GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

UEFA, gati për ndryshimin epokal/ Ja pse ndeshjet e fundit në grupe do jenë historike

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Rikthehet Champions League, priten përballje emocionuese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Takimet e fundit në grupe do të jenë historike për Champions League pasi do të jenë 90’ e fundit të vlefshëm për këtë raund.

Siç dihet formati i kompeticionit ikonik do të ndryshojë dhe faza e grupeve është “sakrifikuar” me qëllim që të shtohet numri i ndeshjeve dhe rrjedhimisht edhe të ardhurat për skuadrat, të cilat u rebeluan pak vite më parë duke kërcënuar me krijimin e Super Ligës.

Kalendari i ndeshjeve do të jetë ndryshe, por edhe procesi i kualifikimit, që do të ketë 2 vende shtesë për vendet me renditjen më të mirë. U tha që do të kalohet nga 32 në 36 skuadra në fazën finale të Ligës së Kampionëve.

Katër vendet që shtohen do të përcaktohen në këtë mënyrë; një vend do të jetë për federatën që është në vendin e pestë të renditjes UEFA, një për fituesen e kampionatit të vendeve që nuk janë në pozicionet më të larta, ndërsa dy të tjerat për federatat që do të kenë rezultatin më të mirë të përgjithshëm në sezonin paraardhës.

Do të jenë 36 skuadra, por që nuk do të ndahen në grupe, por do të jetë një grup unik, siç po ndodh prej vitesh në Euroleague në basketboll, që do të thotë se formati i ri është konceptuar si një kampionat i mirëfilltë.

Është e vështirë të parashikosh një Champions me 35 javë, kështu që skuadrat nuk do të përballen të gjitha me njëra-tjetër, por çdo skuadër do të ketë të njëjtin numër kundërshtarësh të ndarë në vazo dhe për të cilat do të hidhet short.

Do të rritet edhe numri i ndeshjeve të garantuara nga 6 në 8, 4 në shtëpi dhe 4 në transfertë. Për sa i përket kalendarit, UEFA ka konfirmuar se nuk janë parashikuar ndeshje në fundjava deri në finalen e kompeticionit, duke respektuar në këtë mënyrë kalendarin e kampionateve kombëtare dhe ato do të vazhdojnë të jenë në mesjavë.

Liga e Kampionëve me formatin e ri do të nisë në mesin e shtatorit dhe do të mbyllet në mesin e janarit, kur do të luhen dy raundet e fundit.

Etiketa: Champions LeagueraundetUEFA

Lajme të lidhura

FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit
Sport

FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

22:25 - 17/07/26
Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026
Sport

Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

22:01 - 17/07/26
Mohamed Salah pranë transferimit në Turqi, arrihet marrëveshja
Sport

Mohamed Salah pranë transferimit në Turqi, arrihet marrëveshja

21:10 - 17/07/26
Para
Berisha: Ndryshimet në Rregullore, hapi i parafundit për asgjësimin e opozitës

Berisha: Ndryshimet në Rregullore, hapi i parafundit për asgjësimin e opozitës

Discussion about this post

TË FUNDIT

FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit
Sport

FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

22:25 - 17/07/26

FIFA ka zyrtarizuar kohëzgjatjen e pushimit në finalen e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, duke i dhënë...

Lexo më shumë
Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

22:13 - 17/07/26
Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

22:01 - 17/07/26
Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person

Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person

21:51 - 17/07/26
“Rama tradhtar dhe antishqiptar”, akuza të forta nga protesta para Kryeministrisë

“Rama tradhtar dhe antishqiptar”, akuza të forta nga protesta para Kryeministrisë

21:38 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com