GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Blinken: Ja pse nuk takova asnjë përfaqësues nga opozita

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Blinken: Ja pse nuk takova asnjë përfaqësues nga opozita
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u pyet sepse nuk takoi asnjë përfaqësues nga opozita, gjatë vizitës disa orëshe në Tiranë.

“Në fakt kam pasur mundësi për tu takuar me një sërë njerëzit, kam takuar dhe disa prej personaliteteve kyç të reformës në drejtësi dhe një grup të rinj dhe kur të kthehem nga darka që i detyrohem, do të kemi mundësi të takohem me një segment tjetër të shoqërisë shqiptare, kam marrë mjaftueshëm nga kjo ditë”, tha Blinken.

Sekretari amerikan i Shtetit tha se përurimi i bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë është një tregues i rëndësishëm i angazhimit të Shqipërisë për aleancën dhe e kundërta.

Sa i përket bazës detare në Durrës, për të cilën qeveria shqiptare është ofruar, Blinken tha se vijojnë negociatat.

“Së pari kanë kaluar 15 vjet që kur Shqipëria është bërë aleate e NATO dhe fakti që do të përurohet baza ajrore e Kuçovës kjo është një mënyrë e rëndësishme për të theksuar angazhimin e Shqipërisë ndaj NATO dhe e kundërta. Ndërsa kur bëhet fjalë për bazën detare do e diskutojmë, për sa i përket aseteve të tjera që janë të blera për aleancën”, përfundoi ai.

Baza ajrore e Kuçovës ishte pjesë e bisedimeve dypalëshe mes kryeministrit Rama dhe sekretarit Anthony Bliken, zbuloi zyrtari i lartë amerikan gjatë konferencës dypalëshe.

Shefi diplomacisë amerikane zbuloi se kjo bazë do të jetë gati muajin e ardhshëm dhe do të ketë ndihmën e të gjithë vendeve partnere në NATO për pajisjen e saj me teknologjinë më të fundit.

Blinken vlerësoi lidershipin e Ramës dhe kontributin që Shqipëria ka dhënë për Ukrainën që nga ditët e para të agresionit rus si dhe misionet e NATO.

“Ju falënderojmë për mikpritjen dhe për bisedën e drejtpërdrejt dhe të sinqertë. Kryeministri është një partner i jashtëzakonshëm i SHBA. Ky partneritet është më i fortë se ka qenë. Jemi duke bërë gjëra me njëri-tjetrin dhe për njëri-tjetrin.

Diskutuam sot dhe për sfidat me të cilat përballemi dhe u fokusuam te çështjet e sigurisë. Shqipëria ka qenë një mbështetëse e Ukrainës dhe ka dërguar ndër të parat armë për të përballur agresionin rus. Përgjatë 15 viteve në NATO, Shqipëria ka dhënë kontribut thelbësor.

Muajin e ardhshëm, Shqipëria përuron bazën në Kuçovë. Të gjithë anëtarët do të sjellin kontributin e tyre. Çdo aleat ka rritur vitet e fundit shpenzimet për mbrojtjen. Jemi falënderues që Shqipëria po bën pjesën e saj dhe po mban detyrimet”, tha sekretari Blinken.

Sekretari amerikan zbuloi se gjatë takimeve me Ramën bisedoi dhe për sulmet kibernetike të Iranit dhe kontributin e SHBA për përballimin e tyre, teksa nuk harroi të falënderonte Shqipërinë dhe shqiptarët për mikpritjen e mijëra afganëve.

Etiketa: BlinkenKryesore1Opozita

Lajme të lidhura

“Ose pas meje ose pas Arlindo dritëgjatit”, Qori i përgjigjet Ramës: Qytetarët të duan në koshin e plehrave!
Aktualitet

“Ose pas meje ose pas Arlindo dritëgjatit”, Qori i përgjigjet Ramës: Qytetarët të duan në koshin e plehrave!

13:13 - 01/06/26
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes
Aktualitet

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

12:55 - 01/06/26
Ilir Meta: Të ndezim një shpresë të re që të jetë udhërrëfyes për…
Aktualitet

Ndahet nga jeta babai I Ilir Metës, ish-presidenti pritet të marrë pjesë në ceremoninë mortore

12:41 - 01/06/26
Para
Blinken: Anëtarë të krimit të organizuar po përfundojnë në burg

Blinken: Anëtarë të krimit të organizuar po përfundojnë në burg

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ose pas meje ose pas Arlindo dritëgjatit”, Qori i përgjigjet Ramës: Qytetarët të duan në koshin e plehrave!
Aktualitet

“Ose pas meje ose pas Arlindo dritëgjatit”, Qori i përgjigjet Ramës: Qytetarët të duan në koshin e plehrave!

13:13 - 01/06/26

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama ditën e sotme, i cili kërkoj...

Lexo më shumë
Edi Martini iu kërkon falje tifozëve, bëri gjestin antisportiv pas ndeshjes me Dinamon

Nga humbja e titullit te sherri me lojtarin, Vllaznia merr vendimin final për Edi Martinin

12:59 - 01/06/26
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

12:55 - 01/06/26
Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri

Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri

12:50 - 01/06/26
Ilir Meta: Të ndezim një shpresë të re që të jetë udhërrëfyes për…

Ndahet nga jeta babai I Ilir Metës, ish-presidenti pritet të marrë pjesë në ceremoninë mortore

12:41 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabet girişjojobetmatadorbet giriş