GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga institucionet demokratike te liria e mediave, ja kushtet e BE për Shqipërinë dhe…

22:34 - 13/12/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga institucionet demokratike te liria e mediave, ja kushtet e BE për Shqipërinë dhe…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është publikuar Deklarata e Brukselit për Samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Në deklaratë liderët e Unionit dhe shtetet anëtare pohojnë angazhimin e tyre ndaj perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian si listojnë “detyrat” që shtetet aspirante do duhet të kryejnë në mënyrë që vijohet më tej me zgjerimin.

“Duke rikujtuar Agjendën e Selanikut dhe Deklaratat e Sofjes, Zagrebit, Brdos dhe Tiranës, BE-ja ripohon angazhimin e saj të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe kërkon përshpejtimin e procesit të anëtarësimit, duke u bazuar te reformat e besueshme nga partnerët, te kushtëzimet e drejta dhe të rrepta dhe te parimi i meritës së secilit, gjë që është në interesin tonë të ndërsjellë. BEja përshëndet përparimin e bërë nga partnerët e Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin përkatës drejt BE-së që nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin tonë”, thuhet në deklaratë.

BE-ja përshëndet vendosmërinë e partnerëve të Ballkanit Perëndimor për të respektuar dhe për t’u angazhuar ndaj vlerave dhe parimeve thelbësore evropiane, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

“BE-ja përshëndet gjithashtu angazhimin e përsëritur të partnerëve të Ballkanit Perëndimor për t’u dhënë përparësi demokracisë, të drejtave e vlerave themelore dhe shtetit të së drejtës. Në pajtim me Deklaratën e Tiranës të dhjetorit 2022, BE-ja nënvizon nevojën për arritjen e reformave të qëndrueshme dhe të pakthyeshme për shtetin e së drejtës, për funksionimin e institucioneve demokratike, ekonominë dhe reformën në administratën publike. Bashkimi Evropian nënvizon nevojën për përpjekje të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për rritjen e mbështetjes për qeverisjen e
mirë, të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe për të drejtat e personave që u përkasin pakicave.

Besueshmëria e këtyre angazhimeve varet nga zbatimi kuptimplotë i reformave të nevojshme dhe nga ndërtimi i një historiku të qëndrueshëm i mbështetur në komunikimin publik të qartë dhe konsekuent në interes të popullit të tyre. Një shoqëri civile e fuqizuar dhe mediet e pavarura dhe pluraliste, në respekt të plotë të lirisë së shprehjes, janë përbërës vendimtarë të çdo sistemi demokratik.

Qëndrimi së bashku me BE-në është një shenjë e qartë e orientimit strategjik të partnerëve, tani më shumë se kurrë, duke pasur parasysh luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe sfidat e tjera të sigurisë. BE-ja do të vazhdojë të investojnë në qasjen shumëpalëshe dhe do të bashkëpunojë me partnerët për të mbrojtur dhe respektuar rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Një vizion i përbashkët për të ardhmen përfshin vlera të përbashkëta dhe përgjegjësi të ndërsjella.

Ndërsa thellojmë bashkëpunimin tonë me partnerët, ne i nxitim ata të bëjnë progres të shpejtë dhe të qëndrueshëm drejt përafrimit plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së (PPJS), duke përfshirë masat shtrënguese të BE-së, dhe të veprojnë në përputhje me to. Ne përgëzojmë ata partnerë të Ballkanit Perëndimor që po e tregojnë tashmë angazhimin e tyre strategjik duke u përafruar plotësisht me PPJS-në e
BE-së dhe inkurajojmë ata që nuk e kanë bërë ende të ndjekin shembullin e tyre. Ne theksojmë rëndësinë e përmirësimit të zbatimit të masave shtrënguese dhe parandalimin e anashkalimit të tyre”, theksohet në deklaratën pëfundimtare.

Ndër të tjera, duke u ndalur në procesion e dialogut Kosovë-Serbi, në deklaratë kërkohet angazhim konstruktiv nga të dyja palët për të bërë progres në normalizimin e marrëdhënieve të tyre.

Unioni thekson se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është kritik për sigurinë dhe stabilitetetin e rajonit.

“Ne nxitim Palët të zbatojnë plotësisht Marrëveshjen për Rrugëtimin drejt Normalizimit dhe Shtojcën e saj Zbatuese si dhe të gjitha Marrëveshjet e mëparshme, pa vonesa ose parakushte të mëtejshme. Ne gjithashtu presim që Palët të vazhdojnë përpjekjet e qëndrueshme për ulje të tensionit sipas kërkesave të BE-së dhe që ato të mos ndërmarrin veprime të njëanshme e të pakoordinuara që mund të shkaktojnë tensione dhe dhunë të mëtejshme si dhe të mos përdorin retorikë që nuk favorizon normalizim të marrëdhënieve.”

Deklaratën e plotë e lexoni KETU

Etiketa: BEinstitucionetKryesore1mediatShqiperia

Lajme të lidhura

Tjetër “sukses” i qeverisë Rama, Tirana me kostot më të larta të jetesës në Rajon
Aktualitet

Qeveria fiton në kurriz të qytetarëve, rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet shtojnë 14% të ardhurat nga TVSH-ja

08:33 - 22/04/26
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Aktualitet

Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

07:59 - 22/04/26
Autoriteti i Dosjeve për 2025: 15 emra pjesë e ish-sigurimit, 12 emra prej tyre u propozuan për tituj nderi, 3 për poste publike
Aktualitet

Autoriteti i Dosjeve për 2025: 15 emra pjesë e ish-sigurimit, 12 emra prej tyre u propozuan për tituj nderi, 3 për poste publike

22:57 - 21/04/26
Para
“Beleri”, jehonë edhe në Bruksel, Mitsotakis nuk lëshon pe

"Beleri", jehonë edhe në Bruksel, Mitsotakis nuk lëshon pe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tjetër “sukses” i qeverisë Rama, Tirana me kostot më të larta të jetesës në Rajon
Aktualitet

Qeveria fiton në kurriz të qytetarëve, rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet shtojnë 14% të ardhurat nga TVSH-ja

08:33 - 22/04/26

Rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet nga kriza e luftës në Iran e kanë ndihmuar qeverinë të rrisë të ardhurat buxhetore...

Lexo më shumë
Prezantohet trajneri Gvozdenovic: Objektivi i Elbasanit është “Final Four”

Gvozdenovic beson te finalja para sfidës me Egnatian: Ndeshja do të jetë e hapur, por do bëjmë maksimumin

08:12 - 22/04/26
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

07:59 - 22/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Prill 2026

07:39 - 22/04/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për sot, 22 Prill 2026

07:36 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com