Vijojnë diskutimet dhe debatet lidhur me veprimin e Erjolës, banores së BB VIP3, e cila pasi u afrua me Ilnisën në kuadrin e një loje, i gatoi gjithashtu një ‘hallvën e vdekjes’ çiftit.
Ky veprim i Erjolës ka shkaktuar reagime të ndryshme, ku natyrisht një pjesë e banorëve janë pozicinuar kundër saj.
Sakaq në një intervistë të dhënë së fundmi ka reaguar dhe motra e Erjolës, e cila nuk e kupton pse njerëzit kanë reaguar ashpër ndaj saj.
‘Nuk e kuptoj pse kanë reaguar kaq ashpër kur është brenda ‘kuadrit të lojës’. Nuk jam brenda Ilnisës por mendoj që Ilnisa e ka bërë më të madhe seç duhej’, shprehet ajo.
Discussion about this post