Dubai

"Një mik i..." Selfie e Melonit me Modin në samitin e klimës në Dubai

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kush ishte me Ramën në takimin me kryebashkiakët në Kuç të Himarës?
Breaking Views

Kush ishte me Ramën në takimin me kryebashkiakët në Kuç të Himarës?

13:21 - 12/08/26

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Kuç të Himarës, kryetarët e bashkive në të gjithë vendin, në të parin takim...

Lexo më shumë
Plagosja në Burgun Fierit e Bajrit dhe e Zotajt, nën hetim 8 efektivë të Policisë

Plagosja në Burgun Fierit e Bajrit dhe e Zotajt, nën hetim 8 efektivë të Policisë

13:00 - 12/08/26
‘Serbia e humbi Kosovën’/ Rama reagon ndaj etiketimeve si tradhtar

‘Serbia e humbi Kosovën’/ Rama reagon ndaj etiketimeve si tradhtar

12:35 - 12/08/26
“U shkel kontrata për tokat”, protestuesit në Patos-Marinëz përplasen me rojet e “Bankers”

“U shkel kontrata për tokat”, protestuesit në Patos-Marinëz përplasen me rojet e “Bankers”

12:22 - 12/08/26
Sarandë, turisti humb kontrollin e mjetit dhe përplas makinat e parkuara

Sarandë, turisti humb kontrollin e mjetit dhe përplas makinat e parkuara

12:13 - 12/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com