GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Çmimet e larta të energjisë thelluan krizën e bizneseve në Shqipëri

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Nuk përmbush as 10% të kapaciteteve, RMV paralajmëron gjendjen emergjente energjitike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria ishte ndër të paktat vende që deklaroi emergjencën e furnizimit me energji përveç Maqedonisë së Veriut dhe Moldavisë duke dhënë kështu mbështetje direkte financiare ndaj kompanive publike dhe konsumatorëve

Sekretari i Komunitetit të Energjisë vlerësoi së fundmi ekspozimin e vendeve që janë pjesë e tij ndaj çmimeve të larta të energjisë në bursa si dhe masat që janë marrë për të zbutur këtë efekt nga ana e qeverive. Në publikimin e fundit të tij Sekretariati ndalet në disa prej aspekteve që e bëjnë vendin tonë të jetë i cenueshëm në raste krizash energjie duke nënvizuar varësinë e lartë ndaj energjisë së prodhuar nga burimet hidrike.
“Shqipëria ka një ekspozim të lartë ndaj burimeve hidro dhe për shkak të kushteve atmosferike (përkatësisht, vera dhe vjeshta e thatë) po importon sasi të konsiderueshme të energjisë elektrike me çmime të larta. Shqipëria është përgjithësisht një vend importues neto, por në kushte të favorshme hidrologjike eksportet e vendit janë të larta gjatë stinës së pranverës” nënvizohet në dokument.
I njëjti vlerëson se segmenti i furnizimit universal të tregut përfiton nga detyrimi i shërbimit publik të gjeneruesit publik, KESH, çmimet e të cilit bazohen në kosto, pra nuk ndikohet drejtpërdrejt nga çmimet globale dhe rajonale, por nga kushtet e motit.
“Prodhimi nga KESH nuk mjafton për të mbuluar kërkesën nga segmenti i furnizimit universal prandaj furnizuesi universal do të duhet të prokurojë një pjesë të portofolit të saj në treg që vjen kryesisht nga importi. Kjo ekspozon furnizuesin universal ndaj rrezikut të çmimit dhe mungesës së të ardhurave” thuhet në raport.
Teksa nga janari 2022 në tregun e lirë të energjisë do të dalin edhe 7358 biznese të tjerë të lidhur ne tension 20,10 dhe 6 kv si vazhdim i reformës së liberalizimit, Sekretariati konstaton se bizneset që tashmë janë në këtë treg si efekt i fazës së parë janë duke blerë me çmim të lartë dhe aktiviteti i tyre po ndikohet nga këto çmime.
“Konsumatorët industrialë dhe konsumatorët e tjerë që furnizohen në tregun e lirë janë duke blerë me çmimin e tregut rajonal, prandaj bizneset e tyre ndikohen drejtpërdrejt nga rritja e ndjeshme e çmimeve” thuhet në raport.
Sa i takon masave të marrë ky institucion vlerëson se Shqipëria ishte ndër të paktat vende që deklaroi emergjencën e furnizimit me energji përveç Maqedonisë së Veriut dhe Moldavisë duke dhënë kështu mbështetje direkte financiare ndaj kompanive publike dhe konsumatorëve.
“Me Vendimin nr. 584, datë 8 tetor 2021, Qeveria e Shqipërisë shpalli gjendjen e emergjencës në furnizim me energji efektive deri më 15 prill 2022, ndjekur nga një akt i detyrimit të shërbim publik që i jep gjithë energjinë e prodhuar nga KESH furnizuesit universal. Në bazë të këtij akti, tepricat e KESH-it do të magazinohen nëpërmjet një marrëveshje tregtare dhe përdoret nga furnizuesi universal. Qeveria njoftoi edhe 100 milionë euro për vitin 2021, në formën e garancisë sovrane për Grupin OSHEE për të garantuar importin e energjisë elektrike me çmime të larta, duke përfshirë edhe 100 milionë euro të tjera për tremujorin e parë 2022. Deri tani nuk janë ndërmarrë masa specifike nga rregullatori ERE, megjithatë rregullatori po monitoron tregun dhe po vlerëson ndikimin e mundshëm mbi tarifat. Operatorit të sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes i është kërkuar në bazë të Vendimit të qeverisë që të rishikojnë planet e tyre të investimit duke i shtyrë ato që nuk janë urgjente”, nënvizon raporti i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë. (MONITOR)

Etiketa: Cmimeenergjikrize

Lajme të lidhura

Eurostat ngre alarmin: Shqipëria renditet e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
Aktualitet

Ndotja e ajrit në Shqipëri mbi trefishin e normës së OBSH, mijëra vdekje të parakohshme regjistrohen në vit

09:22 - 17/11/26
Pensionet dhe shteti që nuk jep llogari për dështimet!
Aktualitet

Do të duhen mbi 100 vjet për t’u barazuar, pensionet në Shqipëri sa 19% e nivelit të BE-së sipas fuqisë blerëse

07:48 - 17/11/26
Turistët i kthejnë shpinën Tiranës, rënie me 6.5% në muajin Shtator
Aktualitet

Turistët i kthejnë shpinën Tiranës, rënie me 6.5% në muajin Shtator

14:06 - 16/11/26
Para
12 plantacione me hashash, shqiptarët kapen ‘mat’ në Spanjë

12 plantacione me hashash, shqiptarët kapen ‘mat’ në Spanjë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia bllokon tubimin, FNSH dhe “Shqiponjat” rrethojnë qytetarët në Bulevard, shoqërohen disa protestues
Breaking Views

Policia bllokon tubimin, FNSH dhe “Shqiponjat” rrethojnë qytetarët në Bulevard, shoqërohen disa protestues

19:29 - 17/11/26

Protesta e zhvilluar këtë të martë para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione mes qytetarëve dhe forcave të policisë. Tubimi nisi...

Lexo më shumë
Kërkohej nga Italia, gjykata spanjolle liron shqiptarin e arrestuar për drogë

Kërkohej nga Italia, gjykata spanjolle liron shqiptarin e arrestuar për drogë

19:29 - 17/11/26
Plan për ekzekutimin e një bizmesmeni grek, 4 shqiptarët u paguan nga Irani

Plan për ekzekutimin e një bizmesmeni grek, 4 shqiptarët u paguan nga Irani

19:12 - 17/11/26
Duka: Shqipëria synon EURO 2028, besoj te kjo skuadër dhe duam të luftojmë për kualifikimin

Duka: Shqipëria synon EURO 2028, besoj te kjo skuadër dhe duam të luftojmë për kualifikimin

18:57 - 17/11/26
“Jam i mbrojtur nga shteti, ministrit dhe gjykatësve u jap rrogë”/ Mesazhet në SKY ECC të grupit Çopja-Çela për 12 ton kokainë

“Jam i mbrojtur nga shteti, ministrit dhe gjykatësve u jap rrogë”/ Mesazhet në SKY ECC të grupit Çopja-Çela për 12 ton kokainë

18:56 - 17/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com