Një aksident raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.
Nga raportimet e para mësohet se në aksident është përfshirë një motor, ndërsa në vendin e ngjarjes krahas policisë ka shkuar edhe shërbimi i Urgjencës. Nga raportimet mësohet se ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit.
Aksidenti ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit.
Discussion about this post