GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Inceneratori i Tiranës, shtatë pyetje publike për prokurorin e SPAK

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Inceneratori i Tiranës, shtatë pyetje publike për prokurorin e SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Marash Logu

Pasi studiova me kujdes vendimin e Gjykatës së Posaçme dhe iu ktheva raportit të Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, veçanërisht pjesës së Tiranës, për të cilin kam punuar vetë si ekspert i komisionit së bashku me kryetaren znj. Tabaku, më lindën natyrshëm disa pyetje për prokurorin e çështjes, të cilat po i parashtroj në vijim.

1- A ka qenë Erion Veliaj i përfshirë qysh në fillim të procedurës konçesionare të inceneratorit të Tiranës (shih shkresën nr. 4101/1 prot., datë 28.06.2016 e Lefter Kokës)?

2- A është e vërtetë që në mbledhjen e komisionit të konçesionit të datës 20.09.2016, dy përfaqësuesit e Erion Veliaj, shtetasit Taulant Tusha dhe Namik Simixhiu janë shprehur se Bashkia nuk ka të ardhura për të përballuar kostot e projektit (shih proçesverbalin e datës 20.09.2016 të Komisionit të Konçesionit)?

3- A ishte kusht për vazhdimin e procedurave konçesionare marrja e miratimit nga të gjitha bashkitë e Qarkut Tiranë (13118/7 prot., datë 02.03.2017 të Arben Ahmetaj), ndërkohë të vetmit që i është kërkuar dakordësia është kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj (shih shkresën nr. 5474/26 prot., datë 28.02.2017 të Alqi Bllakos)?

4- A është e vërtetë që Erion Veliaj, megjithëse përfaqësuesit e tij në komision ishin shprehur kundër, ka marrë përsipër 91 milionë euro për depozitimin e mbetjeve dhe 214 milionë lekë për shpronësimet (shih shkresën nr. 8275/1, datë 27.03.2017 të Erion Veliaj)?

5- A duhej që kjo dakordësi në parim, duke qenë se lidhej me detyrime buxhetore, të merrte miratimin e Këshillit Bashkiak Tiranë (shih nenin 54 të Ligjit nr. 139/2015)?

6- A kanë kërkuar përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit që në kontratën konçesionare të parashikohej miratimi nga Këshilli Bashkiak Tiranë, përpara hyrjes në fuqi të kontratës, dhe kjo kërkesë është refuzuar nga përfaqësuesit e Erion Veliaj (shih proçesverbalin e datës 31.08.2017 të Komisionit të Konçesionit)?

7- A dëshmoi rrejshëm Erion Veliaj para Komisionit Hetimor kur u shpreh se procedurat e shpronësimit nuk janë ndjekur nga Bashkia, ndërkohë që vendimet e shpronësimit ngarkonin pikërisht Bashkinë me ndjekjen e procedurave tē shpronësimit (shih shkresën 45217/2 prot., datë 26.11.2021 të Erion Veliaj)?

Nëse përgjigja për të gjitha më lart është pozitive, si është e mundur që SPAK nuk është ndalur në analizën e rolit dhe përgjegjësisë së Erion Veliaj, por është mjaftuar vetëm me një paragraf (shih paragrafin nr. 43 më poshtë), kur del qartë se procedura konçesionare do të ishte e pamundur të realizohej pa përfshirjen dhe dakordësinë e kryebashkiakut Veliaj?!

Etiketa: pyetjeSpak

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Rënia e Piktorit, parakusht që Shqipëria të pastrohet nga plehu politik i tri dekadave të hajdutokracisë

09:29 - 25/08/26
Çfarë mendon Diella për kolegët?
OP-ED

Çfarë mendon Diella për kolegët?

18:06 - 24/08/26
Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?
OP-ED

Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?

11:51 - 18/08/26
Para
Mirënjohje për artistët, mbrëmje kushtuar emrave të njohur të skenës

Mirënjohje për artistët, mbrëmje kushtuar emrave të njohur të skenës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vjedhje spektakolare në muzeun e Vjenës, grabitet gjerdani me 673 diamante i Mbretëreshës Nazli
Botë

Vjedhje spektakolare në muzeun e Vjenës, grabitet gjerdani me 673 diamante i Mbretëreshës Nazli

15:29 - 28/08/26

Një gjerdan i çmuar me qindra diamante, që dikur i përkiste Mbretëreshës Nazli të Egjiptit, është vjedhur nga një muze...

Lexo më shumë
Tronditet Trabzonspor, Trajneri i Muçit dhe Salah jep dorëheqjen pas eliminimit të turpshëm nga Europa League

Tronditet Trabzonspor, Trajneri i Muçit dhe Salah jep dorëheqjen pas eliminimit të turpshëm nga Europa League

15:04 - 28/08/26
UEFA Nations League/ Dalin në shitje biletat për dy ndeshjet e Shqipërisë në “Air Albania” ndaj Bjellorusisë dhe San Marinos

UEFA Nations League/ Dalin në shitje biletat për dy ndeshjet e Shqipërisë në “Air Albania” ndaj Bjellorusisë dhe San Marinos

14:44 - 28/08/26
“Ditët e ferrit”na presin, Shqipëria do të ‘pushtohet’ nga temperatura ekstreme

Vapa nuk ikën me Gushtin/ Temperaturat deri në 42°C, si parashikohet moti në ditët e para të shtatorit

14:20 - 28/08/26
Conference League, Egnatia përballë gjigandëve portugezë dhe 2 danezëve

Conference League, Egnatia përballë gjigandëve portugezë dhe 2 danezëve

14:09 - 28/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com