GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

U paguan 19 mln euro për ndërtimin e tij, shembet tuneli që lidh rrugën “Kardhiq -Delvinë”

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
U paguan 19 mln euro për ndërtimin e tij, shembet tuneli që lidh rrugën “Kardhiq -Delvinë”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas skandalit që Gijotina.com publikoi dje mbi milionat që janë shpenzuar për rrugën Orikum-Vlorë, e cila është në gjendje të degraduar, sot po sjellim një tjetër rast, ku tregohen shumat marramendëse që shpenzon qeveria për ndërtimet e rrugëve, të cilat  po vënë në rrezik jetën e kalimtarëve. Ditën e sotme për shkak të motit, por edhe ndërtimit të keq, është shembur hyrja e tunelit që lidh rrugën Kardhiq- Delvinë. Nga pamjet duket se hyrja e tunelit është shembur tërësisht, duke bllokuar kështu kalimin dhe ka vënë në rrezik qytetarët. Pyetja që lind në këtë rast është ku i shkuan 19 milionë uro që u paguan vetëm për tuneli, pasi rruga në tërësi kap shifra vlerë stratosferike.

Si gjithmonë, askush nuk jep përgjigje dhe nuk mban përgjegjësi, por dokumentet flasin vetë. Vetëm për herën e fundit, konkretisht në 2018 qeveria ka hapur një tender me vlerë 20 milionë lekë me objekt; lidhja me qytetin e Delvinës dhe rishikimi i projekt zbatimit të lotit 7 (tuneli) në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë. Sikur e theksuam ky është tenderi i fundit për këtë tunel, pasi po të mbledhim dhe paratë e dhëna më parë në total paratë e shpenzuar për të kapin vlerën 19 milionë euro. Edhe çfarë marrin në shpërblim qytetarë një tunel që shembet në mes të ditës dhe rrezikon jetët e tyre, ndërsa fare qartë duket që edhe ky projekt ka qenë pjesë e tenderëve korruptiv, që përdor qeveria për të mbushur xhepat e saj dhe pasuruar kompanitë mike. Ndërsa vlen të përmendet se e gjithë rruga Kardhiq-Delvinë iu ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë plot 60 milionë euro.

Tuneli i skandaleve

Që qeveria ka abuzuar me paratë që janë dhënë për këtë tender, pasi janë bërë anulime dhe rishpallje të tij, të shoqëruar me denoncime dhe akuza të rënda, si dhe dokumente që të tregojnë hapur shkeljet.  Këtu nisi dhe rrjedhe e skandaleve pasi, tenderi në fjalë i kushtoi Sonila Qatos postin e drejtueses së Autoritetit Rrugor Shqiptar Ajo dha dorëheqjen pasi u kallëzua nga “ Gjoka Konstruksion” për shpërdorim detyre dhe favorizim në tendera nga. Në fakt ARRSH kishte skualifikuar 5 nga 6 ofertat e paraqitura duke shpallur fillimisht fituese ofertën e kompanisë Sulova, e cila kishte paraqitur një ofertë sa 98.5% e fondit limit. Pra ishte oferta më e shtrenjtë. Pas kontestimesh të shumta, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se do ta anulonte fare tenderin me argumentin se qeveria kishte “prioritet çështje më emergjente”. Mirëpo një vit më pas projekti është zhbllokuar dhe ndërtimet janë nisur nga e njëjta kompani e cila u skualifikua nga ARRSH për mosplotësim kushtesh, mungesë dokumentacioni, mosrealizim të plotë të punimeve të mëparshme, detyrime tatimore.

Kështu në gusht të 2020-ës, kompania që bëri kallëzimin mori në dorë ndërtimin e tunelit, i cili pretendoi se përfundoi punimet në korrik të këtij viti. Por, sikur tregojnë pamjet në video punimet janë bërë sikur u ndërtua me materiale kartoni, pasi me nisjen e reshjeve gjithçka u shemb dhe rruga është e bllokuar. Por, edhe për këtë rast asnjë reagim nga qeveria dhe askush nuk po vihet para përgjegjësisë. E.H/ gijotina.com

https://streamable.com/41v1ld
Etiketa: fondkryesore2Shembjetunel

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lekë tendera për 2 javë/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit “DH. Albania” tek kullat “Luzaj Tower”
Breaking Views

Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lekë tendera për 2 javë/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit “DH. Albania” tek kullat “Luzaj Tower”

15:00 - 13/08/26
Para
Falsifikuan dokumente për pronat në Dhërmi, Prokuroria e Vlorës lëshon 10 urdhër arreste

Falsifikuan dokumente për pronat në Dhërmi, Prokuroria e Vlorës lëshon 10 urdhër arreste

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gazetari Poli Hoxha: Hetimet për Ballukun janë shtrirë edhe jashtë vendit, SPAK të dërgojë kërkesë të dytë për arrestimin e saj
Aktualitet

Gazetari Poli Hoxha: Hetimet për Ballukun janë shtrirë edhe jashtë vendit, SPAK të dërgojë kërkesë të dytë për arrestimin e saj

18:52 - 10/09/26

Analisti dhe gazetari Poli Hoxha, teksa komentoi akuzat e reja ndaj Belinda Ballukut tha se hetimet ndaj ish-zv. kryeministres janë...

Lexo më shumë
Fenerbahçe-Roma/ Vedat Muriqi titullar në Champions, lë në stol Lukakun

Fenerbahçe-Roma/ Vedat Muriqi titullar në Champions, lë në stol Lukakun

18:30 - 10/09/26
“Të respektohet pavarësia e gjyqësorit”/ Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi, faktor kyç në avancimin e Shqipërisë për në BE

“Të respektohet pavarësia e gjyqësorit”/ Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi, faktor kyç në avancimin e Shqipërisë për në BE

18:22 - 10/09/26
FSHF publikon vendimet e Disiplinës: gjoba, pezullime dhe dënime të rënda për klubet shqiptare

FSHF publikon vendimet e Disiplinës: gjoba, pezullime dhe dënime të rënda për klubet shqiptare

17:52 - 10/09/26
Kontroll në IEVP Shkodër/ Sekuestrohet një aparat celular dhe një sasi kanabisi, procedohen dy punonjës policie

Kontroll në IEVP Shkodër/ Sekuestrohet një aparat celular dhe një sasi kanabisi, procedohen dy punonjës policie

17:40 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com