GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Lefter Koka hajdut me qira”, Berisha: Si vodhi Veliaj 130 mln Euro

13:19 - 13/12/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Lefter Koka hajdut me qira”, Berisha: Si vodhi Veliaj 130 mln Euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka deklaruar se ish-ministrit i Mjedisit, Lefter Koka ishte një “hajdut me qira” në aferën e inceneratorit të Tiranës, për të cilin Prokuroria e Posaçme lëshoi 15 urdhërarreste.

Në vijim të denoncimeve për inceneratorin e Tiranës, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se i ka dhuruar kompanisë së vet 600 mijë metër katrorë tokë në Sharrë pa asnjë vendim të Këshillit Bashkiak.

Berisha shtoi se 130 milionë euro janë zhdukur në 6 vite.

“E kuptueshme që çdo njeri shtron pyetjen, se ku janë, kush i vodhi 130 milionë euro në 6 vite, në sipërmarrjen Veliaj-Rama? Si u zhdukën në një kohë kur në atë që unë e kam quajtur miniera e floririt Rama-Veliaj, nuk ekziston asnjëri nga 5 objektet e parashikuara për ndërtim në kontratë?

Pasi ne provuam me dokumente se me firmë personale të Erion Veliajt, u certifikua i famshmi studim fizibiliteti që në fakt ishte studimi bazë i vjedhjes së shekullit. Studimi i fizibilitetit, i bërë nga një prej aksionerëve të vegjël të sipërmarrjes Rama-Veliaj, famëzi Klodian Zoto.

Por, i paraqitur me firmën e tij si sukses, si i vërtetë para ministrave Cani dhe Arben Ahmetaj, fiks nga Erion Veliaj.

Pasi faktuam me firmën personale të Erion Veliajt se ky kreu një megamashtrim të madh publik për ndërmarrjen e tij, firmosi se Bashkia e Tiranës dhe bashkitë e rretheve, do paguajnë nga të ardhurat e tyre 91 milionë euro për sipërmarrjen e tij, duke mashtruar atë dhe paraqitur atë si vendim të Këshillit Bashkiak dhe Këshillit të Qarkut dhe kjo nuk ishte kurrë e tillë.

Dhe mashtrimi ka vetëm një shpjegim, se ai nuk kishte 3 të 5-tat për ta kaluar, ndaj dhe mashtronte për ndërmarrjen e tij.

Pasi faktuam se Edi Rama në kundërshtimin më flagrant, më të paimagjinueshëm, për të cilin do hyjë në Gines, firmosi bonusin 8 pikë për kompaninë, për të cilën u njoftua se nuk ekzistonte, firmosi me firmën e tij në një kohë kur ministri i Drejtësisë i deklaronte me shkrim se kjo nuk është kompetencë e qeverisë, por natyrisht kompetencë e sipërmarrjes Rama-Veliaj.

Pasi rrëzuam me dokumente autentike përpjekjen e larove skapistë për ta paraqitur si strumbullar të vjedhjes së shekullit, hajdutin me qira, Lefter Koka, i cili ishte thjesht i marrë me qira, por sipërmarrja ishte e këtyre firmëtarëve, siç tregojnë të gjithë dokumentet.

Tani jemi këtu para jush për të faktuar me dokumente se pse Edi Rama dhe Erion Veliaj janë hajdutët më kryesorë të 130 milionë eurove, të paguar nga taksapaguesit e Bashkisë së Tiranës dhe qarkut të Tiranës, por edhe bizneset e këtij qarku, në sipërmarrjen e Sharrës Rama-Veliaj.

Së pari, Erion Veliaj pa asnjë vendim të Këshillit Bashkiak, i ka dhuruar kompanisë së vet, apo kompanisë Rama-Veliaj, 600 mijë metër katrorë tokë në Sharrë.

Në qoftëse 400 mijë metër katrorë kanë ndjekur procedurën ligjore të shpronësimit, Rama dhe Veliaj kanë lumturuar veten në sipërmarrjen e tyre me 600 mijë metër katrorë tokë tjetër, për të cilën nuk ekziston asnjë procedurë ligjore e çfarëdo lloji shpronësimi.

Zonja Kryemadhi deklaroi se këtyre 600 mijë metër katrorë tokë, i janë shtuar këto muajt e fundit edhe 150 mijë metër katrorë tokë të tjera.

Imagjinoni, a mund të ketë sipërmarrje në botë që të pushtojë pa asnjë kontratë, pa asnjë tarifë, pa asnjë proces, 600 mijë metër katrorë dhe në dorën tjetër 150 mijë? Kjo ndodh vetëm kur sipërmarrja është Rama-Veliaj dhe në asnjë rast tjetër.

Edhe me Bolinon e tij kur vodhën, Rama u detyrua të vjedhë me 1 euro, siç paraqita 4 vendimet me firmën personale të Edi Ramës”, u shpreh Berisha.

 

 

Etiketa: berishaKryesore1Veliaj

Lajme të lidhura

“Çështje komplekse”/ Kushtetuesja shtyn sërish datën e shqyrtimit të pezullimit të Ballukut
Aktualitet

SPAK kërkon ta arrestojë, Gjykata Kushtetuese merr sot vendimin për Belinda Ballukun

08:23 - 22/01/26
Akuzat ndaj gjyqtares Irena Gjoka, reagon Këshilli i Lartë Gjyqësor
Aktualitet

SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka, fshehu dënimin nga drejtësia greke

08:02 - 22/01/26
Nga zgjidhja paqësore e konflikteve tek kontributi financiar, zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes
Breaking Views

Nga zgjidhja paqësore e konflikteve tek kontributi financiar, zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes

22:48 - 21/01/26
Para
Gjesti prekës i profesoreshës që vdiq nga kanceri, u la trashëgimi…

Gjesti prekës i profesoreshës që vdiq nga kanceri, u la trashëgimi...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Çështje komplekse”/ Kushtetuesja shtyn sërish datën e shqyrtimit të pezullimit të Ballukut
Aktualitet

SPAK kërkon ta arrestojë, Gjykata Kushtetuese merr sot vendimin për Belinda Ballukun

08:23 - 22/01/26

Në Gjykatën Kushtetuese  zhvillohet sot seancë në lidhje me masën e sigurisë të vendosur ndaj zëvendës kryeministres Belinda Balluku, “pezullimi...

Lexo më shumë
500 mln euro për e-qeverisjen, por sistemi nuk punon! Kush mban përgjegjësi për kostot?

500 mln euro për e-qeverisjen, por sistemi nuk punon! Kush mban përgjegjësi për kostot?

08:16 - 22/01/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 22 Janar, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:11 - 22/01/26
Akuzat ndaj gjyqtares Irena Gjoka, reagon Këshilli i Lartë Gjyqësor

SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka, fshehu dënimin nga drejtësia greke

08:02 - 22/01/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Janar 2026

07:49 - 22/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com