GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kritika për festën ‘pothuajse nudo’ në Moskë, kur lufta në Ukrainë…

08:32 - 22/12/23
në Aktualitet, Bota, Botë, Lajme
Kohë leximi: 5 min
A A
Kritika për festën ‘pothuajse nudo’ në Moskë, kur lufta në Ukrainë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një festë me temën “pothuajse e zhveshur” e organizuar nga aktorja, prezantuesja dhe blogerja 32-vjeçare Nastia Ivleeva ka shkaktuar reagime të forta në Rusi, ndërkohë dhjetëra mijëra ushtarë ndodhen në vijën e parë të luftës në Ukrainë. Reagimet u shumëfishuan me praninë në festën e prezantueses Xenia Sobchak, e quajtur ndryshe edhe “parukierja e Putinit”,  pasi presidenti rus ishte “i pranishëm” në pagëzimin e saj, pasi e konsideronte babanë e saj, Anatoli, si mentorin e tij politik.

Sobchak, 40 vjeçe, e cila është shtatzënë dhe kohët e fundit ka qenë një kritike e zëshme e Putinit për luftën në Ukrainë, u shfaq në festë me një fustan të tejdukshëm dhe pa sytjena.

“Sa imorale është kjo që bëtë? Fëmijët tanë po luftojnë në front. Sa e pandjeshme jeni ndaj asaj që po ndodh në vend, ndaj Presidentit Putin?” pyeti prezantuesi Vladimir Solovyov.

Sipas Daily Mail ka raportime se janë bërë ankesa në prokurori për të kryer një hetim për të identifikuar çdo paligjshmëri në lidhje me organizimin e festës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by НАСТЯ ИВЛЕЕВА (@_agentgirl_)

“Sa herë pas festave më shkruajnë se janë demonikë, se janë të pamoralshëm, edhe pse njerëzit vinin të veshur bukur me zgjedhje stilistike thuajse të zhveshur. Por në të njëjtën kohë ne i shohim modelet në Perëndim dhe themi “sa të bukura dhe cool që janë”. Kur e bëjnë këtë artistët tanë, të gjithë thonë “si është e mundur kjo?”, është përgjigjur organizatorja 32-vjeçare, e cila për këtë rast ka zgjedhur një fustan prej 230 mijë eurosh.

“Vendosa të mos e teproj me aksesorët dhe mendova se do të më mjaftonte një diamant me vlerë 23 milionë rubla nga pas”, ka shkruar ajo në një postim për fustanin që ka veshur në festë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by НАСТЯ ИВЛЕЕВА (@_agentgirl_)

Në të njëjtën mënyrë ishte përgjigja e Sobchak për pjesëmarrjen e saj në festë: “Mund të ketë qenë një festë e keqe, sipas jush. Ne donim shkëlqim dhe kjo ndodhi. Mund të mos ju pëlqejë ta shihni, por, më falni, kur të rriturit shkojnë diku me fundet jashtë, kjo është puna e tyre. Bota nuk është e drejtë – ka qenë gjithmonë dhe do të jetë gjithmonë. Diku vriten njerëzit, diku vdesin nga uria dhe diku tjetër, në të njëjtën kohë njerëzit po pinë shampanjë. Asnjë zi nuk mund të zgjasë përgjithmonë”.

Etiketa: festaRusia

Lajme të lidhura

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Para
U gjend në universitet kur ndodhi sulmi, pedagogia shqiptare në Pragë rrëfen momentet e tmerrit

U gjend në universitet kur ndodhi sulmi, pedagogia shqiptare në Pragë rrëfen momentet e tmerrit

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com