GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ish-kryeministri holandez dhe bashkëshortja vdesin nga eutanazia

në Botë, Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Sporti në zi! Ish-kampioni i botës vdes në moshën 29-vjeçare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dorë për dore me bashkëshorten e tij, ish-kryeministri i Holandës, vdiq nga eutanazia. Të dy ndërruan jetë në moshën 93-vjeçare. Lajmi u bë publik të premten nga Forumi i të Drejtave, i cili tha se çifti vdiq të hënën dhe do të varroset në një ceremoni private në qytetin lindor të Nijmegen.

“Ai vdiq dorë për dore me gruan e tij të dashur Eugenie van Agt-Krekelberg, me të cilën qëndroi për më shumë se 70 vjet”, thuhet në deklaratë.

Çifti ishte në një gjendje të rënduar shëndetësore prej kohësh. Në vitin 2019, Van Agt pësoi një hemorragji në tru, teksa mbante një fjalim në një ngjarje përkujtimore për palestinezët dhe nuk u shërua kurrë plotësisht.

Van Agt drejtoi qeverinë holandeze nga viti 1977 deri në vitin 1982.

Kristian demokrati u largua nga partia e tij në vitin 2017, për shkak të dallimeve ideologjike me qasjen e qendrës së djathtë ndaj Izraelit dhe palestinezëve.

Kryeministri holandez Mark Rutte, e cilësoi Van Agt si “stër-stërgjyshin e tij në detyrë”.

“Me gjuhën unike, bindjet e tij të qarta dhe prezantimin e mrekullueshëm, Dries van Agt i dha ngjyrë dhe substancë politikës holandeze në një kohë polarizimi dhe rinovimi partiak”, tha Rutte në një deklaratë.

“Ai mori përgjegjësinë administrative në një kohë të trazuar dhe arriti të frymëzojë shumë me personalitetin e tij të mrekullueshëm dhe stilin plot ngjyra”, thanë Mbreti Willem-Alexander, Mbretëresha Maksima dhe Princesha Beatrix në një deklaratë të përbashkët.

Van Agt njihej për gjuhën madhështore dhe pasionin për çiklizmin. Ai u detyrua ta linte këtë hobi në vitin 2019, pasi u rrëzua. /Top Channel/

Etiketa: eutanaziHolandeish-kryeministri

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Berisha: Llahtaria që tha Ahmetaj, mund të lidhet me vrasje dhe zhdukje…

Berisha: Llahtaria që tha Ahmetaj, mund të lidhet me vrasje dhe zhdukje...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ovacione dhe duartrokitje para Kryeministrisë, studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës kundër Ramës
Aktualitet

Ovacione dhe duartrokitje para Kryeministrisë, studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës kundër Ramës

12:04 - 20/10/26

Studentët e Mjekësisë i janë bashkuar protestuesve të mbledhur para Kryeministrisë, ku vijojnë thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe kërkesat...

Lexo më shumë
Dhuna policore ndaj të rinjve! Aktivistë të Shoqërisë civile kallëzojnë në SPAK Edi Ramën dhe kreun e Policisë

Dhuna policore ndaj të rinjve! Aktivistë të Shoqërisë civile kallëzojnë në SPAK Edi Ramën dhe kreun e Policisë

11:43 - 20/10/26
Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Pa dorëheqje s’ka dialog

Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Pa dorëheqje s’ka dialog

11:25 - 20/10/26
Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!

Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!

11:19 - 20/10/26
Pedagogët dhe studentët heqin karriget e Ramës para Kryeministrisë: Refuzojmë dialogun!

Pedagogët dhe studentët heqin karriget e Ramës para Kryeministrisë: Refuzojmë dialogun!

11:09 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com