GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Me kërkesë të ILD, KLGJ mbyll procedimin disiplinor ndaj anëtarit të saj (Emri)

18:35 - 07/12/23
në Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Akuzat dhe sulmet, KLGJ merr në mbrojtje Gjokën dhe Olldashin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka mbyllur procedimin disiplinor për magjistratin Markelian Koça, pas kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Ndaj Koçës gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, i zgjedhur së fundmi nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve si anëtar i KLGJ-së, kishte një procedim të pezulluar që prej vitit 2013.

Procedimi disiplinor i rihapur pas 10 vjetësh u mbyll me vendim nga KLGJ pas kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, i cili gjeti se afatet për të ishin parashkruar.

Njoftimi i ILD-së

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka mbyllur procedimin disiplinor për magjistratin M.K., gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, bazuar në kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, që pasi u njoh me dosjen e procedimit disiplinor, të nisur ndaj magjistratit në vitin 2012, konstatoi se shkeljet e pretenduara kanë ndodhur në vitin 2009 dhe në vitin 2012 dhe janë parashkruar.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka administruar dosjen e procedimit disiplinor ndaj M.K., gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, i përcjellë pranë ILD-së për kompetencë, nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor më datë 30.06.2023, si proces i nisur nga Drejtoria e Përgjithshme e Çështjeve të Drejtësisë, bazuar në Urdhrin e Ministrit të Drejtësisë datë 17.07.2012, bazuar në ankesën e një subjekti bankar.

Nga analiza dokumentare e dosjes për identifikimin e elementeve juridike, si dhe fakteve apo rrethanave, ka rezultuar se Ministri i Drejtësisë pas zhvillimit të procesit hetimor ka kërkuar nisjen e procedimit disiplinor dhe i ka propozuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë të vendosë masën disiplinore “Shkarkim nga detyra”. Pas paraqitjes së kërkesave për nisjen e procedimit disiplinor më ish KLD, Ministri i Drejtësisë ka kërkuar pezullimin e kërkesave për procedim disiplinor ndaj magjistratit M.K. Nga ana e tij, Këshilli i Lartë i Drejtësisë me vendimet e dt. 14.02.2013 dhe 19.07.2013 në mbështetje të nenit 23, të ligjit nr. 8485, datë 12.5.1999 “Kodi i Procedurave Administrative”, ka vendosur pezullimin e kërkesës së Ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor ndaj gjyqtarit.

Pas kërkesës së ILD-së për rishikimin e pezullimit disiplinor të ish KLD-së si gjëndje juridike, që pengon palët të vazhdojnë më tej procedimin disiplinor të filluar, më dt. 30.11.2023, KLGJ vendosi shfuqizimin e vendimeve të ish KLD-së “Për pezullimin e procedimit disiplinor deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor në gjykata më të larta” dhe vijimin e shqyrtimit të kërkesës për procedimin disiplinor ndaj magjistratit M.K. dhe dërgimin e akteve Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Nga praktika dokumentare lidhur me kërkesën për procedimin disiplinor nga ana e Ministrit të Drejtësisë në lidhje me magjistratin M.K. rezulton se shkeljet e pretenduara kanë ndodhur në vitin 2009 dhe në vitin 2012 dhe janë parashkruar. Instituti i parashkrimit shuan të drejtën e organit disiplinor të hetojë dhe të japë vendim për masë disiplinore ndaj magjistratit për shkak të kalimit të një kohe të gjatë nga koha e kryerjes së shkeljes disiplinore, i cili llogaritet nga momenti i kryerjes së shkeljes disiplinore të pretenduar. Në këndvështrimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, respektimi i afatit të parashikuar për kryerjen e procedimeve disiplinore është në funksion të garantimit të parimit të sigurisë juridike dhe kërkoi nga KLGJ në seancën e sotme mbylljen e procedimit disiplinor, të filluar ndaj magjistratit M.K. për shkak të parashkrimit të shkeljeve disiplinore për të cilat ka nisur ky procedim, kërkesë që u pranua nga anëtarët e KLGJ-së.

Etiketa: KLGJmarkeljan kocaprocedim

Lajme të lidhura

Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)
Uncategorized

Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)

08:07 - 05/02/26
Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!
Botë

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

18:31 - 31/01/26
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025
moti

Parashikimi i motit për sot, 30 Janar 2026

07:29 - 30/01/26
Para
Lista e plotë/ Çfarë u kërkua më shumë në Wikipedia gjatë 2023

Lista e plotë/ Çfarë u kërkua më shumë në Wikipedia gjatë 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në Korçë, dy tërmete me epiqendër në Devoll
Breaking Views

Alarm në Korçë, dy tërmete me epiqendër në Devoll

16:25 - 05/02/26

Mbrëmjen e së mërkurës, dy tërmete me magnitudë deri në 4 ballë u regjistruan në rajonin e Korçës, duke shkaktuar...

Lexo më shumë
Gjyqi paraprak për Metën dhe Kryemadhin drejt vendimit, SPAK përfundon parashtrimet

Gjyqi paraprak për Metën dhe Kryemadhin drejt vendimit, SPAK përfundon parashtrimet

16:16 - 05/02/26
Apeli i GJKKO rrëzon ankimin, në fuqi arresti për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin, në fuqi arresti për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj

16:05 - 05/02/26
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

15:57 - 05/02/26
Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është kritike

Rrëzohet propozimi për pagat e mësuesve, Zhupa: Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së

15:16 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com