GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rakip Suli i fut në xhep 320 MLN lekë Artur Caushajt për rrugicat e Bathores

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Rakip Suli i fut në xhep 320 MLN lekë Artur Caushajt për rrugicat e Bathores
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, vazhdon me këmbëngulje t’i shpërndajë fondet në duart e miqve, duke shkelur rregullat e prokurimit. Ai është kapur fortë pas tenderëve për rikonstruksion rrugës, përmes të cilëve mund të nxjerrë shumë para nga arka e Bashkisë në favor të oligarkëve.

Këtë herë Suli ka vendosur në qendër të tenderit “Ndërtim Rrugët Blloku Bathore 3 +4 deri tek Rr. Ibrahim Basha , Rr.Shupenze+ Rr. Padre Mateo Rici + Rr. Tomin+ Rr. Shen Pali II + Rr. Pingul me rr.Skavice + 2 Rr. Paralele me Rr. Skavice + Rr.Paralel me Rr. Arbrit”. Për këtë projekt janë vënë në dispozicion 320 milionë lekë.

Nëse e shohim nga emërtimi i tenderit, mund të themi që janë disa rrugë dhe ky fond është i justifikueshëm.

Por, po t’i hidhni një sy tabelave dhe planeve të preventivit do të kuptoni që ka shumë hapësirë për abuzim.

Shohim që do t’u hidhet nga 10 cm çakëll e nga 4 centimetër beton, sepse këto rrugë janë ekzistente, por shkojnë drejtë amortizimit pasi bëhen punime të dobëta. Gjithashtu, Suli ka përfshirë edhe vijëzimin me të bardha në këto rrugica në zonën e Bathores.

Procesi i zhvillimit të tenderit është i mbushur me shkelje që synonin firmosjen e kontratës me fituesin e paracaktuar. Në prokurim kanë paraqitur ofertat e tyre 12 kompani menjëherë sapo u hap gara.

Por, Suli i cili është nën hetim  nga SPAK-u është kthyer në makineri tenderash korruptivë, duke shpërfillur rrezikun e arrestimit. Prandaj, për të mos humbur kohë, kryebashkiaku i ka eliminuar nga gara 10 firma njëherësh, dhe për në fazën e fundit la vetëm zarfin e firmës L.T.E CONSTRUCTION, në pronësi të Artur Caushajt.

Kështu, Caushajt iu dha fitorja nën tavolinë dhe askush nuk u mor me vlerësimin e pikëve që kishte fituar apo me kriteret që plotësonte ose jo në këtë kontratë.

Për mungesë të konkurrencës dhe shkelje të hapur të ligjit ‘Për Prokurimet Publike’, Open Data Albania i ka vendosur “flamurin e kuq” këtij tenderi. Kjo është shenjë e riskut të korrupsionit. Shpresojmë që APP, SPAK e institucione të tjera përgjegjëse të shohin se tenderët me “red flag” po shtohen dhe ky është një shenjë se korrupsioni po zhduk konkurrencën.

Artur Caushajt është klient i rregullt i Sulit dhe i Erion Veliajt, duke përfituar qindra milionë lekë përmes tenderave pa garë.

Ndërkohë, pas kallëzimit për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, SPAK regjistroi procedim penal ndaj kryebashkiakut Rakip Suli.

Burime bëjnë me dije se SPAK po kryen hetime për zyrtarë të bashkisë Kamëz, lidhur tendera të pastrimit të qytetit dhe dëmshpërblimet për tërmetin.

Lexo edhe: Rakip Suli i fal 700 MLN lekë Lush Osmanit për arnim rrugësh

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimRakip Sulitender

Lajme të lidhura

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë
Breaking Views

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë

17:23 - 30/07/26
Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës
Breaking Views

Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës

17:30 - 29/07/26
Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”
Breaking Views

Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”

21:18 - 27/07/26
Para
Berisha tregon çfarë dëshmoi në SPAK: Gjeta atmosferë mortore…

Berisha kërkonte lirinë, Apeli i GJKKO-së shtyn vendimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26

Italia ka vendosur të mbyllë përkohësisht kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën, në përgjigje të krizës së emigrantëve në Ceuta...

Lexo më shumë
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26
Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

21:56 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com