GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Rama-Vuçiç po përfitojnë nga kontrabanda ruse

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama-Vuçiç po përfitojnë nga kontrabanda ruse
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat Sali Berisha ka bërë një akuzë të fortë pasditen e së enjtes, kur akuzoi Kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, se po përfitojnë nga kontrabanda ruse.

Në fjalimin drejtuar mbështetësve të tij, të cilët prej 59 ditësh shprehin mbështetje ndaj kreut demokrat, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” me një vendim të GJKKO-së, Berisha tha se takimi i vendeve të rajonit për Ukrainën do regjistrohet në histori si takimi në të cilin Putini i vogël firmosi në Tiranë fitoren e tij.

“Për NATO-n, për BE-në, për vendet e lira në mbarë botën, Ballkani Perëndimor në raport me agresionin barbar rus paraqiste dy probleme serioze.

Së pari, respektimin e sanksioneve të BE dhe NATO-s ndaj Rusisë.

Presidenti Zelenski jashtë çdo dyshimi priste që ky samit të dilte me zotimin për të dënuar shkeljen e sanksioneve, për të respektuar sanksionet kundër agresionit rus.

Por të gjithë ata që pritën një gjë të tillë, u zhgënjyen sepse padroni i Edi Ramës dhe argati i tij, Edi Rama, që janë të dy përfitues të kontrabandës ruse, bllokuan deklaratën.

Dhe jo vetëm që nuk u dënua fakti që Serbia është shndërruar sot më shumë se kurrë në një Rusi të vogël, 15 herë në javë fluturon linja ruse në Beograd.

Jo vetëm që nuk u tha një fjalë, por me heshtjen e plotë, Beogradi mori licencën për të vazhduar thyerjen e sanksioneve sikur ato të mos ishin, të mos përbënin një problem për NATO-n dhe BE-në”, tha Berisha.

Në vijim, ish-Kryeministri tha se cilido që njeh ABC-në e historisë, e di se dikur për Perandorinë Ruse, më vonë për perandorinë komuniste dhe sot për diktatorin e ri, nuk ka asnjë dyshim se dalja në Adriatik mbetet objektivi më kryesor.

“Destabilizimi i Ballkanit, në këtë kontekst baza e Nishit, në këtë kontekst infiltrimi në të gjitha anët e politikës dhe jetës në Serbi të rusëve.

Por përsëri, për Putinin e vogël dhe argatin e tij në Tiranë, ndërhyrja ruse, influenca ruse nuk përbën një problem.

Ndaj dhe deklarata nuk kishte asnjë fjalë.

Miku i shquar nga Ukraina, qeveria e të cilit dhe ai vetë edhe këtu, theksoi se Rusia përbën rrezik për Ballkanin, si e ndjeu ai veten kur Putini i vogël me argatin e tij në Tiranë, hoqën nga teksti paralajmërimin për keqbërjen e Rusisë në Ballkan.

Për të gjithë botën, agresioni rus, vrasja e qindra mijëra civilëve, nga hordhitë barbare ruse në Ukrainë, sulmi i një kombi vëlla vetëm e vetëm për t’i pushtuar tokat, ka një simbol të urryer aq sa ç’kishte Gjermania e Hitlerit, ka Vladimir Putinin.

Por emri i tij në deklaratë nuk ekzistonte, sepse padroni urdhëronte Edi Ramën dhe Edi Rama lepe-peqe para padronit të tij”, tha Berisha.

Etiketa: akuzaberishaRamaVucic

Lajme të lidhura

Protestë në Shkodër kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë
Breaking Views

Protestë në Shkodër kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë

22:13 - 02/08/26
Një burrë pëson arrest kardiak menjëherë pasi futet në det në Pishporo
Aktualitet

Një burrë pëson arrest kardiak menjëherë pasi futet në det në Pishporo

21:58 - 02/08/26
Harta e re/ Banorët e Selenicës ngrihen në protestë kundër shkrirjes së bashkisë
Breaking Views

Harta e re/ Banorët e Selenicës ngrihen në protestë kundër shkrirjes së bashkisë

20:53 - 02/08/26
Para
Berisha: Kongresi i SHBA të hetojë lidhjet e Soros me Shqipërinë, u shfaq si padron…

Berisha: Kongresi i SHBA të hetojë lidhjet e Soros me Shqipërinë, u shfaq si padron...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestë në Shkodër kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë
Breaking Views

Protestë në Shkodër kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë

22:13 - 02/08/26

Dhjetëra qytetarë u mblodhën këtë të diel në Shkodër për të protestuar kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë në kryeqendrën...

Lexo më shumë
Një burrë pëson arrest kardiak menjëherë pasi futet në det në Pishporo

Një burrë pëson arrest kardiak menjëherë pasi futet në det në Pishporo

21:58 - 02/08/26
Bypass-i i Shëngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lekë/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliardë lekëve që dha në shtator, bën tender të ri për Ardit Metalliajn

Bypass-i i Shëngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lekë/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliardë lekëve që dha në shtator, bën tender të ri për Ardit Metalliajn

21:23 - 02/08/26
Harta e re/ Banorët e Selenicës ngrihen në protestë kundër shkrirjes së bashkisë

Harta e re/ Banorët e Selenicës ngrihen në protestë kundër shkrirjes së bashkisë

20:53 - 02/08/26
Pamje nga brenda kështjellës 2.6 MLN euro të Ermal Beqirit në Francë, rezidenca që SPAK kërkon t’ia sekuestrojë (Fotot)

Pamje nga brenda kështjellës 2.6 MLN euro të Ermal Beqirit në Francë, rezidenca që SPAK kërkon t’ia sekuestrojë (Fotot)

20:43 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com