GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Drejtësia po mbulon vjedhjet e regjimit, qytetarët të marrin në dorë fatet e vendit

19:12 - 08/02/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Drejtësia po mbulon vjedhjet e regjimit, qytetarët të marrin në dorë fatet e vendit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Kryeministri Sali Berisha, nga ballkoni i apartamentit ku ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023, ndërsa iu drejtua mbështetësve të tij që vijojnë të mblidhen në atë që e kanë pagëzuar si “Rruga e Shpresës”, tha se drejtësia jo vetëm nuk ekziston, por në mënyrën më tragjike serviret në një akt të tmerrshëm korrupsioni si model.

Berisha tha se regjimi i Edi Ramës shkatërroi Shqipërinë më shumë se çdo pushtim tjetër, duke shtuar se një regjim që me politikat e tij, vjedhjet e tmerrshme, dhunimin e votës dhe të drejtave të njeriut, de facto përzuri nga Shqipëria, shqiptarët sa asnjë pushtues tjetër nga Shqipëria.

“Qytetarë dhe qytetare shqiptarë, o sot o kurrë të marrim në dorë fatin tonë. Sot ne jemi qytetarët me të drejta të mohuara. Sot ne jemi qytetarët, të cilëve qeveria u kontrollon votën dhe vullnetin.

Sot ne jemi qytetarët, që me votën tonë nuk flasim më. Sot ne jemi qytetarët, të kontrolluar njëlloj si një diktaturë.

Drejtësia nuk ekziston. Jo vetëm nuk ekziston, por në mënyrën më tragjike serviret në një akt të tmerrshëm korrupsioni si model- drejtësi, si suksesi i sukseseve, si arritja e arritjeve.

O sot o kurrë, çdo shqiptar duhet të ngrihet të marrë në dorë fatin e tij sepse ai është qytetari më i vjedhur jo i Europës, por i planetit.

Kemi folur çdo ditë për vjedhjen e shekullit, për djegësin e Tiranës, që gjer tani ka gllabëruar në kompaninë Rama-Veliaj 130 milionë euro dhe nuk ekziston as nam as nishan.

Kemi folur për sterilizimet, që kushtojnë 83 herë më shumë se sa para fillimit të tyre. Për check-upin, për një seri vjedhjesh të tjera”, tha Berisha.
Në vijim të denoncimeve, kreu demokrat u shpreh se në rrugët e Shqipërisë gjatë këtyre 10 viteve janë shpenzuar 9 miliardë euro dhe janë vjedhur 90 përqind e tyre.

“Rrugët janë ndërtuar rrugë 10, 15 herë më shtrenjtë se në çdo vend tjetër të Europës. Ndaj dhe thirrja juaj, o sot o kurrë, të marrim në dorë fatin tonë, është për çdo shqiptar.

Për çdo shqiptar që kërkon të votojë i lirë. Për çdo shqiptar që kërkon që taksat e tij t’i kthehen në mirësi, në rroga, pensione, shërbime, rrugë. Për çdo shqiptar që kërkon që me votën e tij të ndryshojë qeverinë që nuk do.

Të mos harrojmë se kurrë nuk duhet të presim nga njeri që do të vijë nga jashtë dhe të na garantojë të drejtën e votës.

Kurrë nuk duhet të presim nga një njeri se do vijë nga jashtë të kapë për zverku qeveritarët tanë hajdutë.

Jemi ne që kemi detyrë mbi detyrat tona t’i japim duart njëherë e përgjithmonë këtij regjimi.

Thirrja juaj o sot o kurrë u drejtohet mbarë të rinjve shqiptarë, të cilët të injoruar në mënyrë armiqësore nga regjimi, të cilët me qëllim bëhet gjithçka që të largohen nga Shqipëria.

Kjo thirrje është për secilin prej tyre, të bashkohet me ne për të rikthyer Shqipërinë në rrugën e fitores, në rrugën e zhvillimit, në rrugën e begatisë”, tha Berisha.

Etiketa: akuzaberishadrejtesiaKryesore1

Lajme të lidhura

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan
Aktualitet

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan

22:40 - 23/04/26
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje
Aktualitet

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

22:17 - 23/04/26
Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë
Breaking Views

Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

22:05 - 23/04/26
Para
E PLOTË/ Silvinjo: Fokusi vetëm te “finalja” me Çekinë, llogaritë do t’i bëjmë në nëntor

Sylvinho flet pas shortit të Nations League: Grup i ekulibruar

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan
Aktualitet

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan

22:40 - 23/04/26

Për afro 2 orë ish-zëvendës drejtori i Policisë së Elbasanit, Krenar Guçe, u pyet në gjykatë nga avokatët e të...

Lexo më shumë
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

22:17 - 23/04/26
Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

22:05 - 23/04/26
Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

21:25 - 23/04/26
Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

21:16 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com