GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Topalli: Më 20 shkurt ndodhi kthesa e madhe, tani prisni ndryshimin

19:23 - 21/02/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Topalli: Më 20 shkurt ndodhi kthesa e madhe, tani prisni ndryshimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Jozefina Topalli, ish-Kryetare e Kuvendit dhe anëtare e Kryesisë së PD, duke folur në tubimin në mbështetje të ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili prej 51 ditësh ndodhet në “arrest shtëpie”, ka shprehur mirënjohjen për çdo demokrat që ka protestuar për më shumë se 50 ditë dhe se pa këtë protestë të përditshme nuk do të kishte një protestë madhështore si ajo e 20 shkurtit 2024.

Topalli pati një mesazh edhe për cinikët e bashkisë, të cilët mundoheshin të ironizonin demokratët përgjatë këtyre 50 ditëve, se ‘ai i patë mbrëmë, të vijnë te dera ato’.

“Nëse deri dje kishte ndonjë që mendonte se në kohëra presionesh, deputetët dhe qytetarët do të kishin frikë të protestonin, ato mbrëmë morëm përgjigje. Nëse diku, dikush mendonte se kishte njerëz që kur shohin se hidhen prangat ndaj opozitës do të ulnin qafën, mbrëmë morën përgjigje.

Nëse kishte ndonjë që mendonte se nga kati i 8, nga dritarja, në izolim, në një proces politik të paligjshëm antikushtetues, i izoluar dhe arrestuar, Sali Berisha nuk do i mbushte sheshet siç i ka mbushur në 3 dekada përgjigjen e mori mbrëmë.

E vërteta është se mbrëmë vërshuan nga Tirana, nga gjithë qytetet burra, gra, të rinj e të reja, pensionistë të cilët na dhanë besimin dhe besimi është një fjalë e madhe.

Por ajo përmasë e jashtëzakonshme ajo protestë e veçantë nuk do të kishte ndodhur kurrë mbrëmë nëse ju për 50 ditë rresht nuk do rrinit këtu në një rezistencë të ditët e netët e ftohta të dimrit, në ditët e fundit të dhjetorit, në ditët e ftohta të janarit dhe në ditët e shkurtit edhe sot edhe nesër derisa ne të arrijmë qëllimin tonë, ndaj dhe gjëja e parë që do të thoja është një mirënjohja e jashtëzakonshme për ju, pa ju nuk do të kishte protestë dhe pa protestën e djeshme nuk do vinte dhe do vijë ndryshimi.

E vërteta është se mbrëmë ndodhi kthesa e madhe dhe mbas kthesës së madhe ndodh ndryshimi i madh.

Për të gjithë ata që kanë menduar se ne nuk do të ngriheshim më, ato morën përgjigjen mbrëmë por në mënyrë të veçantë për cinukët e bashkisë të cilër pëpiqeshin të ironizonin me secili prej nesh gjatë këtyre 50 ditëve, i themi, i patë mbrëmë, të vijnë te dera ato.

Sigurisht se ato kanë 1 mijë aryse se përse kanë ardhur së pari se një demokrat dhe kur them demokrat nuk kam thjesht anëtarin e PD, por njeriun që beson në parime themelore të demokracisë për një demokrat nuk pranohet kurrë të mos protestojë kur kryetari i opozitës është politikisht i arrestuar në një proces politik antikushtetues dhe antiligjor.

Ato ishin mbrëmë se protestonin për pensionet e ulëta dhe ne duhet ti japim besimin dhe ti themi që nesër kur ne të vijmë në pushtet do të rrisimi pensionet e tyre.

Të jesh i varfër mbase është romantik në romane por varfëria të heq dinjitetin dhe nuk ka gjë më të rëndësishme se ti kthesh dinjitetin atij që ka punuar me dekada të tëra me ndershëmri dhe përkushtim në funksion të vendit që ai do”, tha Topalli.

Etiketa: PDprotestaTopalli

Lajme të lidhura

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Detaje nga hetimi i vrasjes së 32-vjeçarit, ish-gardiani që tentoi t’i fuste akool në qeli Emiljano Shullazit
Aktualitet

Detaje nga hetimi i vrasjes së 32-vjeçarit, ish-gardiani që tentoi t’i fuste akool në qeli Emiljano Shullazit

16:21 - 20/02/26
Plumba në kryeqytet/ I plagosuri transportohet me urgjencë në spital privat
Aktualitet

Plumba në kryeqytet/ I plagosuri transportohet me urgjencë në spital privat

16:04 - 20/02/26
Para
Berisha kërkon Qeveri teknike: Me Ramën nuk ka zgjedhje

Berisha kërkon Qeveri teknike: Me Ramën nuk ka zgjedhje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26

GJKKO rrëzon kërkesën e të dënuarit me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Kuçovës”, Fran Marashi lidhur me regjimin e...

Lexo më shumë
Detaje nga hetimi i vrasjes së 32-vjeçarit, ish-gardiani që tentoi t’i fuste akool në qeli Emiljano Shullazit

Detaje nga hetimi i vrasjes së 32-vjeçarit, ish-gardiani që tentoi t’i fuste akool në qeli Emiljano Shullazit

16:21 - 20/02/26
Plumba në kryeqytet/ I plagosuri transportohet me urgjencë në spital privat

Plumba në kryeqytet/ I plagosuri transportohet me urgjencë në spital privat

16:04 - 20/02/26
Tiranë/ I riu vritet me thikë gjatë sherrit në një lokal në rrugën ‘Kongresi i Lushnjes’ (EMRI)

Tiranë/ I riu vritet me thikë gjatë sherrit në një lokal në rrugën ‘Kongresi i Lushnjes’ (EMRI)

15:55 - 20/02/26
Sekretari Rubio: Do ia heqim vizën personave që përbejnë kërcënim për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare

Sekretari Rubio: Do ia heqim vizën personave që përbejnë kërcënim për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare

15:08 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com