Një person raportohet të ketë humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia. Ngjarja, e denoncuar te JOQ, raportohet të ketë ndodhur te një nga pallatet 9-katëshe në qendër të Tiranës.
JOQ ka publikuar edhe një video, ndërsa viktima është një i moshuar, i cili sipas informacioneve paraprake ka rënë nga një lartësi e madhe.
Nuk është ende e qartë nëse i ndjeri ishte banues në këtë pallat.
Discussion about this post