GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nikoll Lesi thumbon opozitën: Prej 33 vjetësh s’kemi parë të ngjashëm me ju, nuk keni takat as…

21:47 - 20/01/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Vit i madh arrestimesh, po hetohet edhe një oligark”, çfarë paralajmëron Nikoll Lesi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një editorial të gazetës “Koha Jonë”, me botues Nikoll Lesin, thumbohet opozita, e cila nuk është e aftë të mbushë sheshet dhe organizojë protesta të mëdha. Në editorial thuhet se “kjo opozitë mund të shkojë deri tek shashkat dhe karriket grumbull. Me tej nuk ka takat”.

Madje, botuesi Lesi thotë se opozitë si kjo, që nuk del dot në rrugë, nuk kemi parë prej 33 vitesh!

“Kjo opozitë që është, ndonëse e përçarë dhe e shpartalluar nga hallet mes familjes së tyre politike, po mundohet të reagojë ndaj kryeministrit Rama. Po bllokojnë seancat parlamentare, po ndezin tym dhe flakë në sallën e deputetëve, po shkulin apo bllokojnë mikrofona, po bëjnë mal me karrike deputetësh, po turren sa në njerin kat të kryesisë së parlamentit te kati tjetër.

Gazmend Bardhi dhe Flamur Noka, si më kryesorët drejtues, pasi Berishën e kanë futur në kafaz, po japin deklarata lufte dhe përballje me qeverinë e zotit Rama.

Sot shkuan dhe i morën karriken Damian Gjiknurit të komisioni i Reformës Zgjedhore.

Nesër mund të vrapojnë për ti zënë vendin kryetares së parlamentit, Lindita Nikolla. Dalin përnatë në emisione televizive dhe thonë se do të bëjnë namin në parlament.

Deri këtu mund të thuhet se janë aktiv si opozitë reale, pasi kemi edhe një opozitë tjetër, të qetë, me vulë e firmë ku marrin nga buxheti i shtetit me dhjetra milionë lekë. Por atë opozitë, e vetquajtur si PD, nuk e beson njeri se po lufton kundër kryeministrit.

Kur janë bllokuar në gjithçka, kur nuk i qas njeri, as si deputetë të një force politike, kur ndërkombëtarët nuk i mbështesin zyrtarisht, kur sipas tyre, edhe Presidentin e Republikës e kanë kundër; atëhere kjo opozitë që bën rrëmujë sallën e Kuvendit, pse nuk ka forcë të bëjë rrëmujë në Bulevardin kryesor të Tiranës dhe sheshin para kryeministrisë, si dikur?

Pse nuk e mbledhin popullin opozitar në shesh?!

Me sa duket ka një problem të madh; ka mundësi që demokratët e zhgënjyer si nga Basha, por edhe nga Berisha, nuk iu vijnë më në shesh.

Nuk asnjë logjikë tjetër pasi ata po lodhen duke luftuar regjimin brenda murëve të parlamentit, por nuk dalin dot në rrugë për tu përballur.

Fatkeqisht ditën kur parlamenti po votonte për arrestimin e Sali Berishës, pavarësisht se thirrja e liderit demokrat ishte ”O sot, o kurrë”, nuk u mblodhën as 700 veta!

Kjo është një ulerimë e madhe për PD, për opozitën dhe krejt shoqerinë shqiptare e cila ka nevojë për një shoqeri pluraliste që të jetë efektive dhe kontrolluese për qeverinë.

Duket se zhgënjimi mbetet i madh me qeverinë nga demokratët, por pak edhe me shumë me drejtuesit e tyre opozitarë që kanë një vit e kusur që thonë se do të mbledhim demokratët në shesh, dhe që asnjëherë nuk guxuan t’iu bëjnë thirrje “O sot, o kurrë, para kryeministrisë”.

Ndaj ka mundësi që Gazment Bardhi e ka kuptuar se me këtë opozitë të dërmuar nuk e rrëzon dot kryeministrin Rama, prandaj acarohet dhe shkul mikrofonin e koleges demokrate, Flutura Açka.

Në vend që turmat të shkulin palmat te kryeministria, deputetët e Saliut dhe Bardhit janë kthyer në boksierë në sallën e Kuvendit.

Nëqoftëse opozita nuk përbashkohet duke lenë mënjanë liderët tradicionalë, atëhere Edi Rama vazhdon projektin e tij për pas vitit 2030!

Opozitë si kjo, që nuk del dot në rrugë, nuk kemi parë prej 33 vitesh!

Opozitë që merret vetëm me karriket e parlamentit dhe nuk prek karriken e kryeministrit në kryeministri, nuk është parë tash 33 vite!

Opozitë që ndez tymçe, por nuk ka shpirt për përballje trup me trup me regjimin; kjo është opozita e sotme.

Kjo opozitë mund të shkojë deri tek shashkat dhe karriket grumbull. Me tej nuk ka takat!”, shkruan Koha Jone.

Etiketa: Nikoll LesiOpozitaprotestat

Lajme të lidhura

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë
Aktualitet

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

17:38 - 05/02/26
Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë
Aktualitet

Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

17:06 - 05/02/26
‘Përgjuesi ishte tek priza e banjës”/ Dëshmia e dedektives private, kontrolloi shtëpinë e Erjon Llapushit
Aktualitet

‘Përgjuesi ishte tek priza e banjës”/ Dëshmia e dedektives private, kontrolloi shtëpinë e Erjon Llapushit

17:01 - 05/02/26
Para
Moti i keq shemb fasadën e pallatit të rindërtuar

Moti i keq shemb fasadën e pallatit të rindërtuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë
Aktualitet

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

17:38 - 05/02/26

Gjykata e Posaçme ka dënuar 3 prej të akuzuarve të grupit prej 6 personash, që dyshohet se merrnin ryshfet kundrejt...

Lexo më shumë
“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

17:14 - 05/02/26
Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

17:06 - 05/02/26
‘Përgjuesi ishte tek priza e banjës”/ Dëshmia e dedektives private, kontrolloi shtëpinë e Erjon Llapushit

‘Përgjuesi ishte tek priza e banjës”/ Dëshmia e dedektives private, kontrolloi shtëpinë e Erjon Llapushit

17:01 - 05/02/26
Blerje votash për PS-në, SPAK dërgon për gjykim tre persona (Emrat)

Blerje votash për PS-në, SPAK dërgon për gjykim tre persona (Emrat)

16:52 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com