GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Alarm” në ushtrinë amerikane, një balonë në hapësirën ajrore

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Alarm” në ushtrinë amerikane, një balonë në hapësirën ajrore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avionët luftarakë amerikanë po gjurmojnë një balonë që është duke lëvizur në lartësi të mëdha mbi pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara. Por pavarësisht këtij fakti, zyrtarët pohuan se nuk ka asnjë rrezik për askënd, as në tokë dhe as në ajër.

Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD) tha se bëhet fjalë për “balonë të vogël” që shtyhet nga era në një lartësi prej rreth 14 kilometrash. Pavarësisht këtij aksioni për kapjen e balonës, Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut thekson se nuk paraqet rrezik për sigurinë kombëtare. Ushtria amerikane tha se do të vazhdojë të gjurmojë balonën dhe se është në kontakt me Administratën Federale të Aviacionit “për të garantuar sigurinë e komunikacionit ajror”.

Që nga e premtja, Administrata Federale e Aviacionit “vlerësoi gjithashtu se balona nuk përbënte rrezik” për avionët e pasagjerëve ose aeroplanët e tjerë në zonë. Ushtria amerikane ka vëzhguar qiejt brenda dhe përreth Shteteve të Bashkuara më nga afër pas zbulimit të një balone spiune kineze që kaloi mbi territorin e vendit në shkurt 2023. Zyrtarët kinezë thanë se ajo ishte balonë metereologjike dhe kishte “devijuar nga kursi i planifikuar”. Por Pentagoni i hodhi poshtë këto pohime, duke thënë se balona ishte projektuar për përgjim të aktiviteteve në tokë.

Incidenti rriti tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës dhe madje bëri që Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken të anulonte një udhëtim në Pekin për t’u takuar me udhëheqësin kinez Xi Jinping dhe zyrtarë të tjerë të rangut të lartë.

Etiketa: alarmbalonSHBA

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Sot dy vite nga pushtimi rus në Ukrainë, paralajmërimet e Biden

Sot dy vite nga pushtimi rus në Ukrainë, paralajmërimet e Biden

Discussion about this post

TË FUNDIT

Murrizi shpërthen ndaj Ramës: Ata që të kundërshtojnë i cilëson si armiq të partisë, sikurse të parët e tu bastardë!
Aktualitet

“Kur të ngrihen shqiptarët do harroni brekë e kanatjere”, Murrizi: As Ramiz Alia nuk e përdori policinë si Rama

09:28 - 20/10/26

Protestat studentore në vend janë përshkallëzuar, duke u shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Situata ka nxitur...

Lexo më shumë
Nën hetim për abuzime me tenderat, Belinda Balluku paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Nën hetim për abuzime me tenderat, Belinda Balluku paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

09:13 - 20/10/26
Gazetari: Rama paguan policët me paratë e shqiptarëve për të rrahur shqiptarët

Gazetari: Rama paguan policët me paratë e shqiptarëve për të rrahur shqiptarët

09:06 - 20/10/26
I tmerruar nga rinia! ‘Çmendet’ Rama: Do të shohim mundësinë e uljes së moshës për dënimet penale!

I tmerruar nga rinia! ‘Çmendet’ Rama: Do të shohim mundësinë e uljes së moshës për dënimet penale!

08:57 - 20/10/26
Ramës nuk i del e keqja me lëvizjen studentore: Grupe të ekstremizuara, duar dashakeqe kërkojnë destabilizim!

Ramës nuk i del e keqja me lëvizjen studentore: Grupe të ekstremizuara, duar dashakeqe kërkojnë destabilizim!

08:34 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com