GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vendimi ndaj gazetarit Qyno, Berisha: Sadush Gjykata i vuri tritolin fjalës së lirë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendimi ndaj gazetarit Qyno, Berisha: Sadush Gjykata i vuri tritolin fjalës së lirë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Kryeministri Sali Berisha e konsideroi tritol në themelin e fjalës së lirë, vendimin e Gjykatës së Lartë, ndaj gazetarit Elton Qyno, duke legjitimuar kështu si të drejtë sekuestrimin e kompjuterave dhe telefonëve të tij nga SPAK.

Berisha tha se kjo është një ditë e vështirë, një ditë e zezë për fjalën e lirë.

“Sot Gjykata e Lartë, apo Sadushgjykata shërbeu si satër e fjalës së lirë. Në një vendim antikushtetues, antiligjor, sot Gjykata e Lartë përligji në kundërshtim flagrant me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, në kundërshtim flagrant me Kartën Universale të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, aktet arbitrare të dumanëve të Skapit dhe manekëve të gjykatës, ndaj gazetarit guximtar i cili publikoi, materiale të shitura nga vetë Skapi.

Elton Qyno kishte arritur të zbulonte në transkiptet e telefonave të kriptuar bisedat e Edi Ramës, Taulant Ballës dhe jo vetëm atyre, por edhe të mjedisit të tyre.

Vendet anëtare të Këshillit të Europës kanë firmosur një konventë, Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut të vendeve anëtare.

Kjo konventë ka një gardian të pranuar nga të gjithë shtetet anëtarëve dhe ky gardian është Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Kjo gjykatë në mënyrë të përsëritur ka vendosur se, kërkesa e burimeve të informacionit për gazetarët, përbën atentat ndaj lirisë së shprehjes.
Të njëjtën gjë u shpreh edhe Komisioni i të drejtave të Njeriut OKB-së.

Kurse këta gjykatës që kanë për konventë Europiane, kodin e mafias së Edi Ramës, që kanë për kushtetutë, kodin e mafias së Edi Ramës, gjykuan sot për të hequr çdo mbrojtje burimeve të informacionit të gazetarëve.

Vendosën sot të mbyllin gojën para krimeve të shëmtuara, vetëm e vetëm për të mbrojtur Edi Ramën, Taulant Ballën, për të mbrojtur kriminelët e pushtetit, lidhjet e tyre me krimin, vjedhjet e tyre.

Ky gjykim do të hyjë në historinë e Shqipërisë dhe Europës si një gjykim që do e kenë lakmi sot edhe Putini me Llukashenkon.

Me këtë gjykim, sot çdo prokuror partie, çdo hetues partie, ka të drejtë të sillet si xhelat i fjalës së tij, ka të drejtë pa vendim gjykate të ndërmarrë aktet terrorizuese, akte brutale, ndaj gazetarëve dhe medieve.

Ky është një akt i rëndë, kjo është një ditë e zezë.

Elton Qyno publikoi dosje të shitur nga Skapi i partisë, të shitur me miliona miq. Duhet ta keni të qartë se kur vjen puna në botën e krimit, milionat janë si kafetë e mëngjesit”, tha Berisha.

Etiketa: berishagazetariKryesore1

Lajme të lidhura

Gjykata e Posaçme kthen për hetime të mëtejshme dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi
Breaking Views

Gjykata e Posaçme kthen për hetime të mëtejshme dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

16:55 - 13/07/26
PS: Votim elektronik në rang kombëtar/ Mazhoranca zbardh projektin për 2029
KRYESORE

PS: Votim elektronik në rang kombëtar/ Mazhoranca zbardh projektin për 2029

16:37 - 13/07/26
Çmontohet rrjeti i trafikut të drogës me 18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
Aktualitet

Çmontohet rrjeti i trafikut të drogës me 18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?

13:59 - 13/07/26
Para
Për vetëm pak sekonda njerëzit krijojnë tetë përshtypje për ju

Për vetëm pak sekonda njerëzit krijojnë tetë përshtypje për ju

Discussion about this post

TË FUNDIT

Britania shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të Iranit
Botë

Britania shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të Iranit

17:12 - 13/07/26

Mbretëria e Bashkuar ka shpallur zyrtarisht Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) organizatë terroriste, duke ashpërsuar ndjeshëm qasjen...

Lexo më shumë
Gjykata e Posaçme kthen për hetime të mëtejshme dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

Gjykata e Posaçme kthen për hetime të mëtejshme dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

16:55 - 13/07/26
PS: Votim elektronik në rang kombëtar/ Mazhoranca zbardh projektin për 2029

PS: Votim elektronik në rang kombëtar/ Mazhoranca zbardh projektin për 2029

16:37 - 13/07/26
Favoritët për triumfin në Botërorin 2026, kuotat për secilën nga gjysmëfinalistet

Favoritët për triumfin në Botërorin 2026, kuotat për secilën nga gjysmëfinalistet

16:27 - 13/07/26
Papa Leo XIV reagon për tensionet SHBA-Iran: Erërat e luftës mbjellin vetëm dhunë dhe vdekje

Papa Leo XIV reagon për tensionet SHBA-Iran: Erërat e luftës mbjellin vetëm dhunë dhe vdekje

15:29 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com