GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Meta: Përshëndes rezolutën e PE-së për Shqipërinë, duhet reflektim

14:06 - 23/01/24
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Meta: Përshëndes rezolutën e PE-së për Shqipërinë, duhet reflektim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për media ka reaguar për projekt-rezolutën e miratuar dje nga PE për Shqipërinë.

Sipas kreut të PL, u përshkrua qartë situata dramatike në vendin tonë dhe nevoja për reflektim është urgjente.

Meta tha ndër të tjera së bashkëndan  nevojën ulëritëse të forcimit të llogaridhënies ndaj qeverisjes, sidomos përmes përdorimit të mekanizmit të mbikëqyrjes, përfshirë komisionet hetimore që janë një e drejtë kushtetuese dhe e pamohueshme e opozitës.

Ai po ashtu u shpreh se një tjetër domosdoshmëri është mosndërhyrja e politikës në sistemin e drejtësisë.

“Bashkëndaj të njëjtin qëndrim lidhur me nevojën ulëritëse të forcimit të llogaridhënies ndaj qeverisjes, – tha Meta, – sidomos përmes përdorimit të mekanizmit të mbikëqyrjes, përfshirë komisionet hetimore që janë një e drejtë kushtetuese dhe e pamohueshme e opozitës. Në Rezolutë theksohet me force se është jetik funksioni i kontrollit dhe i balancës që duhet të luajë Kuvendi, për shtetin ligjor dhe demokracinë në vend.

Vlerësoj lart shqetësimin e shprehur për përhapjen e korrupsionit në të gjitha fushat e jetës publike dhe të biznesit dhe në këtë drejtim nuk mund të mos vlerësoj angazhimin energjik të Partisë së Lirisë për denoncimin e çdo afere korruptive nga Qeveria dhe pushteti vendor i drejtuar nga “Rilindja” duke nisur nga afera e inceneratorëve, e Portit të Durrësit, koncesionet në shëndetësi, infrastrukturë e me rradhë.

Kërkesa e drejtë drejtuar institucioneve shqiptare, sidomos të drejtësisë, për intensifikuar përpjekjet për luftën ndaj korrupsionit, do të thotë se pritet dhënia fund e pandëshkueshmërisë, me veprime efektive, transparente dhe të vazhdueshme, jo sipas një sistemi që funksionon me regji dhe në mënyrë selektive, që përcakton kush dhe kur do të goditet sipas interesit politik të ditës së Kryeministrit.

Ndaj e bashkëndaj të njëjtën nevojë të shprehur në rezolutë për domosdoshmërinë e shmangies së ndërhyrjeve politike në sistemin e drejtësisë dhe eleminimin e korporatizmit, si dhe theksoj nevojën për miratimin e menjëhershëm të ndryshimeve të nevojshme në ligjet e reformës në drejtësi.

Siç me të drejtë theksojnë partnerët tanë europianë, këto reforma janë thelbësore për një gjyqësor të pavarur që u përmbahet praktikave më të mira ndërkombëtare, duke garantuar drejtësi, paanshmëri dhe efikasitet.”

Ilir Meta nënvizoi më tej se “është tepër serioze dhe kritike që pavarësisht krijimit të Komisionit Parlamentar Ad Hoc për reformën zgjedhore në shkurt 2022, nuk është bërë asnjë përparim në miratimin e ndonjë teksti dhe në adresimin e rekomandimeve të pazgjidhura të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias, i bashkohem thirrjes për përfshirjen e fortë të Parlamentit për të nxitur angazhimin real të opozitës në këtë proces, për të garantuar përfaqësimin e plotë dhe gjithëpërfshirjen në reformën zgjedhore.

Realisht mazhoranca ka bllokuar qëllimisht veprimtarinë e këtij komisioni për realizimin e synimeve të saj politike dhe miratimit të njëanshëm të reformës zgjedhore në favor të saj.

Dialogu politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët në adresimin e plotë të kësaj çështjeje përpara zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme, për të forcuar kulturën parlamentare demokratike të Shqipërisë dhe për të mundësuar një proces të qetë zgjedhor, është shumë i rëndësishëm.

Në kuadër të Procesit të Berlinit, theksoj gjithashtu rëndësinë e zbatimit të reformave të nevojshme për përthithjen efektive të fondeve, duke përforcuar kështu rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian për t’u dhënë fund njëherë e përgjithmonë praktikave korruptive si ato me fondet e IPARD në bujqësi, që u pezulluan pikërisht për këtë shkak.

Theksoj gjithashtu të njëjtën nevojë, të shprehur edhe në Rezolutën e Komitetit Ndërparlamentar të Stabilizim-Asocimit për të mbrojtur gazetarët nga pengesat ligjore dhe institucionale, si dhe i bashkohem thirrjes për veprime konkrete për të siguruar një mjedis të sigurt për gazetarët, duke mbështetur një peizazh mediatik të lirë dhe të drejtë.

Është tepër i domosdoshëm një reflektim urgjent ndaj kësaj Rezolute dhe ndaj të gjitha prapambetjeve skandaloze në çdo fushë të evidentuara, për shkak se janë pikërisht këto çështje që kushtëzojnë ecurinë e mëtejshme të procesit të negociatave dhe të gjithë procesit të anëtarësimit, sepse ato kanë të bëjnë me standardet e transparencës, të llogaridhënies, të funksionimit të shtetit të së drejtës dhe të sundimit të ligjit”, u shpreh ai.

 

Etiketa: Kryesore1metaRezolute

Lajme të lidhura

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Para
Pastrohen rrugët e Shkodrës nga bora, problem drejtuesit e mjeteve

Pastrohen rrugët e Shkodrës nga bora, problem drejtuesit e mjeteve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com