GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Edhe pse shkeli kontratën, Nevila Shuke i fal prapë 147 MLN lekë Arbër Teqjas

12:24 - 07/02/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Por, pavarësisht këtij denoncimi, drejtoresha e spitalit të Fierit, Nevila Shuke, nuk dha shpjegime për situatën. Jemi të bindur se  askush

Por, pavarësisht këtij denoncimi, drejtoresha e spitalit të Fierit, Nevila Shuke, nuk dha shpjegime për situatën. Jemi të bindur se  askush

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nëse ju bie rasti të shkoni në Spitalin e Fierit, në mes të urgjencës dhe maternitetit, brenda dhe jashtë kazanëve të mbetjeve urbane, do të gjeni të hedhura sasi të konsiderueshme mbetjesh spitalore të rrezikshme.

Pak ditë më parë, në një emision investigativ u denoncua se kudo nëpër spital shiheshin me sy të lirë age, shiringa, sende qelqi, sende me gjak dhe risk të lartë.

Por, pavarësisht këtij denoncimi, drejtoresha e spitalit të Fierit, Nevila Shuke, nuk dha shpjegime për situatën. Jemi të bindur se  askush nga eprorët e saj, përfshirë ministren Albana Koçiu, nuk i ka kërkuar llogari. Pyetja mbetet: Pse nuk është përmbushur kontrata nga kompania përgjegjëse për pastrimin e mbetjeve të rrezikshme?

E vetmja masë që u mor ishte vendosja e një gjobe rreth 1 milionë lekë të reja, pasi u konstatuan shkelje në procedurën e menaxhimit të mbetjeve. Gjobën e paguan Spitali, edhe pse përgjegjëse ishte kompania “ECO RICIKLIM” e Arbër Teqajt dhe Ervin Meçes.

Fiton sërish pa garë Teqja

Pas këtij denoncimi Shuke, në vend të reflektonte, ka firmosur një tjetër kontratë abuzive me firmën në fjalë.

Më datë 2 shkurt 2024 është publikuar në sistemin e APP kontrata e firmosur për tenderin me objekt ‘Evadimi dhe trajtimi i mbetjeve spitalore’ dhe me vlerë 147 milionë lekë. Në garë për këtë tender kanë qenë vetëm firmat “Eco Riciklim” sh.p.k dhe “Medi-Tel” sh.p.k, por kjo e fundit është skualifikuar për shkak se nuk ka dorëzuar dokumentin e sigurimit të ofertës.

Kur ligji në fakt kërkon që për dokumentet në mungesë operatorët duhet të njoftohen, sidomos në raste si ky, ku ishin vetëm dy oferta. Por, Shuke nuk e ka bërë këtë. Drejtoresha e Spitalit ka vendosur që t’ia falë këtë kontratë firmës së Arbër Teqajt dhe Ervin Meçes. E pra, kjo aferë duhet të jetë kurdisur me miratimin e ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu, ndryshe nuk do të kishte kaq guxim drejtoresha Shuke.

Tenderi ka marrë ‘Flamurin e Kuq’ nga Open Data, sinjal që përveç se na tregon shkeljet në prokurim, jep alarmin edhe për riskun e lartë të korrupsionit. Për më tepër ku risk ndikon në neglizhencën për pastrimin e mbetjeve në Spitalin e Fierit.

Gjendja e rrezikshme që prej 2019

Gjendja aktuale e Spitalit Rajonal të Fierit, ku qytetarët rrezikohen më shumë se sa kurohen, ka nisur qysh në vitin 2019. Ka qenë Kontrolli i Lartë i Shtetit i cili në raportin e Auditimit me temë “Menaxhimi i Mbetjeve Spitalore”, evidentonte pikërisht se stafi mjekësor është i patrajnuar, si dhe spitalet nuk plotësojnë kushtet infrastrukturore për mbledhjen dhe grumbullimin e mbetjeve spitalore. Spitali i Fierit renditej në një nga spitalet ku gjendja për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme ishte shumë keq.

Ndërsa theksonte se janë bërë vazhdimisht tendera nga Spitali për menaxhimin e mbetjeve dhe kontratat nuk janë zbatuar.

Sakaq, në sistemin e prokurimeve rezulton se që nga viti 2019 është firma “Eco Riciklim” sh.p.k ajo që fiton tenderat pa garë për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme. Teqja edhe pse çdo vit rrit kërkesën për fondin, kontratën nuk e zbaton asnjëherë. Jemi sot pas 5 viteve dhe situata vazhdon po njësoj. Madje me papërgjegjshmërinë më të madhe, fill pas marrjes së gjobës Shuke firmos aferën e radhës me dyshen Teqja-Meçe.

Teqja ka qenë i arrestuar në vitin 2015 për falsifikim dhe përvetësim, si një prej përfituesve nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, në shuma të konsiderueshme parash nëpërmjet skemës së rimbursimit të medikamenteve nëpërmjet farmacisë së tij “Express”.

Teqja u arrestua për evazion fiskal, pasi kishte përfituar në mënyrë abuzive nga fondi i rimbursimit të ilaçeve, nëpërmjet falsifikimit të recetave.

 

Gjithashtu, rezulton se nëpërmjet kompanisë tjetër të tij DIAL-ALB ai është gjobitur në kohën e pandemisë nga Autoriteti i Konkurrencës me masë administrative gjobë në vlerën e 1.2 milionë lekëve për shumëfishim të çmimeve të dezinfektantëve dhe maskave në muajt kur Shqipëria u kalua nga pandemia e Covid-19, duke zhvatur kështu qytetarët e varfër shqiptarë.

Epo, si mund të lihet një proces kaq i rëndësishëm në duart e një grabitqari të fondeve shtetërore si Teqja. Për këtë duhet të japë shpjegime drejtoresha Shuke, si dhe ministrja Albana Koçiu.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: abuzimeArber Teqjanevila shukespitali rajonal fiertender

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Protestat e fermerëve në Greqi, Mitsotakis: S’mund të shantazhoni…

Protestat e fermerëve në Greqi, Mitsotakis: S’mund të shantazhoni…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25

Një tjetër aksion arrestimesh të nivelit të lartë raportohet se po zhvillohet nga ana e SPAK. Burime bëjnë me dije...

Lexo më shumë
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25
Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

19:27 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com