GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Arrestimi i Berishës/ Manjani: S’ka lidhje me drejtësinë, shpikje ligjore e SPAK!

14:44 - 30/12/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Nongratllëqet pisllëqe politike, Berisha është sanksionuar pa prova
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati Ylli Manjani, si edhe ish-ministër i Drejtësisë, ka reaguar pas vendimit të GJKKO për t’i hequr lirinë, liderit të opozitës Sali Berisha.  Ai u shpreh kjo është një çështje, fund e krye, pjesë e një axhende politike dhe nuk ka lidhje me drejtësinë.

“Sigurisht që po, nuk e bënë kot, nuk e bënë gjithë këtë teatër. E gjitha kjo  është pjesë e asaj që e kemi thënë dhe stërthënë jo vetëm unë, por shumica e komentuesve publikë, edhe ata që e shajnë Berishën, këtë kanë thënë që është një lojë… një gjykim i merituar në kuptimin politik të fjalës, pra, Berisha meriton një gjykim politik, kështu që ai ka filluar gjykimin politik.

Sigurisht që kjo është një çështje, fund e krye, pjesë e një axhende politike, nuk ka lidhje me drejtësinë.

Megjithatë, unë mund t’ju bëj shkurtimisht një përmbledhje të standardeve të dhunuara, juridike, flas gjithmonë juridike apo ligjore, sepse duhet t’i bëjmë këto, pavarësisht se e dimë që është politike. Por, mirë është të kuptojmë se ku është shkelur ligji.

Së pari, duhet të kuptojmë një gjë që pas tri viteve hetime, përsëri SPAK vazhdon hetimet. Në këtë kuptim, ligjërisht është një gjë e paqartë. Pas tri viteve punë hetimore, SPAK duhet të kishte, cilido prokuror, aq më tepër prokurori i SPAK, që supozohet se është ajka e shërbimit të prokurorisë, duhet të dilte në një konkluzion: Ose personi merret i pandehur dhe çohet në gjykim me prova dhe fakte, ose çështja mbyllet. Rrugë të tretë nuk ka. Domethënë, kjo është një rrugë e tretë që e ka shpikur SPAK-u.

Ideja që pas tri vitesh hetime, po bëj hetim prapë, por tashmë po marr masa sigurie, është një shpikje juridike, është një racionalizim juridik nga ato që në kohën e shokut Enver mund të merrje gradën ‘Mjeshtër i kategorisë VII’. Mund ta merrte kategorinë cilido prokuror po të ishte në kohën e Enver Hoxhës. Në këtë kuptim, kjo është shpikja e parë ligjore.

E dyta: në të gjitha kuptimet e ligjit të shkruar, përfshirë edhe vendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë, edhe këtu jam gati të bëj debat me cilindo koleg, avokat ose jo avokat, ligji nuk parashikon marrjen e masave të sigurisë për persona nën hetim! Ligji parashikon marrjen e masave të sigurisë – veçanërisht arresti lidhet gjithmonë me persona që kanë një akuzë në kurriz. Një akuzë që bazohet në prova.

Që t’jua shpjegoj: për të ngritur prokurori, akuzë, duhet të thotë që është bindur, ka prova bindëse të mjaftueshme për ta akuzuar dikë për një vepër penale. Në çastin që flasim, asnjë nga personat e kësaj çështjeje nuk ka një akuzë. Vazhdojnë të jenë persona nën hetim, megjithëse ka tri vjet që hetohen.

Duke e pasur personin ende jo të pandehur, atëherë si të shkon mendja të marrësh masë sigurie?! Sepse ligji thotë, kur ti merr vendimin e arrestit, ka një kriter bazik që e ndaj personin nën hetim nga i pandehuri dhe kjo është “prova”.

Në qoftë se prokurori ka prova, duhet t’i marrë të pandehur dhe pastaj mund të kërkojë masën e sigurisë. Prokurori nuk e ka bërë këtë gjë. Prokurori vazhdon t’i ketë në statusin e personit nën hetim. Për pasojë, e thënë thjesht, Gjykata e Posaçme siç në fakt gjithë trupa gjyqësore e Shqipërisë së sotme e pasreformuar, bën të njejtën gafë juridike me pasojë shumë të rëndë për liritë dhe të drejtat themelore të individit tashmë në kuptimin kushtetues të fjalës, marrin masa sigurie për persona nën hetim. Kjo është e paligjshme!”

Etiketa: berishamanjani

Lajme të lidhura

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin
Breaking Views

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin

18:14 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!
Botë

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Para
Të pëlqen të rrish vetëm? Ja çfarë do të thotë sipas psikologes

Të pëlqen të rrish vetëm? Ja çfarë do të thotë sipas psikologes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26

Sot në orën 18:45 u luajtën katër ndeshje të vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, dhe rezultatet surprizuese...

Lexo më shumë
Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

22:21 - 19/02/26
Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

20:46 - 19/02/26
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com