GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kurti e Vuçiç përballen në OKB: Serbia, një nga rreziqet më të mëdha për Rajonin

22:02 - 08/02/24
në Aktualitet, Kosovë & Rajon, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti e Vuçiç përballen në OKB: Serbia, një nga rreziqet më të mëdha për Rajonin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara po vijon punimet teksa po diskutohen lëvizjet e fundit të qeverisë së Kosovës për heqjen e dinarit, e cila në kërkesën e Beogradit është kundërshtim me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka replikuar me deklaratat e presidentit serb Vuçiç, duke thënë se është “disi ironike” t’i përgjigjet akuzave të rreme për abuzim me të drejtat e njeriut vendit që ka kryer gjenocidin e fundit të shekullit të 20-të.

Kurti shtoi se Serbia po ashtu paraqet një nga rreziqet më të mëdha për stabilitetin rajonal, ndërsa rikujtoi se brutaliteti i serbëve në vitet ’90 në Kosovë ndryshoi ligjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut përgjithmonë.

“Është disi ironike t’i përgjigjesh akuzave të rreme për abuzim me të drejtat e njeriut një vendi që ka kryer gjenocidin e fundit të shekullit të 20-të dhe një qeveria që është një nga rreziqet më të mëdha të stabilitetit në rajon. Qeveria serbe në vitet ’90 urdhëroi vrasje dhe kreu gjenocid në Kosovë. Brutaliteti i asaj që u krye ndryshoi ligjet ndërkombëtare përgjithmonë. Këshilli i Sigurimit ka krijuar Tribunalin e Hagës për krimet që Serbia ka kryer në Kosovë, Bosnje e Kroaci. Ne kemi ndërtuar një shoqëri shumetnike dhe kemi ndërtuar një shtet demokratik. Ne jemi krenar për një republikë për të gjithë ku sundon e drejta. Ne bashkë me aleatët kemi ndërtuar shtet demokratik”, tha Kurti. Ai shtoi se ne me krenari zbatojmë kushtetutën që ka mbrojtjen më të madhe të pakicave.

Nga ana tjetër, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha se situata në Kosovë po bëhet e vështirë për serbët, pas vendimit të BQK-së për ndalimin e dinarit serb.

Sipas tij, me vendimin për ndalimin e dinarit, Kosova po krijon “kushte të padurueshme të jetës për serbët në Kosovë”.

Ai akuzoi Prishtinën se po kryen “sulme të përhapura sistematike” ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë.

“Në një situatë të tillë, pa një reagim të duhur, mund të shkaktohet një dëm i pariparueshëm për mbijetesën e popullit serb në Kosovë”, tha ai.

Sipas Vuçiçit, rregullorja e BQK-së është “goditje ndaj mbijetesës së serbëve dhe themelimit të Asociacionit” të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Etiketa: Kryesore1KurtiokbVucic

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Para
VIDEO/ Martohen Ilnisa dhe Meritoni, dhurojnë puthjen e parë në buzë!

VIDEO/ Martohen Ilnisa dhe Meritoni, dhurojnë puthjen e parë në buzë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran ka folur për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit....

Lexo më shumë
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com