GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Begaj dekretoi ligjin për Komisionet Hetimore, Rama: Perëndoi koha kur Presidenti udhëhiqte revolucionet…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama s’ka ende kandidat, si po mbahen peng zgjedhjet në Kukës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama nuk ka fshehur entuziazmin pas dekretit të Presidentit Bajram Begaj për ligjin mbi Komisionet Hetimore parlamentare. Pavarësisht nga debati që ndezi miratimi i një ligji me votat e mazhorancës socialiste, Begaj dekretoi atë çka i serviri Kryeministri Edi Rama.

Në një reagim në platformën X, Edi Rama shprehet se ka perënduar koha politike kur Presidenti i Republikës bashkëudhëhiqte revolucionet imagjinare kundër qeverisë.

Sipas tij, Shqipëria s’ka asnjë sekondë për të humbur me askënd që “vazhdon me orën e vjetër, duke kërkuar nëpër rrugicat e ngushta të Kuvendit a të zonës rreth tij, rikthimin e kohës së vdekur”.

Pak ditë më parë Presidenti i Republikës, në një dakordësi me mazhorancën e kryesuar nga Edi Rama, tentoi të mbante një fjalim në Kuvend, në një kohë kur opozita proteston pikërisht për të drejtat e mohuara, sikundër shprehet ajo, që ua njeh Kushtetuta, sikundër është ngritja e Komisioneve Hetimore. Bajram Begaj u bë pjesë e lojës politike të Edi Ramës, çka nga opozita u cilësua si një ministër propagande i Qeverisë Rama, që zgjodhi të bëhej palë dhe jo të qëndronte mbi palët, sikundër Kushtetuta e përcakton rolin e Presidentit.

Dhe duket se me dekretimin e një ligji që pritet të ndezë tensionet, Begaj ndoshta i ka kthyer “nderin” Kryeministrit Edi Rama, që e emëroi në Krye të Shtetit, por humbi edhe shansin që të mund të luajë rolin e një burri shteti, që mund të ulë palët në diskutime e dialog, sikundër ka ndodhur në jo pak raste me paraardhësit e tij në Presidencë.

Reagimi i plotë i Edi Ramës:

Ka perënduar me kohë koha politike kur Presidenti i Republikës bashkëudhëhiqte revolucionet imagjinare kundër qeverisë e në dëm të Shqipërisë, duke e përdorur Kushtetutën si koktej Molotov, siç do të mbarojë po njësoj, më shpejt se sa vonë, edhe ora e keqkuptimit të madh të politikës së ditës, mes punës mendore të parlamentarëve dhe aktivitetit fizik të tyre në sallën e Kuvendit të Shqipërisë!

Ky vend është në një kohë tjetër dhe ky vit është kyç për rritjen e mëtejshme të pagave, investimeve publike e atyre private, të brendshme a të huaja, turizmit që në 2023 arriti rekordin fantastik të 10 milionë vizitorëve nga jashtë, e me radhë në çdo aspekt drejt #Shqipërisë2030.

Prandaj Shqipëria s’ka asnjë sekondë për të humbur me askënd që vazhdon me orën e vjetër, duke kërkuar nëpër rrugicat e ngushta të Kuvendit a të zonës rreth tij, rikthimin e kohës së vdekur.

Etiketa: BegajKryesore1ligjiRama

Lajme të lidhura

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!
Aktualitet

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!

22:54 - 12/09/26
Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi
Aktualitet

Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

22:39 - 12/09/26
Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër
Aktualitet

Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

22:11 - 12/09/26
Para
Takimi me kryeministrin bavarez, media gjermane: Rama u thirr për kampet e refugjatëve…

Takimi me kryeministrin bavarez, media gjermane: Rama u thirr për kampet e refugjatëve...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!
Aktualitet

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!

22:54 - 12/09/26

Vazhdon për më shumë se tre orë protesta qytetare kundër qeverisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Është rrethuar...

Lexo më shumë
Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

22:39 - 12/09/26
Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

22:11 - 12/09/26
Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

22:05 - 12/09/26
Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

21:40 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com