GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Plani i Serbisë, mister”, koloneli i FSK-së: Kosova është e mbrojtur

08:42 - 17/01/24
në Aktualitet, Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
“Plani i Serbisë, mister”, koloneli i FSK-së: Kosova është e mbrojtur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Koloneli në pension i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Afrim Veseli, deklaroi që Kosova nuk ka qenë kurrë më e mbrojtur. Në kuadër të diskutimit se ka ende rreziqe për sulme të mundshme nga Serbia, Veseli tha se ka informacione që institucionet e vendit, KFOR-i e NATO, kanë marrë masa në të gjithë territorin e Kosovës.

“Plani i Serbisë mbetet një mister. Por, institucionet e Kosovës, KFOR-i gjegjësisht NATO, unë e di që kanë marrë masat në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Qoftë në jug të vendit, qoftë nga kufiri i Merdarit, qoftë nga pjesa e Gollakut, është një shtrirje e organeve të sigurisë dhe është në vëzhgim. Kurdo që paraqitet një problem i tillë, institucionet e Kosovës, NATO dhe KFOR-I janë të gatshëm. Kosova kurrë s’ka qenë më e mbrojtur. Kur të duan le të fillojnë, ne jemi këtu”, potencoi Veseli në emisionin “Ditari”.

Po ashtu, Veseli tha se çdo tentativë nga ndonjë grup kriminal për ta prishur integritetin e Kosovës, do ta pësojnë “fiasko”. “Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës, është i sigurt. Prandaj, çdo tentativë për ta prishur këtë balancë, apo ta shkatërrojë ndonjë trazirë përmes ndonjë grupi kriminal terrorist, ato do të pësojnë fiasko. Kosova është mirë. E tash çka do të bëjë Serbia, a do të sulmojë, apo a do ta çojë ndonjë grup terrorist njësoj si më 24 shtator, këtë gjë saktë nuk e dimë. Informacionet e tilla janë ”, shtoi Veseli.

Më tej, Veseli tha se ka gjasë që grupe të maskuara terroriste, veteranë të luftërave jashtë Serbisë, mund të tentojnë ta cenojnë sigurinë dhe territorin e Kosovës. “Për përgatitjen e grupeve të ndryshme terroriste, të veteranëve të luftërave të shumta në Ish-Jugosllavi, të veteranëve të luftërave jashtë Serbisë, e sidomos të këtyre në luftën kundër popullit ukrainas, ata mund të vijnë në Serbi të mobilizohen me urdhra të shtetit, të maskuar si një grup i pavarur, kështu duke bërë ndonjë telashe dhe të cenojnë sigurinë dhe territorin e Kosovës. Por, sigurisht që sikur më 24 shtator, ata do të marrin përgjigje nga NATO-ja, KFOR-i dhe institucionet e Kosovës”, tha Veseli.

Ndërkaq, i pyetur se ka rrezik që Serbia të vazhdojë me të tilla skenare, Veseli vlerësoi që përderisa s’ka funksionim të rendit dhe ligjit në veri, atëherë më së shumti do të pësojnë qytetarët e nacionalitet serb.

“Lus Policinë e Kosovës që t’i rritë kapacitetet e saj personale në mbrojtje të atyre qytetarëve. Qytetarët e nacionalitetit serb të Veriut të Kosovës, duhet të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, duhet të japin informata, të tregojnë për keqbërësit, për gjithçka që ata planifikojnë e që rrezikohet jeta e tyre. Përderisa s’ka funksionim të rendit dhe ligjit në veri, atëherë më së shumti do të pësojnë qytetarët e nacionalitet serb”, tha Veseli. Prandaj, Veseli tha se kur të ndalet ndikimi serb në veri, atëherë të gjithë qytetarët, pa përjashtimin e ndonjë nacionaliteti, do të jetojnë të lirë e të qetë.

 

 

Etiketa: FSKKosovaSerbia

Lajme të lidhura

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur
Aktualitet

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Para
Paralajmëron Osmani: Pritet të ketë njohje të reja për Kosovën

Paralajmëron Osmani: Pritet të ketë njohje të reja për Kosovën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur
Aktualitet

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25

Mesditën e kësaj të premteje ka ndodhur një aksident në hyrje të Vlorës, ku një automjet është përplasur me një...

Lexo më shumë
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com