GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Plagoset me thikë në burg kushëriri i Aleksandër Sadikajt

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Plagoset me thikë në burg kushëriri i Aleksandër Sadikajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një përplasje me thika mes shqiptarëve është regjistruar në burgun “Koridhalo” në Greqi, ku ka mbetur i plagosur 52-vjeçari Andrea (Adriatik) Kalemi nga Tepelena.

Autori i krimit ka qenë një bashkëkombas i tij, 28-vjeçar, i cili e ka qëlluar disa herë me thikë, duke e lënë të plagosur, teksa Andrea Kalemi po përgatitej të linte burgun për të fituar lirinë.

Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, teksa 52-vjeçari u tranportua në spital, ndërsa autori akuzohet për tentativë vrasjeje. Prokuroria e ka klasifikuar krimin si një sherr banal mes dy të burgosurish. Autorit iu gjet në dorë një thikë artizanale dhe një telefon.

52-vjeçari Andrea (Adriatik) Kalemi i shpëtoi një atentati më 9 gusht të këtij viti në ishullin Paksos, ku u qëllua me 10 plumba, teksa ndodhej me familjen për pushime.

Ai mundi t’ju shpëtojë plagëve të marra dhe u mbajt në burgun famëkeq grek pasi kishte hesape me drejtësinë helene. Pas përfundimit të procedurave dhe afateve të dënimit që i kishte dhënë drejtësia greke, Kalemi po përgatitej të linte Greqinë për tu kthyer në Shqipëri si njeri i lirë.

Andrea (Adriatik) Kalemi është kushëriri i Aleksandër Sadikajt, i ekzekutuar me bombë me telekomandë pranë rrethrrotullimit të TEG në Qershor të vitit 2022. Pas këtij krimi dyshohet se qëndronin njerëzit e Edmond Papës, i cili u ekzekutua nga njerëzit e Sadikajt më 16 dhjetor të vitit të kaluar në Tiranë.

Dyshohet se dhe Andrea (Adriatik) Kalemi ka qenë i përfshirë në sagën e krimeve të lidhura me ekzekutimin e biznesmenit Edmond Papa nga Saranda dhe dyshohet se janë pikërisht njerëz të kësaj familje që kanë dashur ta eliminojnë për herë të dytë brenda vitit.

Përballja mes dy bandave dikur aleatë në trafikun e drogës,ka prodhuar disa të vrarë dhe të plagosur ndërsa duket se ende s’ka mbaruar.

Adriatik Kalemi është larguar nga Greqia të shtunën 16 dhjetor pa asnjë masë kufizuese si nga Greqia ashtu edhe Shqipëria. Edmond Papa është vrarë në 16 dhjetor 2022, ndërsa plagosja në Koridhalos ka ndodhur në prag të vitit të tij, në 15 dhjetor.

Lajme të lidhura

Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos
Aktualitet

Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

16:19 - 06/08/26
Përfshihen në aksident tre automjete në rrugën Sarandë-Ksamil, një i plagosur
Aktualitet

Përfshihen në aksident tre automjete në rrugën Sarandë-Ksamil, një i plagosur

15:37 - 06/08/26
“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!
Aktualitet

“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!

15:12 - 06/08/26
Para
VIDEO/ Predh e vërtetë, Engjëll Hoti shënon super gol

VIDEO/ Predh e vërtetë, Engjëll Hoti shënon super gol

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos
Aktualitet

Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

16:19 - 06/08/26

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ekstraduar drejt Shqipërisë Sokol Hoxhën, personin e akuzuar për një vrasje të trefishtë, i...

Lexo më shumë
Përfshihen në aksident tre automjete në rrugën Sarandë-Ksamil, një i plagosur

Përfshihen në aksident tre automjete në rrugën Sarandë-Ksamil, një i plagosur

15:37 - 06/08/26
“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!

“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!

15:12 - 06/08/26
“Të hetohet aktiviteti i Ermal Beqirit”, Balliu publikon dokumentet: Janë transferuar para jashtë vendit

“Të hetohet aktiviteti i Ermal Beqirit”, Balliu publikon dokumentet: Janë transferuar para jashtë vendit

14:53 - 06/08/26
I kërkuar nga drejtësia italiane dhe i dënuar për trafik droge, arrestohet në Shqipëri 40-vjeçari

I kërkuar nga drejtësia italiane dhe i dënuar për trafik droge, arrestohet në Shqipëri 40-vjeçari

14:34 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com