GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Prokurorët e SPAK padisin Altin Dumanin: Nuk po na jep rrogën e plotë

17:29 - 05/02/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Video
Kohë leximi: 5 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Brenda godinës së qelqtë, por të ftohtë dhe të rëndë të Prokurorisë së Posaçme, po fryjnë disa erëra aspak të mira. Pavarësisht se SPAK-u mundohet të mbajë brenda vetes si sekretet, ashtu edhe problemet, sërish ato dalin në sipërfaqe.

Së fundmi, një pjesë e prokurorëve të posaçëm kanë paditur institucionin e SPAK-ut në Gjykatën Administrative të Apelit dhe, rrjedhimisht edhe shefin e saj, Altin Dumanin.

Padia është regjistruar në Gjykatë në 25 janar 2024 dhe pritet të shqyrtohet gjatë javëve të ardshme.

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani

“Gijotina” mëson se padia është dorëzuar nga prokurorët Dritan Prençi, Doloreza Musabelliu, Dorina Bejko dhe Manjola Kajana.

Thelbi i padisë është pretendimi i prokurorëve se janë paguar më pak se sa është përcaktuar në ligj dhe vendimet përkatëse. Mesa duket, pasi nuk kanë gjetur zgjidhje brenda institucionet, prokurorët i janë drejtuar Gjykatës së Apelit Administrativ, për të kërkuar të drejtën e tyre.

Një fërkim i tillë, i panevojshëm dhe absurd, mund të ndikojë në raportet e prokurorëve me titullarin dhe, si rrjedhim, mund të cënojë edhe cilësinë e hetimeve që po zhvillohen nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion.

Padia
Katër prokurorët, por jo vetëm ata, në thelb kanë të njëjtën kërkesë.

Ata kërkojnë që t’u paguhet “pjesa e diferencës së papaguar të pagave për periudhën nga data 01.01.2019 e në vijim deri në 28.09.2022, mbi pagën referuese të saktë për llogaritje në vlerën 143.800 lekë, në vend të asaj të pasaktë në vlerën 118.100 lekë, dhe nga data 28.09.2022 deri ne datën 09.01.2023 në shumën 152.700 lekë, në vend të asaj të pasaktë në vlerën 126.300 lekë”.

Gjykata Administrative e Apelit ka regjistruar padinë e prokurorëve kundër SPAK-ut

Me disa llogari të thjeshta, prokurorët pretendojnë se janë paguar për 8 muaj me rreth 25 mijë lekë në muaj më pak, si edhe janë paguar për rreth 5 muaj me një pagë 26.400 lekë në muaj më pak se sa u takon.

Në total, secili prej tyre pretendon se institucioni punëdhënës duhet t’i paguajë edhe mbi 300 mijë lekë të reja secilit, krahas pagave që kanë marrë deri më tani.

Prokurorët e SPAK-ut, si çdo punëmarrës, kanë të drejtën e pagës dhe shpërblimit për angazhimin profesional. Por, nga mënyra se si është krijuar konflikti dhe se si kërkohet të zgjidhet, nuk bëhet ndonjë diferencë me institucionit të rëndësishëm SPAK dhe ndonjë fasonerie apo aktiviteti tjetër jo aq elitar se Prokuroria e Posaçme.

Ku bazohet kërkesa?

Në Dhjetor të vitit 2022, Gjykata Kushtetuese pranoi një kërkesë të Unionit të Gjyqtarëve, i cili kërkoi shfuqizimin e një neni në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” dhe të një neni në ligjin “Për pensionet suplementare”, të cilët u mohonin magjistratëve përfitime financiare që ishin parashikuar në Kushtetutë.

Në atë vendim, Gjykata Kushtetuese vendosi pranimin e kërkesës dhe

– Shfuqizimin e nenit 12, pika 5, shkronja “a”, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

– Shfuqizimin e nenit 1, pika 7, paragrafi i dytë, shkronjat “a”, “b” dhe “c” të ligjit nr. 8097, datë 21.03.1996 “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve

Beteja e gjyqtarëve për të përfituar shtesë page nisi në fillim të vitit 2021, pas një auditimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Sipas raportit të KLSH, një gabim në interpretimin e ligjit u ka mohuar gjyqtarëve 14 mijë lekë në muaj dhe se paga referencë e tyre duhet të ishte 132.100 lekë nga 118.000 lekë që ishte llogaritur deri në atë kohë.

KLSH-ja e bëri përllogaritjen e re duke u bazuar në një Vendim të Këshillit të Ministrave të vitit 2017 për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve civilë.

Ministria e Financave në atë kohë refuzoi të zbatonte rekomandimin, duke e cilësuar atë të padrejtë dhe me një kosto të lartë në buxhetin e shtetit, kosto që sipas zyrtarëve të ministrisë shkon në 20 milionë dollarë vetëm për periudhën janar 2019 –maj 2021.

Ndërkohë nuk dihet se sa është kostoja financiare e përllogaritjes së pensionit të ri për gjyqtarët pas shfuqizimit të nenit në ligjin e vitit 1996.

Kuvendi ndërhyri në ligjin e vitit 2016, duke e ndryshuar nenin përkatës ku ishte bazuar rekomandimi i KLSH-së, por rreth 150 gjyqtarë iu drejtuan Gjykatën Administrative duke fituar gjyqet kundër KLGJ-së dhe në nëntor e çuan çështjen edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Seanca për shqyrtimin e çështjes u mbajt me 15 nëntor dhe Kuvendi parashtroi argumentet kundër kërkesës së gjyqtarëve, duke e cilësuar një keqkuptim interpretimin e nenit ligjor nga ana e KLSH-së.

Kuvendi pretendoi se kërkesa e gjyqtarëve ishte e pabazuar dhe se vullneti i ligjvënësit kishte qenë i qartë dhe i saktë në përllogaritjen e pagës së magjistratëve që në momentin kur janë hartuar ligjet e “Reformës në drejtësi”.

Bazuar në atë vendim të Gjykatës Kushtetuese, prokurorët e SPAK-ut tashmë kanë paditur në gjykatë institucionin ku punojnë, me qëllim që t’u njihet shtesa mbi pagë.

Dosjet e prokurorëve paditës
Katër prokurorët që kanë paditur SPAK-un janë emëruar në kohë të ndryshme si pjesë e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion dhe angazhimi i tyre në dosje “të rënda” është i ndryshëm.

Prokurori Dritan Prençi është emëruar në SPAK që në fillimet e këtij institucioni, në dhjetor 2019. Ai ka ndjekur fillimisht disa dosje trafiku narkotikësh. Më tej, iu ngarkuan hetimet për inceneratorin e Fierit dhe atë të Elbasanit.

Prokurori i SPAK, Dritan Prençi

Partia Demokratike ka akuzuar publikisht prokurorin Prençi se ka fshehur materiale, me qëllim për të lehtësuar pozitën e Mirel Mërtirit, i njohur si “bosi në hije i inceneratorëve”.

Prokurorja Doloreza Musabelliu gjithashtu është emëruar si prokurore e posaçme që në fillimin e punës së SPAK-ut, në dhjetor 2019. Ajo trajton çështje të krimit të organizuar. Pak kohë më parë, u publikua në media se një i shumëkërkuar, Laert Haxhiu, e kishte vënë në shënjestër prokuroren Musabelliu.

Prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu

Megjithatë, këto të dhëna i përkasin një kohe para disa vitesh. Pasi një ish-bashkëpunëtor i Haxhiut deklaroi së fundmi se Laert Haxhiu, i quajtur Artan Tafani, deklaroi në Shtator të vitit 2023 se Musabelliu mund të kishte qenë objekt agresioni, ndaj saj u morën masa mbrojtëse shtesë.

Prokurorja Dorina Bejko iu bashkua vonë trupës së SPAK-ut, në Korrik të vitit 2021. Ajo aktualisht është pjesë e dosjes në ngarkim të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Prokurorja e SPAK, Dorina Bejko

Ai akuzohet për “blerje votash” në zgjedhjet lokale të 14 Majit 2023. Rasti “Beleri” është bërë një mollë sherri mes Tiranës dhe Athinës, pasi qeveria greke pretendon se kryeministri Edi Rama ka ndikuar për sajimin e një hetimi ndaj kandidatit minoritar, me qëllim për të mos e lejuar të drejtojë pushtetin lokal në Himarë.

Prokurorja Manjola Kajana u kualifikua që në fillim për të qenë pjesë e SPAK-ut, por emërimi u shty për disa kohë, derisa ajo mori konfirmimin në detyrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në qershor 2020.

Prokurorja e SPAK, Manjola Kajana

Aktualisht, prokurorja Kajana po ndjek çështjen e ish-kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, i akuzuar për korrupsion në formën e përfitimit të marrëdhënieve seksuale.

Etiketa: DumanipadiaprokuroreSpak

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Bardhi: Rama një frikacak, që i shmanget përballjes me qytetarët

Bardhi: Rama një frikacak, që i shmanget përballjes me qytetarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com