GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Këtë rrugë do ta shndërroni në autostradën e shpresës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Këtë rrugë do ta shndërroni në autostradën e shpresës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa ndodhet në ‘arrest shtëpie’, Sali Berisha edhe këtë pasdite ka dalë në një fjalim nga dritarja e banesës së tij, drejtuar simpatizantëve që prej më shumë se dy javësh tregojnë mbështetjen e tyre në rrugën poshtë ballkonit të tij.

Ish-kreu i qeverisë, gjatë fjalës së tij iu është drejtuar mbështetësve duke u thënë se ata shumë shpejt këtë rrugë do ta shndërrojnë në “autostradën e shpresës”.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më vëllazërore, urimin tim më të zjarrtë, rrugicën e shpresës e inauguruat sonte si Rruga e Shpresës.
Unë kam bindjen se ju, misionarë të vërtetë të shpëtimit të këtij vendi, shumë shpejt këtë rrugë do ta shndërroni në autostradën e shpresës, do ta emërtoni autostrada e shpresës.
Qytetin e Tiranës, mendjen dhe zemrën e kombit, do ta quani qytetin e shpresës, Tiranën e shpresës.
Dhe Shqipëria e tërë do jetë Shqipëria e shpresës.
Miqtë e mi, shumë armë në betejë të llojeve nga më të ndryshmet mund të ketë njeriu.
Por njëra është arma e të gjitha armëve, është superarma e të gjitha kohërave dhe kjo është e vërteta, të cilën ju po mbroni çdo natë, çdo ditë në këtë rrugë.
Nuk ka fat më të madh për njeriun sesa të vendosë të mbrojë të vërtetën.
Asgjë nuk transformon atë sesa ky vendim.
30 e ca vite më parë, unë isha një mjek shumë i pasionuar pas profesionit tim. Jetoja ditë e natë, të gjithë kohën e ndaja mes profesionit dhe familjes, familjes dhe profesionit.
Por, isha krenar se në atë profesion, të vërtetat e tij më dukeshin më të qarta, më të kapshme dhe ato më motivonin. Gradualisht të dashur miq, kuptova se përveç atyre të vërtetave të profesionit, kishte disa të vërteta më supreme, më eprore, më eprore, më hyjnore dhe këto të vërteta ishin liritë dhe të drejtat e njeriut.
Ishte liria e individit dhe liria kombëtare. Në besimin tim, absolutisht si një ushtar i thjeshtë, u armatosa me këto armë, vendosa të mbroj ato dhe së bashku me studentët dhe qytetarët shqiptarë, ne ndamë epoka, përmbysëm sisteme.
Shqipërinë e morëm nga thellësitë e territ të historisë dhe e anëtarësuam në NATO”, tha ai.

Lajme të lidhura

“4.3 mln euro për koncert”/ Zhupa përplaset me Gonxhen: Ku ishte urgjenca? Shqipëria s’ka avionë për zjarret o zotëri
Aktualitet

“Balla gënjen!” Zhupa: Berisha planifikoi aeroportin e Vlorës në zonën e Levanit, Rama e çoi në zonë të mbrojtur

10:50 - 22/07/26
“Protesta më e madhe anti-qeveritare ndër vite”, L’Espresso: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës!
Aktualitet

“Protesta më e madhe anti-qeveritare ndër vite”, L’Espresso: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës!

08:32 - 22/07/26
Organizatorët e protestës i përgjigjen Ramës për Paketën e Maleve: Shqipëria, në shitje
Breaking Views

Organizatorët e protestës i përgjigjen Ramës për Paketën e Maleve: Shqipëria, në shitje

21:49 - 21/07/26
Para
Erion Veliaj drejt burgut? Një ekip me 11 veta nga KLSH po këqyrin dokumentet e inceneratorit

Erion Veliaj drejt burgut? Një ekip me 11 veta nga KLSH po këqyrin dokumentet e inceneratorit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“4.3 mln euro për koncert”/ Zhupa përplaset me Gonxhen: Ku ishte urgjenca? Shqipëria s’ka avionë për zjarret o zotëri
Aktualitet

“Balla gënjen!” Zhupa: Berisha planifikoi aeroportin e Vlorës në zonën e Levanit, Rama e çoi në zonë të mbrojtur

10:50 - 22/07/26

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, nxorri videon e Taulant Ballës nga komisioni, duke manipuluar publikisht...

Lexo më shumë
‘Nuk do t’i rruash flokët?’/ Princesha e Spanjës vë në siklet Ferran Torres

‘Nuk do t’i rruash flokët?’/ Princesha e Spanjës vë në siklet Ferran Torres

10:38 - 22/07/26
Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare

Efektivi i Policisë së Kosovës gjendet i pajetë në Kukës, dyshohet për vetëvrasje

10:28 - 22/07/26
U thith nga dritarja e avionit, gruaja e pasagjerit serb tregon si i shpëtoi jetën një shqiptar: I jemi mirënjohës

U thith nga dritarja e avionit, gruaja e pasagjerit serb tregon si i shpëtoi jetën një shqiptar: I jemi mirënjohës

10:22 - 22/07/26
Stuhi të forta pritet të përfshijnë vendin në fundjavë, ja zonat më të rrezikuara

Stuhi të forta pritet të përfshijnë vendin në fundjavë, ja zonat më të rrezikuara

10:06 - 22/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com