GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Salianji kërkoi sqarime, INSTAT: Ja kur publikojmë të dhënat e Censit

12:12 - 07/02/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Pre e sulmit kibernetik, rikthehet në funksion faqja e INSTAT
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Instituti i Statistikave i ka kthyer përgjigje deputetit Salianji, lidhur me vonesën e publikimit të të dhënave te Censit.

Deputeti Salianji me shkrese zyrtarë i ka kërkuar sqarime INSTAT për këtë proces të rëndësishëm, për metodën e ndjekur, dhe për shqetësimin e ndërhyrjes qeveritare.

Nga ana tjetër, për herë të parë ky institucion bën transparencën financiare, duke treguar sa u ka kushtuar shqiptarëve censi që nisi në shtatorin e vitit të kaluar, dhe do të shpallet në qershor.

Dhe ka kushtuar jo pak, por 16.9 milionë euro.

Përgjigjet e INSTAT ndaj shkresës së Ervin Salianjit:

Kur do të publikohen të dhënat e Censit të realizuar gjatë vitit 2023?

Rezultatet kryesore të Censit 2023 do të publikohen në muajin Qeshor 2024, sikurse janë parashikuar në planin e publikimeve të Censit, si dhe paraqitur në Planin Vjetor, 2024 të INSTAT në Kuvend. Në faqen zyrtare të INSTAT gjendet informacioni kronologjik mbi publikimin e rezultateve të Censit 2023.

Cili ka qenë afati i parashikuar për publikimin e këtyre të dhënave?

Siç e kemi sqaruar dhe më sipër, afati për publikimin e të dhënave ka qenë Qershor 2024 për rezultatet kyesore, dhe në vijim për të dhënat e tjera në nivel të detajuar.

Cilat janë arsyet e vonesës së publikimit të këtyre të dhënave?

Nuk ka pasur asnjë vonesë në publikimin e të dhënave të Censit. Ju bëjmë me dije se publikimi i rezultateve të Censit 6 muaj pas përfundimit të proceseve të terrenit (mbledhja e të dhënave, dhe anketa e post Censit) janë afatet më të afërta për publikimin e të dhënave të Censit sipas standardeve ndërkombëtare (Regulation (EC) No.763/2008 on Population and Housing Censuses).

A ka pasur ndonjë ndërhyrje nga ndonjë institucion i pushtetit qendror apo vendor lidhur me publikimin e këtyre të dhënave?

INSTAT është një institucion i pavarur i cili është në varësi të Kuvendit të Shqipërisë, sipas ligjit NR. 17/2018 PËR STATISTIKAT ZYRTARE. Ai udhëhiqet nga parimet e profesionalizmit, transparencës dhe besueshmërisë së statistitikave zyrtare të cilat i ka të shprehura në ligjin për statistikat. Mbi këto parime INSTAT monitorohet çdo vit nga institucionet ndërkombëtare, sidomos ato të BE-së, ku dhe qëndrimet e tyre janë të shprehura në raporte të ndryshme. Siç edhe ju duhet të jeni në dijeni, në raport progresin e KE nuk ka asnjë rresht ku vë në dyshim pavarësinë apo profesionalizmin e INSTAT.

A rrezikon vonesa në publikimin e këtyre të dhënave ndërhyrje të paautorizuara me qëllim manipulimin apo shtrembërimin e tyre?

Siç e sqaruam më lart, nuk ka vonesa në publikimin e të dhënave. Ato janë sipas planit të parashikuar dhe publikuar prej kohësh në faqen zyrtare të INSTAT, kësisoj nuk ka vend për asnjë dyshim të tillë.

Cilat janë masat konkrete të sigurisë të marra nga institucioni juaj me qëllim garantimin e vërtetësisë dhe saktësisë së të dhënave?

Në zbatim të legjislacionit në fuqi për statistikat zyrtare, mbrojtjen e të dhënave personale dhe politikës së institucionit lidhur me sigurinë e informacionit, të dhënat mbrohen përmes proceseve teknike të enkriptimit; kontrollit dhe kufizimit të aksesit, duke u bazuar në parimin e aksesit minimal të nevojshëm për të kryer funksionet e punës; mekanizmave të autentifikimit që sigurojnë akses vetëm nga përdoruesit e autorizuar; monitorimit të aktivitetit gjatë mbledhjes apo përpunimit të të dhënave.

Sa ka qenë kostoja totale për realizimin e Censit dhe a ka krijuar kosto shtesë vonesa në publikimin e të dhënave?

Kosto totale e parashikuar e Censit të Popullisë dhe Banesave ka qenë 16.9 milionë euro (gjendet dhe në planin vjetor të dërguar nga INSTAT në Kunvendin e Shqipërisë). Duhet të theksojmë që aktiviteti i Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023 nuk përfundon me mbylljen e grumbullimit të të dhënave në terren apo dhe anketën e post Censit. Aktualisht INSTAT është në fazën e kodifikimit të klasifikimeve dhe pastrimit të dublikateve deri në publikimin e rezultateve

kryesore në muajin Qershor 2024. Më tej, sipas planit të shpërndarjes do të vazhdohet me: Publikimin e rezultateve përfundimtare të Censit në nivel qarku/bashkie në muajin Tetor 2024, ndërkohë në muajin Dhjetor 2024 INSTAT ka parashikuar të dërgojë të dhënat e Censit dhe metadatat në Eurostat. Më tej do të vazhdohet me studimin e thelluar të të dhënave të Censit ku do të kryhen dhe analizat tematike

Etiketa: InstatKryesore1Salianji

Lajme të lidhura

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet
Aktualitet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave
Aktualitet

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26
Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin
Breaking Views

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

19:01 - 11/01/26
Para
EMRI/ I dënuar në Itali për prostitucion, kapet 56-vjeçari në Elbasan

EMRI/ I dënuar në Itali për prostitucion, kapet 56-vjeçari në Elbasan

Discussion about this post

TË FUNDIT

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit
Breaking Views

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26

Sulmuesi i kombëtares, Myrto Uzuni, i cili aktivizohet në MLS për Austin Fc, ka vendosur që të investojë në Shqipëri,...

Lexo më shumë
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

20:24 - 11/01/26
Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26
Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

19:22 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com