GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vuçiç: Kam frikë se situata rreth Kosovës do të vendoset në mënyrë…

10:36 - 13/12/23
në Aktualitet, Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Vuçiç: Kam frikë se situata rreth Kosovës do të vendoset në mënyrë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se “frikohet se situata rreth Kosovës dhe Republikës Serbe do të vendoset në një mënyrë gjithnjë e më të ashpër në periudhën e ardhshme”.

Ai ka përsëritur se ekziston synimi që Marrëveshja e Ohrit të përfshihet në kapitullin e negociatave, që ka të bëjë me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Tani do t’ju shpjegoj se me çfarë teknike ata duan të arrijnë qëllimin e tyre. Që Marrëveshja e Ohrit të pranohet në tërësi me pëlqimin e Serbisë edhe me pjesët që ne i refuzuam, të cilat kanë të bëjnë me Kombet e Bashkuara, agjencitë, institucionet dhe organizatat në OKB, që të jetë pjesë e kapitullit, dhe më pas të bëjnë një raport të posaçëm të BE-së që do të përcillet në OKB, dhe për këtë as nuk duhet të na pyesin”, ka thënë Vuçiç për televizionin Happy”.

Sipas fjalëve të tij, “është e palogjikshme të mos na pyesin, por nuk mund të na pyesin dhe ky dokument bëhet pjesë e dokumentacionit të Kombeve të Bashkuara, pas së cilës shumë vende të tjera mund t’i referohen këtij dokumenti”.

“Ata janë të gatshëm t’i bëjnë të gjitha këto. Meqë paraprakisht unë do t’i paralajmëroj Kombet e Bashkuara për një gjë të tillë se kjo është e pamundur dhe nuk guxon të bëhet, atëherë ata do të thonë, e keni Vuçiqin, ai po na krijon probleme, por ju merruni me të”, ka shpalosur “ëndrrat” e tij Vuçiç.

Vuçiç ka pretenduar se sesioni i ardhshëm i Këshillit Evropian do të jetë më interesantja deri më tani, për shkak të vendimeve që duhet të merren, por shprehu keqardhjen që për shkak të zgjedhjeve në Serbi, nuk do të ndiqet me vëmendjen që meriton.

“Seanca e Këshillit Evropian do të jetë ndoshta më interesantja, ne do të merremi me zgjedhjet tona dhe nuk do të kemi kohë të merremi me të përveçse në mënyrë sipërfaqësore, që shpesh na rëndon si komb dhe si shtet. Do të jetë seanca më interesante ndonjëherë për shkak të të gjitha vendimeve që duhet të merren”, ka thënë Vuçiç.

I pyetur nëse do të ketë kërcënime, presidenti serb thotë se do të ketë. Ai ka pretenduar se Serbia “është në rrugën evropiane”, por, sipas propagandës së tij tashmë të njohur, ajo i ka dhënë vetes të drejtën të udhëheqë “një politikë liridashëse”.

“Sot Serbia është ndoshta i vetmi vend, sigurisht në këtë pjesë të Evropës, ndoshta në të gjithë Evropën, që mund të jetë në rrugën evropiane dhe që i ka dhënë vetes të drejtën të udhëheqë një politikë të jashtme të pavarur dhe liridashëse”, ka thënë Vuçiç.

Ai gjithashtu ka përkujtuar se Serbia nuk iu bashkua sanksioneve kundër Rusisë, sepse ajo ka interesat e veta. Vuçiç ka pretenduar se detyra e tij është të udhëheqë vendin dhe “të jetë sa më i paanshëm”.

“Ata që janë skifterët kundër Serbisë do të jenë edhe më të egër, siç është Viola von Cramon, me të gjithë të tjerët që po vijnë të “na shesin mend”, të na shpjegojnë se kjo apo ajo nuk është zgjedhje e mirë, se këtu nuk ka demokraci, dhe se ata janë demokratë të mëdhenj. Dhe këtë do ta bëjnë deri në zgjedhjet e majit”, ka thënë Vuçiç.

Etiketa: Aleksandar VuçiçKosovaKryesore1Serbia

Lajme të lidhura

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK
Breaking Views

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?
Breaking Views

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
Para
Studimi: Ndikimi i politikës tek media deformon politikat editoriale

Studimi: Ndikimi i politikës tek media deformon politikat editoriale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…
Breaking Views

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26

Tirana ka triumfuar në transfertë përballë Egnatias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e...

Lexo më shumë
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com